Dashi Për shkak të natyrës së angazhimeve që keni marrë përsipër, do të keni disa njohje të reja interesante. Njerëzit tërhiqen nga miqësia juaj natyrale. Ju jeni gjithashtu një lider i lindur dhe ky kombinim shpesh do të thotë që ju gjendeni në krye të projekteve në grup. Dashuroni pa menduar për të ardhmen. Paratë qëndrojnë në pozita pozitive. Demi Ju e ndjeni punën e vështirë që ju pret dhe nuk jeni të motivuar për të filluar. Përballja me problem pas problemi nuk e bën më të lehtë, por duhet të mbani një qëndrim që pasqyron profesionalizmin tuaj në çdo…
Author: tirana
Anglia është finalistja e dytë e këtij Europiani, pas një fitore dramatike kundër Holandës në gjysmëfinalen e dytë në Dortmund me rezultatin 1-2. Të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin djemtë e Ronald Koeman, me “fantazistin” holandez, Xavi Simon, i cili bën gjithçka vetë, që prej rrëmbimit të topit, në hyrje të zonës angleze e më pas lëshoi një predhë në hyrje të zonës, për t’i dhënë avantazhin “Tulipanëve”, që në minutën e 7’-të, por nuk zgjati shumë. Vetëm 8 minuta pas golit të “yllit” të RB Leipzig, “Tre Luanët” fitojnë një 11-metërsh, pas një rishikimi me anë të…
Ka përfunduar me sukses ankandi i parë fotovoltaik hibrd në Shqipëri, një proces i organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me BERZH dhe SECO. 300 megavatorë ishte kapaciteti maksimal për këtë ankand, në të cilin morën pjesë 14 kompani dhe bashkime operatorësh shqiptarë dhe të huaj. 9 prej kompanive pjesëmarrëse u shpallën të kualifikuara në fazën finale, e cila u zhvillua ditën e sotme me hapjen e ofertave financiare të paraqitura nga këto kompani dhe 8 prej tyre u shpallen fituese. Kompanitë e shpallura fituese plotësonin në total një kapacitet prej 283.93 megavatorësh, ndërkohë që çmimi mesatar…
Presidenti Joe Biden këmbëngul se vetëm “Zoti i Plotfuqishëm” mund ta bindë që të tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë. Por në rast se do të ndryshonte mendje, nënpresidentja Kamala Harris duket se është e pozicionuar mirë për ta zëvendësuar atë. Zonja Harris do të kishte avantazh krahasuar me emrat e tjerë të përmendur si alternativa të mundshme nga radhët e demokratëve, si guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsome dhe guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer. Ajo është sprovuar tashmë si kandidaturë e suksesshme së bashku me presidentin Biden, ka siguruar mbështetje prej vitesh në bazën demokrate dhe do të mund…
Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri ishte 21.286 gjatë vitit 2023, rreth 11,3% vdekje më pak krahasuar me vitin paraardhës. Shifrat e larta të emigracionit të popullsisë në moshë pune dhe rritja e numrit të personave në moshë të tretë, pritet t’i japin një goditje më të rëndë skemës së pensioneve. Referuar të dhënave të Censit 2023, mosha mesatare e popullsisë është 42.5 vite, nga 35.3 vite që ishte në Censin e vitit 2011. Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24% nga…
Nga Azgan Haklaj Data 11 Korrik e cila sipas sinoptikanëve është paralajmeruar dhe si dita më përvëluese e vitit është caktuar nga Sali Berisha si një ditë proteste opozitare. Eshtë paradoksale teksa në provat teknike të grupimit Rithemelimi tash sa javë përpara Bashkisë Tiranë në protestat kundër Erion Velisë dhe skandaleve të tij mblidhen 3 herë më shumë policë e kameramanë sesa protestues. Sot është imperative një protestë e madhe “Revolucion”, e cila synon ta rrezojë Edi Ramën, por është e tmerrshme të veprojë si gjithmonë Kalifi Berisha i cili ka aftesinë të genjejë demokratët e ti karikojë ata sa…
Qeveria miraton vendimin për efektivët e policisë që do të punojnë 4 orë më shumë nga orari zyrtar deri në 15 shtator. Në vendim thuhet se aktivizimi i punonjësve të policisë në punë/shërbim me zgjatje të kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe realizohet gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator. Zgjatja e kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15…
Petro Beleri, djali i Fredi Belerit nuk do të jetë kandidat i opozitës për Bashkinë e Himarës ndonëse ka qenë emri më i përfolur. Kandidati i opozitës pritet të jetë Petro Gjikuria, një shqiptaro-amerikan, i cili është edhe sipërmarrës i madh në Dhërmi. Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht ndërsa sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre. Vangjel Tavo është kandidati i zyrtarizuar i socialistëve ndërsa në kampin opozitar sipas burimeve kandidat do të jetë Petro Gjikuria.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka zhvulliar këtë të mërkurë një takim me studentë të mjekësisë. Në fjalën e tij, Begaj i inkurajoi të rinjtë që të jenë të përkushtuar në profesionin e tyre si një kontribut për shoqërinë, familjen dhe vendin e tyre. Profesioni i mjekut shtoi Begaj nuk është i zakonshëm, por një mision për tu shërbyer sa më mirë njerëzve. “Në një takim me studentët i inkurajova ata si profesionistë të mjekësisë t’i shërbejnë shoqërisë. Profesioni i mjekut nuk është një profesion i zakonshëm si gjithë të tjerët, por është një mision për t’u shërbyer njerëzve që…
Ndonëse më të zbehta se një vit më parë, presionet mbiçmuese të lekut janë rishfaqur në tregun valutor, të nxitura nga rritja e ofertës valutore që vjen si pasojë e zgjerimit të mëtejshëm të flukseve hyrëse të turizmit. Prej datës 1 korrik e deri më sot, euro është këmbyer me më pak se 100 lekë në 5 raste. Shqipëria ka një kurs këmbimi të lirë dhe jo të fiksuar, që nënkupton se Banka Qendrore e lejon kursin të vetërregullohet dhe nuk ndërhyn përveçse në raste të jashtëzakonshme. Për shkak të rënies drastike të euros në raport me lekun, Banka po…
Incidenti i ndodhur në qendrën sportive ku ishte grumbulluar kombëtarja shqiptare në Gjermani, po sbardhet gjithnjë e më shumë me kalimin e ditës. Gjithçka ka ndodhur, pasi një punonjëse e shërbimit ka denoncuar në polici, se është ngacmuar seksualisht nga një pjestar i stafit të kombëtaren shqiptare. Bëhet fjalë për Orges Tujanin, ndihmës magazinier i Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas denoncimit në polici, autoritetet gjermane po kryejnë të gjithë veprimet e duhura ligjore e proceduriale për të trajtuar çështjen. Por nga të dhënat paraprake mësohet se punonjësja e pastrimit, e ka marrë në fillim Tujanin si futbollist të përfaqësueses shqiptare,…
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar SPAK duke i kthyer edhe njëherë për hetim Prokurorise së Posaçme kallëzimin e bërë nga Tedi Malaveci kreu i Dhomës së Përmbaruesve për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, për të cilin e kishte kallëzuar për “shpërdorim detyre”, lidhur me mikrokreditë. Këtë të mërkurë gjyqtarja Flora Hajredinaj, pas ankimimit të bërë nga Malaveci ndaj vendimit të SPAK për pushimin e çështjes, ndaj Gent Sejkos, ka vendosur ta cilësojë të pavlefshme kërkesën e SPAK. Gjyqtarja e cilëson të pavlefshme kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen ndaj guvernatort të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që…