I është dhënë lamtumira e fundit kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, në varrezat e Tufinës, në Tiranë, pas mbarimit të homazheve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Vajza e tij, Gresa Kadare, në fjalën e saj në varreza ku ishin të pranishëm vetëm familjarë të shkrimtarit, është shprehur se Kadare ishte krejt i veçantë në të gjithë gjërat. “Ishte krejt i veçantë si në gjithë gjërat e tjera. I bindej vetëm ligjeve të letërsisë. Kurrë nuk më ka mërzitur për neglizhencat e mia. E plotë e plotë të tjera, por nuk ka kursente sarkazmat për autorët që unë…
Author: tirana
32-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si: “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Falë bashkëpunimit shumë të mirë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u bë i mundur ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, Laert Haxhiu, 32 vjeç. 32-vjeçari është sjellë në Kakavije, në masa të larta sigurie, nga Policia greke dhe është marrë në…
Vdekja e studiuesit Pal Trashaj ka ngjallur reagime edhe ne Lezhë. Miku i ngushtë i viktimës Marçel Lacaj, tregon mbi telefonatën e fundit pak orë para ngjarjes. Sipas tij, i ndjeri kishte kaluar një kalvar të gjatë mundimesh në kërkim të së drejtës por me një fund tragjik. Zoti Lacaj thotë se 63-vjeçari Trashaj i cili piu fostoksinë jashtë ambienteve të SPAK u vra nga padrejtësia. Lacaj: Kontakti i fundit ka qenë para dy-tre ditësh. Nuk pashë ndonjë shqetësim, më tha “do shkoj deri në SPAK se kam problemet e mia”. Përmbledhja e të gjitha fjalëve ishte “këtu nuk ka…
Të rriturit po heqin dorë nga telefonat e tyre inteligjentë në favor të “telefonëve memecë” më të thjeshtë për t’i shpëtuar tërheqjes problematike të mediave sociale. Ky trend në rritje pasqyron një dëshirë për të frenuar kohën e kaluar përpara të ekranit të telefonit dhe efektet negative që lidhen varësinë nga rrjetet sociale, si ankthi, depresioni dhe FOMO (frika nga humbja). Shitësit e telefonave me pakicë si Dumbwireless në Los Anxhelos po dëshmojnë një rritje të shitjeve pasi klientët kërkojnë një përvojë celulare më të efektshme dhe pa shpërqendrim. Sipas ekspertëve është rritur me 5% shitja e celularëve që thjesht…
Një autobus me turistë rusë dhe bjellorusë është përfshirë në një aksident pranë resortit Manavgat në Antalia, Turqi. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferi, ndërsa janë plagosur 20 prej tyre. Turistët sapo kishin përfunduar pushimet në resortin Alanya dhe ishin nisur për në aeroport kur ndodhi aksidenti në orët e para të mëngjesit. Autobusi u përplas me një shtyllë betoni, duke bërë që autobusi të dalë nga rruga. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Leart Haxhiu, i akuzuar për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën dhe i dënuar me burgim të përjetshëm, do të ekstradohet sot nga Greqia në Shqipëri. Haxhiu, i njohur ndryshe si “rivali i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, vrau Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën si dhe plagosi Marjus Xhepexhiun dhe Bujar Turkut në Lushnjë. Shënjestra ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare. Si ndodhi masakra e Lushnjës, dosja hetimore e SPAK Në dosjen e SPAK, sqarohen me detaje dinamikat e ngjarjes së 2017. Pasditen e 11 nëntorit 2017, rreth orës 18:06, në Lagjen “Loni…
Thomas Strakosha do të largohet gjatë kësaj vere nga Brentfordi, pas dy sezonesh që e kanë lënë praktikisht në vendnumëro në karrierën e tij portierin e Kombëtares shqiptare. Ai thuajse nuk është aktivizuar me klubin anglez, duke bërë që këto dy sezone t’i kalojë si spektator, edhe pse shkonte në Angli me dëshirën për të treguar veten në elitën e futbollit të këtij vendi. Tanimë, portieri po kërkon një sistemim të ri dhe emri i tij ka qarkulluar si në klube greke, ashtu edhe italiane. Interesi për të nuk mungon, sidomos pas paraqitjes së mirë në Euro 2024. Kjo ka…
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë që të vendosë sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, pasi Serbia priti zëvendësministrin e Jashtëm rus, Aleksandr Grushko. Më 2 korrik, Grushko u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa gjatë qëndrimit në Beograd kishte takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë serbë. “Bashkimi Evropian ka qenë i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha një zëdhënësi i BE-së për Radion Evropa e Lirë. Ai shtoi se Këshilli i BE-së është në…
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 1679 bimë cannabisi. Policia identifikon 2 prej autorëve të këtyre rasteve, vë në pranga njërin prej tyre dhe vijon punën për kapjen e shtetasit tjetër. Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit: -Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe…
Të paktën 14 të vdekur dhe gjashtë të plagosur janë bilanci nga shembja e një pallati në provincën e Asyut, në pjesën jugore të Egjiptit. Ndërtesa trekatëshe u shemb të hënën në rrethana ende të paqarta dhe ekipet e shpëtimit kërkuan për njerëzit e bllokuar në rrënoja për më shumë se 24 orë. Guvernatori i provincës, Essam Saad, ka vizituar vendin e tragjedisë dhe ka kërkuar nga agjencitë përkatëse që të bashkërendojnë përpjekjet e tyre për të paguar sa më shpejt dëmshpërblimet dhe për të mbështetur të lënduarit dhe familjet që kanë mbetur pa shtëpi. Ai siguroi se do të…
Ditën e sotme Ghetto Geasy feston ditëlindjen. Reperi i mirënjohur shqiptar ka lindur në 3 korrik 1982 dhe bën sot 42 vjeç. Mes urimeve të shumta nga familjarë, miq, e fansa, nuk ka munguar një dedikim shumë i ëmbël nga Marina Vjollca. Si rrallëherë, moderatorja është shfaqur romantike në mediat sociale, me fjalët e bukura dedikuar bashkëshortit të saj.“Sytë e mi ende ndizen sa herë që takojnë të tutë. Lutem që kjo flakë të mos shuhet kurrë. Gëzuar ditëlindjen, zemër. Je burri dhe babai më i mirë. Të dua!”-shkruan ajo.
Mbledhja e djeshme e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa raportoi drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, SHISH, Vlora Hyseni. Vetëm me votat e socialistëve u miratua kërkesa e Hysenit për mbledhje të mbyllur me argumentin se informacionet përbëjnë sekret. Nga ana tjetër, opozita kërkoi mbledhje me dyer të hapura. Në nisje të mbledhjes palët u përfshinë nga një debat për shkak të mungesës së Hysenit në mbledhjen e kaluar të 26 qershorit, pasi ndodhej në Bruksel për takime në selinë qendrore të NATO-s. Vetë Hyseni u kujdes të sqarojë arsyet e…