Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të hënë vendimin për grupin e “Call Center-ave”, të cilët dyshohet se nëpërmjet një skeme mashtrimi shkaktuan rreth 7 milionë euro dëm tek qytetarët evropianë. GJKKO ka dënuar organizatorin e kësaj skeme me 11 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur në 7 vite e 4 muaj burgim. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij, Xhulian Xhafa është dënuar me 10 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur në 6 vite e 8 muaj burgim. Ata janë…
Author: tirana
Ligersa është diagnostikuar një vit me parë me diabet të tipit l, dhe ka nevojë për ndihmë për të paguar trajtimin e saj. Më poshtë gjeni postimin e plotë dhe linkun e GoFundMe https://www.facebook.com/share/5F2kyCLX3WXQvHqw/?mibextid=WC7FNe
Per Mertesaker, kampion bote me Gjermaninë në Brazil 2014, ka folur për ndeshjen çerekfinale me Spanjën. Ai është shprehur se panzerat e meritonin të shkonin deri te penalltitë, por iberikët janë favoritët për të fituar në fund Europianin. “Gjithmonë ke nevojë për pak fat në turne si Europiani, pasi gjithçka vendoset nga detajet e vogla. Megjithatë, ka patur raste dhe momente kur nuk jemi mbrojtur mirë. Por mendoj se falë dinamikës me të cilën luajti Gjermania dhe stilit sulmues që praktikoi skuadra e Nagelsman duke u shfaqur e rrezikshme kundër Spanjës, e meritonim të shkonim të paktën te penalltitë. Gjithsesi,…
Një 27-vjeçar është dëmtuar me xham gjatë kryerjes së punimeve në banesën e tij. Sipas informacioneve nga spitali i Pogradecit 27-vjeçari i identifikuar si Renato Sehit po bëhet gati për tu transportuar me helikopter drejt Tiranës pasi është çarë tek pjesa e kraharorit. “Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1 Pogradec, shtetasi R. S. dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një xham i thyer, në banesën e tij. Aktualisht ndodhet në spital, për mjekim.”-njofton policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.
Fredi Beleri, kërkuar nga Gjykata Administrative e Tiranës, të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës. Fredi Beleri prej 5 korrikut me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është pa mandatin e kryetarit të zgjedhur në bashkinë e Himarës.
Një 29-vjeçare ka humbur jetën këtë të diel në Vlorë. Dyshohet se e reja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e banesës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku” në qytetin e Vlorës. “Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Prokurorë e gjyqtarë të SHBA mbërritën sot në Tiranë, për t’u takuar me zyrtarë të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale, por edhe institucionet e tjera të drejtësisë. Në një njoftim në Facebook, ambasada shkruan se “priti të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby, nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.” “Gjatë pesë ditëve në Shqipëri, ata do të takohen me prokurorë e gjyqtarë të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale, si dhe me zyrtarë të institucioneve të tjera të drejtësisë për t’u shkëmbyer mbi sundimin e ligjit…
Enkelejd Alibeaj, Edvin Kulluri, Roland Bejko, Rezart Kthupi, Agron Kapllanaj, Gjergj Hani, janë duke menduar krijimin e një partie të re. Dhe kjo lëvizje e tyre nuk e ka miratimin e Bashës, ndërkohë që kjo lëvizje është një përgjigje edhe ndaj tij, pasi ish-bashkëpunëtorët vlerësojnë se ai pati 10 muaj kohë për të treguar se kishte ndryshuar, dhe se kulmi ishte kur ai nuk pranoi krijimin e një partie të re. Po ashtu i njëjti burim, deklaron se ka një pakënaqësi ndaj Bashës, pasi nuk është dorëhequr nga Grupi Parlamentar i PD-së, i cili tashmë kontrollohet nga Sali Berisha, siç…
Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën e Durrësit seanca për 15 të arrestuarit gjatë dy operacioneve policore “Summer” dhe “Tempulli”, që u zhvilluan ditën e djeshme. Por jashtë dyerve të gjykatës para nisjes së seancës ka pasur tensione mes efektivëve të policisë dhe grave të të arrestuarve që ishin mbledhur në institucionin e drejtësisë. Ato kanë nisur të ulërasin dhe bërtasin duke u afruar drejt automjeteve që shoqëronin të arrestuarit, ndërsa njëra prej tyre mbante foshnjën në krahë. Gjithashtu një foshnjë qëndron në tokë dhe për pak e shkelin me këmbë. Por, gratë janë ndaluar nga policia që i kanë…
Në një takim të zhvilluar me gazetarët,kreu i SPAK Altin Dumani u është përgjigjur disa pyetjeve, për çështje që kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes. Një prej këtyre çështjeve është edhe dosja “Xibraka”, për të cilën kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës. Por kreu i SPAK u shpreh se ka nisur një hetim për këtë dosje, e cila është rihapur, por sqaroi se nga ana e Gazment Bardhit nuk ka asnjë kallëzim, ndryshe nga sa ai pretendon në daljet mediatike.
Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta në platformën e-Albania janë hapur sot për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2024-2025. Afatet e regjistrimit janë unifikuar për të gjitha nivelet e arsimit parauniveristar dhe zgjeruar si afat, nga data 8 korrik-31 gusht 2024, duke i dhënë prindërve mundësi të regjistrojnë fëmijët në kohën më të përshtatshme për ta. Lajmin e ka bërë publik Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në “facebook”. Postimi i plotë: Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 8 korrik dhe sistemi do të jetë i…
Teksa është diskutuar për kongresin e 27 Korrikut, kryesocialisti Edi Rama ka pasur kritika për disa drejtues qarqesh, për sa i përket kandidaturave të sjella për anëtarët e Asamblesë Kombëtare, që do të votohen në Kongresin Zgjedhor të fundit të korrikut. Kryeministri dhe kryetari i PS ka kthyer mbrapsht listat e paraqitura nga qarqet, duke rikërkuar që asnjë drejtor agjencie apo drejtorie, në nivelin qendror ose vendor të mos përfshihet në Asamblenë e re Kombëtare. Rama citohet të ketë kërkuar se “kush mbulon rolin e drejtorit dhe dëshiron me patjetër të kandidojë për të hyrë në Asamble, duhet më parë…