Kryetari i PD Sali Berisha, është drejtuar sot strukturave të partisë në lidhje me protestën e 11 korrikut. Në një porosi të dërguar Drejtuesve dhe të zgjedhurve të të gjitha niveleve dhe të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, ai u shpreh se 11 korriku duhet të jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë kryeqyteti. Berisha thekson se duhet bërë gjithçka është e mundur që për mobilizimin e çdo anëtari e simpatizanti të PD. “Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!”, përfundon ai. Mesazhi i plotë: Pëshëndetje!Tre ditët e ardhshme janë vendimtare per suksesin e protestës…
Author: tirana
Kreu i qeverisë është nisur drejt Rinasit sapo ka mbaruar mbledhja e Kryesisë, ku u morën vendimet për zyrtarizimin e kandidatit të PS, Vangjel Tavo, për zgjedhjet në Himarë dhe shtyrjes së mbledhjes së Kongresit Zgjedhor për në 27 korrik. Takimi i nivelit të lartë të aleatëve të NATO-s do të mbahet prej datës 9 deri më 11 korrik. Perspektiva e rikthimit në pushtet, të Donald Trumpit, kritikut më të madh të aleancës ushtarake, do të dominojë diskutimet në mesin e aleatëve. Joe Biden, i cili ai doli të tërheqë aleatët në një rrjet global për të ndihmuar Ukrainën të…
Pushimet përfunduan dje dhe kjo javë është vendimtare për të ardhmen e stolit të Kombëtares shqiptare. Ashtu siç është shprehur edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, kjo është java ku do të ulet me trajnerin Silvinjo për t’i komunikuar rinovimin e kontratës dhe kushtet e përfshira në të. Nga ana e federatës ka një simpati dhe do të kërkohet që braziliani të vijojë në drejtimin e kuqezinjve, ndërkohë pritet të shihet qëndrimi i Silvinjos dhe pretendimet e tij, nëse gjithmonë do të ketë. Ai mbërriti në Tiranë për të zëvendësuar Edi Rejën në janar të 2023-shit dhe në stafin teknik…
Harry Kane nuk ka qenë në formë të mirë në Euro 2024, por trajneri i Anglisë, Gareth Southgate mendon se kapiteni i tij ka bërë një ‘super punë’ për ekipin. Anglia hyri në Europian si një nga favoritët për të fituar turneun, dhe ndërsa ka arritur në gjysmëfinale, skuadra ka luftuar taktikisht me lojtarë si Kane dhe Phil Foden që kanë qenë më të kritikuarit në skuadër. Megjithatë, Southgate nuk është i të njëjtit mendim. Duke folur për mediat, Southgate i doli në krah sulmuesi të Bayern. “Mendoj se Kane bëri një super punë për ekipin kundër Zvicrës. Ai ndoshta…
Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila vendosi kandidatin për zgjedhjet e Bashkisë së Himarës. Ndërkohë Kryesia e PS ka vendosur shtyrjen e Kongresit zgjedhor më 27 korrik, teksa fillimisht ishte planifikuar që të mbahej më 20 korrik. Partia Socialiste zgjodhi kandidatin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të Himarës me 4 gusht, Vangjel Tavo-n. Mbledhja e Kryesisë Socialiste zgjati pak minuta, ku anëtarët votuan me unanimitet të plotë për Tavo-n.
Aksident te kryqëzimi i urës së drejtorisë së policisë në Tiranë. Përplasje e fortë mes dy mjeteve, përfundojnë në dy drejtime një në Lanë, tjetri nga ana e dyqaneve në unazë. Nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale. Ngjarja e ndodhur rreth orës 1:00, pas mesnatës. Banorët e zonës tregonin që ishin zgjuar nga gjumi të shqetësuar me përshtypjet se përplasja ju ishte dukur si bombë.
Vangjel Tavo u votua ditën e sotme në mbledhjen e Kryesisë së PS si kandidat për kreun e Bashkisë së Himarës. Aktualist Tavo shërben në detyrën e Prefektit të Qarkut Vlorë. Ai ka shërbyer në disa legjislatura si Deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Emri i tij është përfolur shumë kohët e fundit, teksa sot kandidatura e tij u vulos nga Kryesia e PS. Kujtojmë se pas konfirmimit të pavlefshmërisë së kryebashkiakut të zgjedhur por të pabetuar Fredi Beleri, u vendos që data për zgjedhjet e reja të jetë 4 Gushti. Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni…
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. V., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin F. S., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Partia Socialiste e ka gati emrin e kandidatit me të cilin do të garojë në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të Himarës me 4 Gusht. Kandidatura më e volitshme e menduar nga PS është ajo e prefektit të qarkut Vlorë Vangjel Tavo. Gjithsesi do të jetë Kryesia Socialiste e mbledhur pak minuta më parë ajo e cila pritet të thotë fjalën e fundit për këtë kandidaturë.
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe depërtimit të aktivitetit të Anticiklonit afrikan. Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në orët e mesditës. Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimi dhe shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10-13 m/sek, valëzimi në dete 1-3 ballë.
DASHI Gjatë javës së re që nis të hënën e 8 korrikut, shmangni veprimet impulsive dhe dëgjoni këshillat e njerëzve të afërt. Nëse keni pasur debate për arsye të parëndësishme, po vjen momenti i duhur për të sqaruar dhe rivendosur qetësinë në marrëdhënien apo atë që keni. Puna: qielli është i favorshëm për takime të reja dhe projekte afatshkurtra. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 8 korrik 2024), Hëna do të hyjë shumë shpejt në shenjë, duke sjellë një moment rikuperimi pas çdo krize që keni pasur në të kaluarën shumë të afërt. Është koha për të gjetur…
Pagat janë rritur me ritme të përshpejtuara në dy vitet e fundit, duke reflektuar si mungesën e fuqisë punëtore në shumë sektorë, ashtu dhe rishikimin e tyre në Administratën Publike. Paga mesatare në ekonomi arriti në 70.5 mijë lekë në muaj në vitin 2023, me një rritje prej 14% në raport me vitin e mëparshëm.m E indeksuar me inflacionin, paga mesatare reale në ekonomi u rrit me 8.8%, që është përmirësimi më i madh që nga viti 2015, kur raportohen të dhënat. “Drejtues administrativë dhe komercialë” është grup-profesioni që ka dhe pagën më të lartë në vend, me 194 mijë…