Author: tirana

G.H., banues në Sauk ka rënë në pranga nga efektivët e komisariati numër 1 në kryeqytet. Sipas komunikatës, policia kishte marrë informacion në rrugë operative lidhur me armët që i arrestuari kishte në banesë. Në mënyrë flagrante efektivët kanë kryer një kontroll në banesën e tij në Sauk, ata kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak për to, si dhe një palë dylbi. Teksa G.H., ra në pranga, materialet janë referuar në prokurori për disa vepra penale. Njoftimi i policisë: Tiranë Komisariati i Policisë Nr. 1, në zbatim të masave të planit…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë interpelancës së kërkuar në Kuvend u shpreh se ngjarja te Spitali i Onkologjikut po përdoret politikisht nga opozita.“Ngjarja e shëmtuar e ndodhur në Spitalin Onkologjik na tregon sa shumë punë kemi bërë, por edhe se sa shumë punë kemi për të bërë që të pastrojmë sistemin nga metastazat e brendshme të tij. Vazhdoni e bëni politikë me këtë situatë e cila është vërtetë shqetësuese, por ne u ngritëm në nivelin marrjes së e masave emergjente”, u shpreh Koçiu. Sa i përket mungesë së ilaçeve apo medikamenteve, ministrja e Shëndetësisë theksoi se…

Read More

Familjet në nevojë, apo ato që njihen si kategori në ligjin për asistencën sociale do të kompensohen për një vlerë 5 m³ ujë në muaj si një sasi minimale jetike. Ujësjellësit për çdo familje që zbresin këtë shumë nga fatura mujore do të marrin në formën e subvencioneve këtë vlerë nga Agjencia Kombëtare për Ujësjellës-Kanalizimet. Një udhëzim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë miraton metodologjinë që do të përdoret për shpërndarjen e subvencioneve, ku përveç kompensimit që shkon për familjet në nevojë dhe që do të tërhiqet nga ujësjellësit si subvencion merr parasysh edhe pagesën e energjisë elektrike. SUBVENCIONIMI Subvencioni…

Read More

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Më datë 24.01.2021, në Komisariatin e Policisë nr. 5 Tiranë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi me iniciale S. H, i cili ka deklaruar se babai i tij shtetasi me iniciale Rruzhdi Hoxha është larguar prej disa ditësh nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Në bazë hetimeve të kryera u bë mundur gjetja e kufomës së të ndjerit Rruzhdi Hoxha, në zonën e Dajtit. Të akuzuar për faktin e mësipërm janë të pandehurit me iniciale F. Rr dhe P. Rr., ndaj të cilëve…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë fjalës së saj në Kuvend në interpelancën në lidhje me ngjarjen te Spitali Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka deklaruar se “ ne kemi vendosur një standard i cili është i vetmi që aplikohet dhe është i barabartë dhe i njëjtë për të gjithë: Kushdo që provohet fajtor, nuk ka më punë me këtë qeveri, as me këtë familje politike. Ky standard vlen edhe për mjekët e vendosur nën akuzë”.Koçiu inkurajoi organet e drejtësisë të hetojnë me zero tolerancë dhe të nxjerrin para përgjegjësisë ligjore çdo individ që është…

Read More

Administrata Meteorologjike e Kinës tha këtë të enjte se pret që temperaturat në shumicën e zonave në të gjithë vendin të jenë relativisht të larta gjatë muajve të ardhshëm. Vendi përjetoi mot jashtëzakonisht të ngrohtë për pjesën më të madhe të vitit, me temperatura mesatare nga marsi në maj në nivelet më të larta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961, raporton Reuters. Meteorologët kanë paralajmëruar se kjo do të jetë vera e dytë radhazi e nxehtësisë ekstreme, e cila, sipas tyre, shkaktohet nga ndryshimet klimatike. Ata vunë në dukje gjithashtu se në korrik, Kina mund të presë deri…

Read More

Makinat elektrike të prodhuara në Kinë që hyjnë në tregun europian nga nesër, 5 korrik, do të duhet të paguajnë tarifa shtesë deri në 37.6% të vlerës së tyre për të kompensuar “përparësitë e padrejta” që përfitojnë në vendin aziatik. Sipas Komisionit, konsultimet me qeverinë kineze janë intensifikuar javët e fundit, pas një shkëmbimi pikëpamjesh midis Zëvendës Presidentit Ekzekutiv të Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, dhe ministrit kinez të Tregtisë, Wang Wentao. Kontaktet po vazhdojnë në nivel teknik me synimin për të arritur një zgjidhje në përputhje me OBT-në që trajton në mënyrë adekuate shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, nëse nuk arrihet marrëveshje përpara nëntorit të ardhshëm, tarifat…

Read More

Një i moshuar ka humbur jetën sot në plazhin e Zvërnecit teksa po lahej në det. 83-vjeçari F. R., 83 vjeç, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës. Ky është rasti i dytë brenda pak minutash. Në Durrës 70-vjeçari J. Gj., banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Read More

Një 70-vjeçar është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të enjte në Durrës. Sipas informacioneve nga Policia J.GJ., 70-vjeç banues në Laprakë ka pësuar një arrest kardiak, pasi është future në det dhe ka rënë në kontakt me ujin. Ndërkohë policia thotë se është ngritur një grup hetimor i cili po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur…

Read More

Teksa ndodhet pas hekurave në kuadër të operacionit Metamorfoza, biznesmeni Pëllumb Gjoka ka thyer këmbën në burg. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se Gjokën e kanë çuar në një spital privat për të kryer ndërhyrje. Deri më tani nuk dihet gjendja e tij dhe se çfarë ka ndodhur në ambientet e burgut që biznesmeni theu këmbën.

Read More

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të shqyrtojë shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Dhionisios (Alfred) Beleri. Ky i fundit ka kërkuar që të marrë pjesë në këtë procedurë dhe të flasë. Në projektvendimin e hartuar nga KQZ, vlerësohet se z. Beleri i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë nuk mund të ushtrojë këtë detyrë për shkak të ndalimit që vjen nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Në projektvendim thuhet se pas shkresave që i është nisur GJKKO-së nga KQZ, Gjykata e…

Read More