Komisioni hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë mbledhje më datë 2 korrik 2024. Në këtë datë, do të zhvillohen seancat dëgjimore me disa dëshmitarë. Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, deputeti Ervin Salianji ka vendosur që të thërrasë të dëshmojnë Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit; Florian Sulejmanin, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore; Ardi Veliu, ish-drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Salianji ka këmbëngulur vazhdimisht që seancat dëgjimore të zhvillohen me dyer të hapura, ndërsa mazhoranca socialiste me shumicë votash, ka vendosur që seancat të jenë me dyer të mbyllura.…
Author: tirana
Armando Broja vijon të jetë në qendër të merkatos së verës. Sulmuesi i kombëtares tonë, i cili prej ditësh po shihej nga mediat në Itali, si objektivi parësor i Milanit, ka përfunduar në radarët e Juventusit të Thiago Mottës. Shkak është bërë lëvizja e sulmuesit Moise Kean, i cili me shumë gjasa pritet që në ditët në vazhdim të nënshkruajë me Fiorentinën. Milik gjithashtu nuk ofron garanci për sulmin, duke qenë i detyruar të mungojë herë pas here për shkak dëmtimesh. Në këto kushte, tekniku i ri i Juventusit, Thiago Motta duhet të mendojë të afrojë një sulmues si alternative…
I ngarkuari me punë i SHBA-së pranë ambasadës amerikane në Shqipëri, David Wisner në fjalën e tij me rastin e festës së Pavarësisë së SHBA-së ka dhënë mesazh për drejtësinë. Sipas tij, ka shumë gjykatës dhe prokurorë që po punojnë për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe për të luftuar korrupsionin. Diplomati i lartë amerikan u shpreh se ai shoh një komunitet njerëzish që, siç u shpreh ai, kjo Ambasadë është thellësisht krenare t’iu qëndrojë krah për krah si miq, partnerë dhe aleatë. “Teksa NATO i afrohet ditëlindjes së 75-të, shoh anëtarë të ushtrisë shqiptare që po mbrojnë demokracinë dhe…
Një skandal ka shpërthyer në Britaninë e Madhe. Një oficere në burgun ”HMP Wandsworth” të Londrës, është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një prej të burgosurve në qeli, dhe videoja që është bërë virale, ka ngritur “në këmbë” ministrinë britanike të Drejtësisë. Në videon e filmuar nga një tjetër i burgosur që është duke konsumuar lëndë narkotike, shihet oficerja në momente intime me një prej të dënuarve, ndërsa në sfond dëgjohen mesazhet nga radio-ja e saj për mbarëvajtjen e rendit brenda institucionit. Gardiania që duket në të 20-at shihet në gjunjë duke kryer një akt seksual, ndërsa më pas…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u prit në një takim nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, me të cilin bisedoi për forcimin e bashkëpunimit në sektorin bujqësor mes dy vendeve. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp pas takimit, Denaj tha se “midis vendeve tona ka eksperienca për t’u ndarë. Besoj çfarëdo eksperience që Shqipëria ka realizuar këto muajt e fundit dhe vitet e fundit në procesin screening mund të shërbejë si një eksperiencë për ju në të ardhmen”. Ne, vijoi Denaj, jo vetëm na bëjnë…
Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit. Ai dhe Drilona njihen për jetën e luksit që kanë bërë prej vitesh. Çifti është martuar në vitin 2008 dhe janë prindër të dy fëmijëve. Para 6 viteve ata festuar 10 vjetorin e martesës së tyre, ku organizuan një dasmë të dytë shumë luksoze me 115 të ftuar të afërm të tyre dhe personazhe VIP. Për eventin e organizuar në një ambjent luksoz të Tiranes ishin zgjedhur për dekorim rreth 30 mijë lule të freskëta natyrale të cilat veshën gjithë ambientin nga tavani në dysheme, ku vetëm…
Në vitin 2011, Korça numëronte 75,994 banorë, sipas të dhënave të Censusit të atij viti. Pas dymbëdhjetë vjetësh, popullsia e qytetit ka pësuar një rënie, duke arritur në 60,754 banorë në vitin 2023. Ky ndryshim tregon një tkurrje të ndjeshme të popullsisë, një fenomen që ka prekur të gjithë vendin në mënyra të ndryshme. Korça paraqitet më mirë se pjesa më e madhe e qyteteve të tjera të Shqipërisë përsa i përket shkallës së uljes së numrit të popullsisë. Ndërsa qytete të tjera kanë përjetuar rënie dramatike dhe të shpejtë të popullsisë, Korça ka ruajtur një stabilitet relativ në këtë…
Skandali te Onkologjiku, shkaktoi një debat me ofendime mes analistit Arben Meçe dhe avokates Enida Bozheku. Debati nisi pasi Meçe tha se skandali ka të bëjë vetëm me “shpërdorim detyre” dhe se nuk flitet për raste vdekjesh, gjë që e kundërshtoi avokatja duke thënë se këtë rast sipas ligjit mund të merret Prokuroria e Posaçme. Meçe i është drejtuar avokates Bozheku, duke i thënë “mbylle gojën”, gjë që ka sjellë jo vetëm debat me tone të larta, por nuk kanë munguar ofendimet dhe madje në një moment analisti ka hedhur mikrofonin dhe është larguar nga studio. Debati në studion e…
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nuk do të largohet nga gara zgjedhore, paçka performancës së tij të dobët gjatë debatit të parë presidencial të së enjtes me Donald Trump, ka njoftuar zëdhënësi i fushatës Seth Schuster. Pas debatit në të cilin Biden u cilësua se bëri një paraqitje të dobët, madje edhe nga kolegët demokratë, shumë në parti sugjeruan që presidenti të zëvendësohej në votimin e 5 nëntorit. “Sigurisht që ai nuk do të largohet”, u shpreh zëdhënësi i fushatës Seth Schuster. Një tjetër anëtar i ekipit të presidentit i tha Politico se Biden do të qëndrojë në garë sepse…
Këtë të premte një zjarr ka rënë në fshatin Lazarat në Gjirokastër. Flakët favorizohen nga era, e cila po i përhap me shpejtësi. Zona është përfshirë nga zjarri, ndërsa arsyet e tij ende nuk dihen. Nga flakët rrezikohen edhe disa banesa në Kordhocë. Forcat zjarrfikëse ndodhem në vendngjarje për te shuar vatrat e zjarrit që zonën kodrinore fare pranë aksit nacional Gjirokastër-Kakavijë.
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se nuk ka shpresë se grupi i dialogut për Reformën Zgjedhore do të arrijë në konsensus për një Kod të ri Zgjedhor. Shehi tha se Kodi Zgjedhor është halli më i madh i opozitës, ndaj kërkoi nga anëtarët e pakicës në grupin e punës që të ushtrojnë më shumë presion për të arritur një rezultat. “Fatkeqësisht po vëmë re se ai komisioni special që u bë për këtë punën, pas marrëveshjes së famshme, nuk po bën asgjë. Nëse duam të mundim Ramën e të shkojmë në zgjedhje duhet të ndryshojmë kodin. Nëse nuk na…
Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që ndalon përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok në institucionet shtetërore të vendit. Zv/ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bardhyl Dobra, tha se ndalimi i kësaj platforme bëhet për shkak të rreziqeve kibernetike që ajo paraqet. ”Ky vendim ka për synim të mbrojë institucionet shtetërore të Kosovës kundër kërcënimeve dhe veprimeve të sigurisë kibenernetike të cilat mund të shfrytëzohen për sulme kibernetike ndaj infrastrukturës të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit të institucioneve të Kosovës”, tha ai. Vendimi i Qeverisë obligon të të gjitha institucionet publike të cilat janë pronare dhe administrojnë rrjete…