Author: tirana

Stina e preferuar e të gjithëve është vera. Ose ndoshta jo; Kur jeni duke shijuar zhytjet në det, shëtitjet me akullore pasdite, kokteje të freskëta nën yje apo siesta verore në mesditë, ka disa njerëz që duket se nuk e preferojnë fare këtë. Vapa, temperaturat e larta, insektet e ndryshme u shkaktojnë tension, nerva dhe lodhje. Ata preferojnë malin dhe qetësinë e tij, më shumë sesa detin, festat në plazh dhe zhytjet. Ndryshe nga disa njerëz që nuk e durojnë fare të ftohtin, ndihen mirë kur moti është, le të themi, i freskët. Demi Jepini atij sporte dimërore dhe ia fitoni zemrën.…

Read More

Fundjava e fundit e qershorit ka shënuar lëvizje të shumta automjetesh dhe udhëtarësh në pikën e kalimit kufitarë të Morinës. Numri më i madh i lëvizjes ka qenë në orët e mëngjesit të së shtunës ku në Shqipëri kanë hyrë së paku 10 mijë qytetarë të Kosovës, për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar. Kjo shifër është rekord që prej nisjes së sezonit veror. Burime zyrtare të policisë kufitare thanë se numri i udhëtarëve që qarkullojnë përmes Morinës është dyfishuar krahasuar me të shtunën e kaluar. Pavarësisht fluksit të madh, në doganën e Morinës, nuk janë vërejtur radhë të gjata.…

Read More

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Çërravë. Sipas asaj që ka mësuar korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina është përmbysur në rrugë. Në mjet udhëtonin burrë e grua që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë pagjumësia e drejtuesit të makinës.

Read More

Prokuroria  e Fierit kërkon 25 vite burg për autorin e vrasjes së Haxhi Ballës, dhe plagosjen e të birit, si dhe 17 vite burg për bashkëpunëtorin.  Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 20.07.2022, në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, ku Armando Borici dhe vëlli i tij G.B, për shkak të konfliktit të çastit kanë goditur me thikë Haxhi dhe Aleks ballën, babë e bir. Si pasojë e plagëve të marra, Haxhi balla ndërroi jetë. “Pas zhvillimit të gjykimit me ritin e gjykimit të zakonshëm, organi i akuzës në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ka kërkuar: Deklarim fajtor të të pandehurit B për…

Read More

Ky vit shënon dhe 80-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, e cila përkujtohet çdo vit me anë të një pelegrinazhi në varrezat e Kllogjerit në Konsipol.Në “Mes dy botëve” përballë Helidon Halitit, artisti, studiuesi dhe njëkohësisht ish-përfaqësuesi i PDIU-së Abaz Hado ka shprehur kritika të forta ndaj Shpëtim Idrizit në lidhje me trajtimin e çështjes çame.“Unë ndahem nga ato mënyrat falce. Çështja çame nuk është folklor, nuk është falcitet, është shpirt. Unë kur kam folur njëherë me Shpëtim Idrizin kur mendonte të bënte këtë lëvizje dhe unë i thashë: “Ti duhet të jesh si Moisiu, që u premtoi…

Read More

Sipas një sondazhi të publikuar dje nga gazeta Les Echos, Rally National Rally (RN) i ekstremit të djathtë mbledh 37%, dy pikë më shumë se javën e kaluar, ndërsa një tjetër për rrjetin televiziv BFM TV e tregon afër një shumicë absolute prej 289 vendesh, duke i dhënë nga 260-295 vende. Firma Harris tregoi se popullariteti i Presidentit Emmanuel Macron ka rënë me gjashtë pikë në 36% në vetëm një muaj, ndërsa presidenti i RN Jordan Bardela është shfaqur si figura politike më e besuar nga francezët (40%). Pas shpërndarjes së Asamblesë Kombëtare më 9 qershor, Macron ka pësuar një rënie të madhe të vlerësimit të besimit.…

Read More

Imazhi i paraqitur nga Joe Biden në debatin me Donald Trump të enjten shkaktoi shqetësim te demokratët. Ndërsa presidenti amerikan ishte në Nju Jork, redaksia e gazetës amerikane New York Times, shkroi se “shërbimi më i madh për kombin që zoti Biden mund t’i bëjë tani është të njoftojë se ai nuk do të vazhdojë të kërkojë të rizgjidhet.” Edhe kopertina e re e revistës Time flet për panik dhe tregon largimin e Biden. Duke komentuar debatin, NYT thekson se “presidenti duhej të bindte publikun amerikan se ishte i aftë të plotësonte kërkesat e detyrës që kërkon të mbajë për…

Read More

Komentatori sportiv Alban Xhihani ishte i ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në episodin final të sezonit 3 të podkastit “Flasim”. I cilësuar “Zëri shqip i vitit 2024”, Xhihani ndau emocionet e EURO24, ndërsa vlerësoi po ashtu paraqitjen e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian. Ai veçoi ndeshjen me Italinë në Dortmund ku stadiumi dominohej në rreth 85 % të tij nga tifozeria kuqezi. “Kur kam parë atë stadium që u mbush, pavarësisht stresit që isha në raportim, fillonte programi, ndjeva njëfarë pasigurie brenda vetes, pavarësisht eksperiencës shumëvjeçare nëse do të isha në gjendje ta përcillja siç duhej atmosferën. E…

Read More

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala riktheu vrasjen e ish-oficerit të antidrogës në Elbasan, i njohur si “Doda”, në vitin 2009, pas zbardhjes së detajeve të reja nga hetimet. Provat e mbledhura në një furgon identifikuan si një nga autorët Donald Hoxhën. Ky i fundit ka zbuluar Gëzim Ballën si të përfshirë në krim, në një nga dëshmitë e tij para hetuesve. I shpallur në kërkim, Gëzim Balla ndërhyri në emisionin “Në Shënjestër” dhe mohon akuzat që të ketë lidhje me vrasjen. Ai përmend emrin e një personi të quajtur Ervis Fetahu i cili sipas Ballës ka blerë furgonin…

Read More

Ju mund të shijoni pamjet e mrekullueshme të Shqipërisë dhe të kaloni pushimet tuaja me çmime të përballueshme, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane “Tendenze di Viaggio”. Shqipëria ndodhet në Evropën Jugore dhe Gadishullin Ballkanik. Vitet e fundit, vendi ballkanik është kthyer në një destinacion turistik ku mund të kaloni pushimet tuaja mes relaksit dhe argëtimit. Deri pak kohë më parë Shqipëria nuk përfshihej në listën e destinacioneve për të udhëtuar. Megjithatë, pamjet befasuese që u ofron vizitorëve, ushqimi i mirë dhe jeta e natës kanë mundësuar që ky vend të përjetojë një rizhvillim të madh. Shqipëria është…

Read More

Pavarësisht temperaturave të larta, Bashkia e Tiranës ka vijuar organizimin e një sërë eventesh që pasurojnë jetën e kryeqytetit. Një nga këto aktivitete ishte “Oriental Vibe” te Pazari i Ri, ku të premten, nga ora 10:00-15:00, qindra qytetarë dhe turistë të huaj morën pjesë në një ditë të mbushur me aktivitete argëtuese nën ritme orientale.Nuk munguan aktivitetet artistike si bodypaint, facepaint dhe krijime artistike. Spektakli filloi në orën 10:00 me artistin e talentuar Dejvi dhe vazhdoi me muzikën ritmike të Sergio-s deri në orën 13:30. Festa u mbyll me performancën e Lolot, duke mbajtur të mbërthyer vëmendjen e të gjithëve,…

Read More