Lajmi i trishtë mëngjesin e sotëm. Ka ndërruar jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare në moshën 88-vjeçare. Ismail Kadare lindi në 28 janar të 1936. Ai ka qenë ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhej kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihej edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Veprat e Kadaresë të përkthyera në 45 gjuhë, mirënjohjet ndërkombëtareVeprat e Kadaresë të përkthyera në 45 gjuhë, mirënjohjet ndërkombëtareIsmail Kadare është përkthyer në 45 gjuhë. Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës…
Author: tirana
Duke nisur nga sot, 1 korrik hyn në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagave për 135 mijë punonjës të administratës publike. Pagat do të rriten për të gjitha profesionet, duke bërë që paga mesatare në administratë të kalojë mbi 100 mijë lekë në muaj bruto. “Përmes zbatimit të kësaj politike paga mesatare në sektorin publik arrin në 105 mijë lekë në muaj. Pagat e rritura nisin zbatimin në 6-mujorin e dytë, pra në korrik me kosto prej 11 miliard lekësh për këtë 6-mujor”, tha Ervin Mete ministër i Financave. Përfitues janë mbi 20 mijë mjekë dhe infermierë si…
Sot është dita e tretë e raundit të 1/16-ave të Euro 2024 me dy nga favoritët qëfuten në fushë për të fituar. Ajo që bie në sy është ndeshja mes Francës dhe Belgjikës, ku “trikolorët” ishin më të pafat për nivelin e kundërshtarit që do të përballeshin. Një ndeshje ku sipas emrave të dy skuadrave është më e rëndësishmja në fillimin e nokauteve. Ndeshja tjetër e ditës, është ajo mes Sllovenisë dhe Portugalisë, ku luzitanët shihen si më favoritë. Në orën 18:00 në Dusseldorf, Franca do të përballet me Belgjikën. Historia e përballjeve mes dy vendeve, e madhe. “Djajtë e…
Ligji për kontrollet e policisë së shtetit ndaj personave që dyshohen se kanë shkelur kodin penal pritet që të ndryshojnë. Projektligji i depozituar në Parlamentin e Shqipërisë përcakton rastet dhe kushtet në të cilat një person duhet ndaluar apo kontrolluar nga efektivët e Policisë së Shtetit. Neni 18 parashikon se nëse një person dyshohet për përfshirje në ngjarje kriminale, gjendet në një zonë të ndaluar apo të rrethuar nga policia apo nëse akuzohet për shkelje administrative, efektivëve i jepet e drejta që të kontrollojë identitetin e personit. Gjithashtu në rast se një person i dyshuar nuk mban mjet identifikimi apo…
Një zjarr ka rënë në një ish magazinë shtetërore në Kamëz, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fastfood dhe me materiale plastike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, në rrugën “Skënderbej”. Sipas policisë, flakët janë shuar dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale. Sakaq, grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
E djathta ekstreme e Francës ka fituar epërsi pas raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare që konfirmoi dominimin e tyre në politikën franceze dhe i solli në portat e pushtetit. Mbështetësit e Tubimit Kombëtar (RN) të Marine Le Pen brohoritën ndërsa ajo tha se “blloku makronist i presidentit është zhdukur plotësisht”. RN fitoi 33.1% të votave, përballë aleancës së krahut të majtë që mori 28%, dhe aleanca e Macron me vetëm 20%. “Unë synoj të jem kryeministër për të gjithë francezët, nëse francezët na japin votat e tyre,” tha lideri 28-vjeçar i partisë RN, Jordan Bardella, shkruan BBC. Asnjëherë më…
Dashi Një udhëtim pune do t’ju kënaq sot. Do të jetë një ditë plot energji dhe kolegët do të tregohen shumë mbështetës ndaj jush. Çdo lloj detyre që do t’i caktoni vetes do t’ju sjellë para dhe mundësi për të ardhmen. Demi Do të kaloni një ditë argëtuese dhe plot aktivitete. Do të ndiheni shumë të lumtur sot. Pranoni të gjitha ftesat që iu vijnë nga miqtë, sepse kjo është pikërisht ajo çfarë keni nevojë të bëni sot. Sa i përket jetës familjare, do të kryeni me fëmijët aktivitete të ndryshme sportive. Binjakët Do të jetë dita e duhur për…
Së bashku me “Pancerat” e Gjermanisë janë skuadra më në formë, në këtë Kampionat Evropian të futbollit, me “Furinë e Kuqe” spanjolle, që ka arritur të fitojë me rezultatin spektakolar, 4 me 1, përballë “Kryqtarëve” të Gjeorgjisë, në “RheinEnergieStadion”, të Këlnit, duke siguruar kështu avancimin për në fazën e ardhshme, të Euro 2024. Pavarësisht rezultati të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin gjeorgjianët, që e nisën lojën me mjaft potencë vetëm 18 minuta pas rënies së bilbilit gjetën rrugën e rrjetës falë një devijmi të gabuar të topit nga Le Normand, me këtë të fundit që shënon një autogol,…
Spanja arrin të gjejë barazimin në duelin ndaj Gjeorgjisë. Në minutën e 39-të, Rodri dhuron spektakël me një goditje fantastike me të majtën në hyrje të zonës, duke e dërguar në cepin e portës.
Kryeministri Edi Rama po vijon takimet me qytetarët e Thethit. Ai u ka thënë qytetarëve se duhen ruajtur karakteristikat e vendit, në mënyrë që Thethi të jetë i veçantë dhe numri i turistëve të rritet. Ai ka marrë shembullin e Korsikës, e cila mbrohet nga vetë qytetarët dhe nuk lejohen ndërtimet pa leje apo dhe dëmtimi i vendit. “Turistët vijnë këtu për shkak të këtyre karakteristikave dhe prandaj duhen ruajtur. Këtu nuk duhen bërë gjëra që mund të gjesh në Tiranë apo në Korçë. Ky vend ka karakteristikat e veta. Këtu nuk duhet të ishte prekur asgjë po ta shohim…
KAVAJA- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë në fshatin Harizaj. Mësohet se një furgon me targa të Kosovës është aksidentuar me një motoçikletë. Ndërkohë, shoferi i motorçikletës është shoqëruar për në spital. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes teksa do të hetohen shkaqet e aksidentit.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të hënën në një takim të gjithë shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza ”. Ky takim vjen disa ditë pas skandalit në shërbimin e spitalit “Onkologjik”. Po ashtu bëhet me dije se takimi do të zhvillohet të hënën paradite në ambientet e QSUT-së. Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i…