Author: tirana

Një dentiste 68-vjeçare është ndjekur penalisht nga policia në Pogradec. B.L., 68 vjeçe, banuese në Pogradec, dyshohet se ka kryer mjekim të pakujdesshëm, ndaj një 8-vjeçareje. “Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen: -B. L., 68 vjeçe, banuese në Pogradec, me profesion dentiste, pasi dyshohet se ka kryer mjekim të pakujdesshëm, ndaj një 8-vjeçareje”-njofton policia.

Read More

Një zjarr ka shpërthyer në krye të katedrales në qytetin francez të Rouen. Flakët kanë përfshirë një nga katedralet më të bukura dhe më të rëndësishme në Francë. Sipas mediave të huaja deri tani nuk raportohet për të lënduar, dhe se forcat zjarrfikëse po punojnë për të izoluar dhe shuar zjarrin. Puna për këtë katedrale filloi në vitin 1080 dhe përfundoi rreth vitit 1200, dhe padyshim është një nga atraksionet më kryesore të qytetit.

Read More

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Moravë. Automjeti tip Toyota i ka prerë rrugën një makinë me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi Mësohet se Ëngjëll Berbero, bashkëshortja e tij dhe dy fēmijët 14 dhe 9 vjeç, kanë përfunduar me makinën në kanal. Ata janë transportuar drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim. Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.

Read More

Dështon seanca për Dritan Dajtin në Elbasan. Dajti kërkoi shoqërimin në Gjykatës, por kërkesa e tij nuk u pranua për arsye sigurie. Dështoi edhe kryerja e seancës me video konferencë, sepse mungonin kushtet teknike.

Read More

Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli, inspektim në tunelin e Llogarasë, për masat e marra me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Altin Qato: “Tuneli monitorohet 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë, si dhe nëpërmjet grupit TNT, me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe menaxhimin e trafikut. Apeloj për qytetarët që të respektojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në tunel, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.” Gentian Gjyli: “Kemi marrë angazhim të plotë dhe jemi në koordinim të vazhdueshëm me…

Read More

Eshtë riaktivizuar një vatër zjarri në pyjet e lartë të Balgjajt, në Bashkinë e Klosit.Zjarrëfikësit, punonjësit e bashkisë dhe vullnetarë të zonës fikën një natë më parë zjarrin, ndërkohë sot paradite është riaktivizuar një vatër tjetër, në një terren mjaft të vështirë.Zyrtarë të kësaj bashkie sqaruan se: “Pas riaktivizimit të zjarrit në malin e Balgjajt në vendngjarje ka mbërritur grupi MZSH, sektori pyjor dhe grupe vullnetaresh ku po punojnë për izolimin e zjarrit të përhapur në sipërfaqe pyjore me ah dhe pisha.” Nuk është hera e parë që shfaqen vatra zjarri në këtë zonë dhe zakonisht ato janë të qëllimshëm.

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me anë të një telegrami, shprehu ngushëllimet e tij për largimin nga jeta të Kryeredaktorit të gazetës “Panorama”, z. Aristir Lumezi. “E nderuar Eleonora dhe familja Lumezi, Mësova me hidhërim lajmin e ndarjes nga jeta të Aristirit, i cili trishtoi të gjithë ata që e njohën personalisht, por edhe ata që e njohën nëpërmjet ekranit, shkrimeve dhe analizave të tij. Gazetaria shqiptare humbi sot Kryeredaktorin që përcolli frymën perëndimore në shtypin e shkruar shqiptar përmes filozofisë së tij të drejtimit. Aristiri ishte gazetari, reporteri i terrenit, redaktori, kryeredaktori dhe analisti që me të vërtetën nuk…

Read More

Ka rënë në pranga sot 33-vjeçari Andra Brengasi, i shpallur në kërkim nga policia për tentativë vrasje. Ai u kap në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje. Andrea Brengasi është autori i ngjarjes së Don Boskut më 14 dhjetor 2023, ku tentoi të vriste fqinjin duke qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të tij. Asokohet autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë. Policia vendosi 5000 euro shpërblim , për çdo informacion të…

Read More

Një video e postuar në rrjetet sociale është dëshmi e ekzekutimit brutal të dy ushtarëve ukrainas, që ishin zënë rob nga forcat e Vladimir Putinit. Pamjet e filmuara nga droni, shfaq krimet e kryera nga regjimenti rus i njohur edhe më herët për krime të kryera në Ukrainë, transmeton Telegrafi. Dy ushtarët ukrainase që ishin dorëzuar brenda istikameve, janë vrarë me breshëri plumbash nga ushtarët rusë në afërsi të Robotyne në rajonin e Zaporizhzhia. Vrasjet kanë ndodhur muajin e kaluar, kurse pamjet janë publikuar tani. Zyra e kryeprokurorit në rajonin e Zaporizhzhia ka deklaruar se kanë filluar hetimet – duke…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit, ka marrë masat e nevojshme, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme, më datë 11.07.2024, në orën 20:00, përpara Kryeministrisë. Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga sot, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”,…

Read More

Përmirësohet situata e krijuar nga zjarret në bashkitë Dropull dhe Finiq. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se forcat zjarrfikëse, efektivë të FA, me ndihmën edhe të helikopterit po vijojnë punën mbi fshatin Sofratikë, në Dropull. Në fshatin Kardhikaq, njësia administrative Mesopotam, zjarri është në kontroll, duke mos paraqitur rrezik për banesat, theksoi ministri. “Në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 21 janë shuar falë punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile. Aktualisht, mbeten aktive vetëm dy vatra: një në vendin e quajtur Agjioneri, në bashkinë Delvinë, ku po punohet intensivisht…

Read More

Shtyhet në Gjykatën e Posaçme procesi për ish kryeministrin Sali Berisha, një seancë e cila duhet të mbahej për informacionin dy mujor. Seanca u caktua në datën 19 korrik. SPAK tha informacion por sot avokatët e Berishës kanë kërkuar aktet, për të cilat gjykata thotë duhet t’i paguajnë. Berisha i kërkon aktet për informacionet dy mujore pra për punën e SPAK pa pagesë.

Read More