Author: tirana

Jonida Vokshi ka publikuar një video në Instagram, ku i është bashkuar trendëve të ‘memeve’ duke realizuar një video me një tematikë që një pjesë e madhe do të mund të pajtohen. ”Kur burri të thotë: Prano që e kishe gabim, ose jeto në det”, shkroi ajo në video-memen e krijuar. Jonida më pas shfaqet me një valixhe në dorë që ecë drejt plazhit dhe në fund zhytet në ujë. Një pjesë e madhe e pritën shumë mirë videon e saj, duke qenë se mori komente të shumta pozitive në seksionin e komenteve. View this post on Instagram A post…

Read More

Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e të dhënave të Censit, duke e konsideruar procesin të mangët dhe jotransperent. Ai akuzoi kryeministrin Rama se në qeverisjen e tij eksporti më i madh është largimi i shqiptarëve. “Shpopullimi i vendit, i fshehur pas arnave të një censusi të zvarritur, të deformuar dhe jo transparent, si asnjëherë më parë e si në asnjë vend tjetër të botës, është produkt i drejtpërdrejtë i një qeverie të korruptuar që punon për interesat e një grushti të vogël njerëzish, duke lënë në varfëri familjet shqiptare, që mpaken vit pas viti”, tha Basha. “Eksodi masiv i…

Read More

Në Dhërmi vijoi sot shpërndarja e titujve të pronësisë me 789 të tillë, në vazhdim të procesit të përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara në një zonë që hyn në grupin e zonave si Thethi, Malësia e Madhe, Kukësi e disa të tjera, ku është krijuar një problematikë kronike, e cila tanimë ka hyrë në rrugën e zgjidhjes. Edi Rama: Secili të mbajë kë flamur të ketë qejf në mendje e kë flamur të ketë qejf në shtëpi. Po flamuri i kësaj Republike nderohet dhe respektohet vetëm duke bërë çdo ditë një punë më shumë për këtë vend dhe për…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasditen e sotme ka mbajtur një konferencë për mediet. Divorci me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi vijon të jetë ende në qendër të debatit publik. I pyetur nëse Kryemadhi vijon të jetë pjesë e kryesisë së PL-së pas vendimit për divorc, Meta tha se raportet personale nuk i ngatërron me ato politike. A është më Kryemadhi anëtare e kryesisë së PL? Meta: Ne jemi një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Cilido që pranon programin e PL, respekton statutin është në PL dhe është i ftuar jo vetëm të…

Read More

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Olsi Rama tha se ishte për të marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme. Olsi Rama ka bërë kallëzim në SPAK kundrejt Gazment Bardhin për shpifje për akuzat e deputetit se është i lidhur me laboratorin e drogës në Xibrakë. ‘Nuk e di se çfarë ka vendosur, SPAK. Kur ta hap do t’ju lajmëroj. E kam bërë kallëzimin sepse e kam konsideruar një manipulim të të gjitha fakteve. Për të dalë e vërteta. Nuk kam asnjë lidhje. Ju e dini se i kujt është automjeti. Unë i kam marrë automjetin për…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka depozituar kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama. Në shkresën e depozituar, Bardhi akuzon Raman se ka emëruar si këshilltar të jashtëm Florian Coldea, ish drejtor i Shërbimit Sekret Rumun. Sipas tij, Coldea është nën hetim për korrupsion, si dhe është referuar si drejtuesi i një linje trafiku ndërkombëtar të kokainës, që transportohej nga Meksika në Shqipëri dhe më pas nga Shqipëria në Rumani.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte këtë të premte në Dhërmi, aty ku ndau mbi 700 tituj pronësie për shtëpitë e trashëguara. Ai shtoi se në zonat bregdetare ka pasur investime dhe kjo ka nxitur shtimin e turizmit. “Këto janë pjesë e lodrave politike me mendjen dhe zemrën e njerëzve. Himara është e himarjotëve. Janë në lirinë e tyre ta quajnë veten si të duan, por në fund të ditës emrin e kanë himarjotë. Himara si Tropoja dhe si Saranda është Shqipëri dhe të gjithë ata që jetojnë në Himarë janë qytetarë të republikës së Shqipërisë. Nuk mund të ekzistojë…

Read More

23 485 qytetarë grekë jetojnë në territorin shqiptar sipas të dhënave të Censit 2023. Sipas të dhënave, 12 375 janë pjesë e komunitetit egjiptian, 9 813 komunitetit rom, kurse 7 057 komunitetit bullgar. Sa i përket besimeve fetare, 201 530 banorë janë deklaruar katolikë, 173 645 ortodoks, 9 658 pjesë e kishës ungjillore, 1 101 718 myslimanë, 115 644 bektashi, kurse 85 311 janë deklaruar ateistë. Mbi 332 mijë shqiptarë janë vlerësuar si besimtarë të pacilësuar, ndërsa 244 331 të tjerë nuk kanë dashur të përgjigjen.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët në Dhërmi, lidhur procesin e përmbylljes së hipoketimit të shtëpive. Për Bashkinë e Himarës sot përmbushet një e treta e procesit dhe regjistrimi përfundimtar i shtëpive të trashëguara përfundon i gjithi brenda vjeshtës. Gjatë fjalës së tij, tashmë kalvari i gjatë për të regjistruar shtëpitë e trashëguara ka përfunduar, ndërsa shtoi se në Dhërmi jepen 789 tituj pronësie për shtëpitë e trashëguara. “Nuk është bërë e gjithë baza e punës që më e fund e kemi që prona e secilit të vendoset në vendin e vet. Ajo që ka rëndësi për…

Read More

2.402.113 banorë jetojnë në Shqipëri, sipas rezultateve të Censit 2023. Në krahasim me të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2011, ku popullsia ishte 2,831,741 banorë, rezulton se Shqipëria është tkurrur me 420 mijë shqiptarë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga Censi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Sipas drejtoreshës së INSTAT, Elsa Dhuli, censi vlerësoi në territorin shqiptar më datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme. Sipas të dhënave të INSTAT, nga 1 082 529…

Read More

Opozita proteston sërish para Bashkisë së Tiranës e njëkohësisht përsërit të njëjtin skenar. Tubuesit kanë djegur goma para godinës së bashkisë. Madje siç raportoi gazetari Besar Bajraktaraj një tubuesi iu rrezikua jeta si pasojë e flakëve pasi nisi t’i digjej bluza. Megjithatë ai e ka hequr menjëherë atë si dhe ka pasur ndërhyrje nga zjarrfikësit duke shmangur djegien dhe lëndimin e tij. Nga ana tjetër, tubuesit kanë penguar forcat zjarrfikëse që të fikin gomat që po digjeshin. Kjo ka krijuar edhe një situatë konfrontimi mes policisë dhe protestuesve.

Read More

Në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit është dhënë urdhër që të fiken të gjitha pajisjet kompjuterike. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se paraprakisht dyshohet për sulm kibernetik ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit. Urdhri është dhënë për sistemet në Drejtorinë e Përgjithshme, në ato vendore si dhe në kufi. Nuk dihet ende nëse sulmi ka prekur sistemet e Policisë. Kjo nuk është hera e parë kur Policia e Shtetit bie pre e sulmeve, apo dhe institucione të tjera, ndërsa precedenti i rëndë është ai me sistemin TIMS.

Read More