Author: tirana

Drejtuesi i një mjeti lundrues në Gjirin e Lalzit është gjobitur me një masë administrative 100,000 lekë, pasi shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer kështu në rrezik për pushuesit. Në njoftim thuhet se gjithashtu policia ka bllokuar mjetin lundrues. “Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, bazuar dhe në denoncimet e qytetarëve në rrjetet sociale kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Gjirit të Lalzit, duke bërë bllokimin e një…

Read More

Publikimi i të dhënave të regjistrimit të popullsisë dhe banesave është shoqëruar me dyshime dhe mosbesim mes ekspertëve dhe qytetarëve. Por për drejtoreshën e INSTAT-it, Elsa Dhuli, ky është një debat që ka shoqëruar çdo census, të paktën që prej vitit 2001. “Këtë pjesë do t’ia lija në dorë demografëve analistëve, studiuesve, ekspertëve. Përgjegjësia e INSTAT-it ishte grumbullimi i informacionit dhe publikimi i rezultateve të besueshme dhe transparente të këtij procesi kaq kompleks,” tha zonja Dhuli, e cila jep argumentet e saj pse numri 420 mijë shqiptarë më pak të gjendur gjatë censusit, nuk është final dhe nuk barazohet me…

Read More

Pasagjerët e fluturimit të American Airlines përjetuan momente tmerri kur kabina e avionit u mbush me tym nga një laptop që po digjej në një çantë.Incidenti ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciskos të premten pasdite, sipas zyrtarëve.Pasagjerët po hipnin në Fluturimin 2045 për në Miami kur tymi filloi të mbushte kabinën.Anëtarët e ekuipazhit hoqën laptopin e pasagjerit dhe çantën e duhanit ndërsa të gjithë u përpoqën të evakuonin aeroplanin, tha linja ajrore, sipas nbcbayarea.com.Pasagjeri Carlos Levya tha se sapo kishte hipur kur vëmendja e tij u tërhoq nga pjesa e pasme e avionit. Siç tha ai, “në atë moment…

Read More

Tiranë Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Nr. 5, dhe dhe Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni policor i koduar “Old plants”. Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal nr. 308/2022, i regjistruar si fillim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe më pas transferuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në…

Read More

”Ndotësi paguan” është një ndër parimet kryesore mbi të cilin bazohet  legjislacioni në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Pikërisht në këtë frymë, Parlamenti vendosi të ndryshojë 5 ligje të rëndësishme të cilat shoqërohem edhe me një ashpërsim të sanksioneve ndaj abuzuesve. “Një nga ndryshimet ka të bëjë me ndryshimet juridike, atë të masave ekzekutive duke ju dhënë atyre titull ekzekutiv sepse kemi vënë re që ekzekutimi i gjobave nuk ka qenë aq efikas” tha ZV. ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Almira Xhembulla. Ndryshimet përputhen me direktivën e re europiane. “Ne jemi në linjë edhe me dinamikat e komisionit Europian në këtë…

Read More

Një vajzë 6-vjeçare është rrëmbyer dhe vrarë mbrëmjen e djeshme në një pyll në Normandi nga i dashuri i nënës së saj, i cili u arrestua pas një nate në arrati. Alarmi për rrëmbimin, i cili mobilizoi mbi njëqind xhandarë, u aktivizua rreth mesnatës, deri në orën 2:00 të mëngjesit pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzës së vogël pranë Saint Martin de l’If, në departamentin Seine-Maritime Burri u arrestua rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe aktualisht ndodhet në paraburgim policor, thuhet nga xhandarmëria. Célya ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Saint-Martin-de-l’If, rreth njëzet km në veri-perëndim të…

Read More

Mirditë/Vijojnë kontrollet intensive të territorit dhe hetimet proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i Pastër”. Pas një hetimi proaktiv disajavor, finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”. Asgjësohen 374 bimë kanabis sativa si dhe sekuestrohen dy armë gjahu. Vihet në pranga autori i dyshuar, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike. Identifikohet dhe vijon puna intensive për kapjen e bashkëautorit të kësaj veprimtarie kriminale. Procedohen penalisht kryeplaku i fshatit Batra, për shpërdorim detyre. Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i Pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e…

Read More

Zvicra është përfshirë nga mot i keq me stuhi të forta shiu me shtrengata dhe vetëtima, duke shkaktuar dëme të mëdha si dhe viktima. Sipas mediave të huaja situata paraqitet më e rënduar në Magadino në distriktin e Lokarnos, ku reshje të shumta shiu kanë shkaktuar përmbytje pasi lumunj të shumtë kanë dalë nga shtrati. Gjithashtu era e fortë ka shkaktuar dëme të mëdha duke shkulur pemë dhe shkatërruar shtëpi në zonë. Më shumë se 18,800 vetëtima u regjistruan në gjithë Zvicrën, ndërsa një rrufe ka goditur një pemë në një park. Pemë të shkulura kanë bllokuar rrugën duke vështirësuar…

Read More

Prej tre ditësh në fshatin “Gurë Lurë” është aktivizuar një vatër zjarri e cila ka përfshirë sipërfaqe të mëdha me kullota, pemë ahu dhe pishë të rrallë. Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga efektivët e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Dibër, të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të shërbimit pyjor Dibër dhe banorë të zonës, nuk është arritur që të shuhet vatra e zjarrit e cila deri tani sipas informacioneve nga terreni ka arritur në një sipërfaqe prej 50 hektarësh. Banorët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor vijojnë të bëjnë thirrje për ndihmë nga ajri, pasi zjarri po merr përmasa të frikshme…

Read More

Liderët evropianë së bashku dhe me kryeministrin Edi Rama do të takohen në Britaninë e Madhe javën e ardhshme. Sipas The Guardian, veç vendeve anëtare të BE, janë të ftuar edhe vendet jo anëtare përfshirë Norvegjinë, Islandën, Gjeorgjinë, Kosovën, Serbinë, Shqipërinë dhe Turqinë. Mediat e huaja bëjnë me dije se në fokus do të jetë lufta në Ukrainë, siguria dhe demokracia. Konferenca e së enjtes është takimi i katërt i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ide e presidentit francez, Emmanuel Macron. Është parë si një mundësi shumë domethënëse për kryeministrin e…

Read More

Një efektiv policie ka humbur jetën pas një ngjarje aksidentale që ka ndodhur 9 km larg Elbasanit Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mlizë në Njësinë Administrative Shushicë gjatë të Premtes. Burime jo zyrtare bënë me dije se 62 vjeçari Edmond Brahimaj, efektiv i policisë rrugore ka mbetur i dëmtuar rëndë ndërsa po i jepte ndihmë një personi për të ndërruar gomën e dëmtuar të një autoboti uji në fshatin Mlizë. Fatkeqësisht gjatë manovrimit të heqjes së krikut depozita i ka rënë mbi trupin e 62-vjeçarit duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Pavarësisht transportit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit…

Read More