Punë “të arta” bënte banda e drogës e shqiptarit të burgosur “Modi” që kishte ngritur një skemë pastrimi parash në burgjet e Janinës me ndihmën e nëndrejtorit, dy punonjësve dhe një gardiani. Sipas të dhënave të mbledhura nga autoritetet, kreu i organizatës, nga data 20 prill 2023 deri më 3 qershor 2024, ka rritur llogarinë e tij individuale në burg me 50 mijë euro. Bëhet fjalë për para që sipas autoriteteve kanë ardhur kryesisht nga shitja e drogës dhe të cilat janë “pastruar” pas ndërhyrjeve të punonjësve të përfshirë, të cilët i kanë futur në pasqyrat kontabël në kundërshtim me detyrën e tyre pasi e dinin se ishin…
Author: tirana
Një ngjarje me përmasat e një skandali të vërtetë ka ndodhur në aeroportin e Athinës Deputeti i demokracisë së re dhe njëkohësisht ish ministër i i bujqësisë Lefteris Avjenaqis sulmoi fizikisht një punonjës të aeroportit pasi sipas tij punonjësi i kompanisë ajrore me të cilën udhëtonte ish ministri,duhet të mos lejonte avionin e linjës Athinë-Kretë të nisej edhe pse ish ministri ishte me më shumë se 10 minuta vonesë. Pasi e ka kërcënuar punonjësin, Avjenaqis hyri brenda banakut dhe në vazhdim e kërcënoi dhe e dhunoi atë në vendin e punës. Punonjësi nuk reagoi, madje u tërhoq duke e sqaruar…
Enkelejd Alibeaj në një intervistë për një media, foli dje për divorcin e tij politik me Sali Berishën, pasi ky i fundit mori logon dhe vulën e PD-së me vendim gjykate. Ai u shpreh se bëri përpjekje deri në momentin e fundit për ta rinovuar PD që të mos rikthehej edhe një herë 30 vite më parë, një parti e njëshit, pronë private pa asnjë lloj shprese tashmë për të qenë shpresë për shqiptarët. Më tej Alibeaj tha se PD u rikthye pronë private pa asnjë lloj shprese tashmë për të qenë shpresë për shqiptarët. “Besoj ky është një konsensus…
Votuesit britanik do të zgjedhin 650 ligjvënës po aq zona zgjedhore dhe kryeministër do të bëhet kreu i partisë që do të sigurojë numrin më të lartë të ligjvënësve. Konservatorët e kryeministrit Rishi Sunak pritet gjerësisht të humbasin përballë partisë kryesore opozitare, laburistëve të qendrës së majtë, pas 14 vjetësh në pushtet, nën drejtimin e 5 kryeministrave të ndryshëm. Tradicionalisht, konservatorët dhe laburistët dominojnë politikën britanike për shkak të sistemit zgjedhor mazhoritar që e bën të vështirë për partitë më të vogla të fitojnë përfaqësim në Parlament. Por gjithashtu në garë janë Liberal Demokratët, Partia për Reformë në Mbretërinë e…
Shqipëria është në zi kombëtare edhe sot, në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë dy ditë më parë. Ditën e sotme do të mbahen homazhe publike dhe ceremoni shtetërore tek Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00. Ceremonia shtetërore për nderimet dhe përcjelljen e fundit të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare: 09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe AnsamblitPopullor 11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës 12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës 13.00- çdo veprimtari do të ndërpritet…
Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi te SPAK, ka ndërruar jetë sot në mëngjes burri nga Lezha. Pal Trashaj piu pasditen e djeshme helm para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa u përcoll me urgjencë për në spital. Pavarësisht ndërhyrjes, 63-vjeçari ndërroi jetë në spital. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Dashi Sot të mësoni shumë vetëm duke dëgjuar bisedat e atyre që keni pranë. Mund të jeni me mendimin se informacione që merrni në këtë mënyrë nuk janë frytdhënëse, por e keni gabim. Ky do të jetë mësimi për sot. Demi Puna e pavlerësuar mund të shkaktojë pakënaqësi dhe me të drejtë. Mos lejoni që për shkak të tjerëve, t’ju nënvlerësojnë. Kërkoni të drejtën tuaj dhe tregojini vendin atyre që po ju pengojnë. Binjakët Dikush që keni pranë do të ketë një humor disi të luhatur sot, por nuk do të keni kohë të zbuloni përse. Mos u merrni me…
Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Shkodër. Bëhet me dije se në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Mjekja e pezulluar e përfshirë në skandalin e ndodhur tek Onkologjiku në QSUT, Alketa Pere është përballur live me një nga pacientet e saj. Fatmira Vata: Kur kam shkuar në atë spital, jam përball me doktoreshën e kam thënë edhe në pasdite, jam ndjerë e poshtëruar në atë spital sapo kam shkelur veç gjendjes psikologjike të rënduar, ishte një roje që ishte i pirë që nuk të linte të hyje, na thonin rrini në pllaka në radhë, më kanë thënë sallën e kemi në konstruksion, më është thënë nuk e kemi ilaçin, kam shkuar tek private kur jam ankuar më…
Mjekja Alketa Pere deklaroi në studion e Top Story në Top Channel se i tha oficeres së OPGJ se doktori Edmond Gashi i kishte dhënë 10 mijë lekë me shaka. Keni marrë para nga Edmond Gashi? Alketa Pere: Kurrë, kur deklarova në OPGJ, pak në presion e oficeres gjyqësore, I thash aman më lër të iki se më ka dhënë Edmond Gashi një 10 mileksh, nuk e mora seriozisht. Alketa Pere : Unë jam doktoresha që ndjek kimioterapinë, kjo paciente kishte burrin në burg, më kërkonte një epikrizë, unë atë ditë më doli një punë dhe ika pak herët nga…
Turqia është skuadra e fundit që kualifikohet në çerekfinalet e Europianit pas fitores 1-2 me Austrinë në Leipzig. Kështu Turqia do të përballet me Holandën në çerekfinale, ndërsa Austria largohet me kokën ulur nga ky Europian pasi pritej më shumë pas performancës në grupe.
Policia e Tiranës është vënë në alarm këtë pasdite për ndjekjen e një personi me çrregullime të shëndetit mendor, i cili lëvizte me thikë në dorë në zonën e Bulevardit të Ri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në…