Mimoza është vetëm një nga vajzat dhe gratë e shumta që kanë rënë pre e dhunës në familje. 47-vjeçarja pas 11 vitesh martesë vendosi t’i drejtohet dyerve të gjykatës për tu divorcuar, për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe fizike nga ish-bashkëshorti i saj. “Vendosa të divorcohem pas 11 vitesh martesë. Shkaku ishte dhuna fizike e psikologjike në mënyrë të vazhdueshme”. Aktualisht Mimoza punon në kryeqytet dhe të ardhurat e saj mujore janë vetëm 35 mijë lekë, me këto të ardhura duhet të mbaj veten edhe djalin, pasi që pas divorcit ish-bashkëshorti nuk ka paguar as detyrimin ushqimor. Më…
Author: tirana
Pishinat e Akuadromit, janë transformuar pas marrjes në administrim nga bashkia e Tiranës. Me një çmim ekonomik, ato janë mundësia më e lirë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit, që nuk kanë mundësi të shijojnë bregdetin në këto ditë të nxehta vere. “Jam vërtet entuziast që, pas 20 viteve kur pishinat e Tiranës ishin lënë në harresë nga menaxhimi i keq i privatit, rikthimi në duart e Bashkisë e ka transformuar situatën nga nata në ditë. Ka qenë vërtet një terr i madh dhe një gropë e madhe plehrash e hedhurinash, saqë të vinte turp të identifikoheshe me këtë ambient,…
Spanja dhe Anglia do të luftojnë për titullin në një kampionat në të cilin fokusi ka qenë te fusha, në atë që po ndodhte në stadiume. Berlini pret ardhjen e 11 mijë tifozëve të çdo skuadre me bileta dhe shumë të tjerë, sidomos anglezë, pa to. Mijëra bileta, të shitura muaj më parë, do të shpërndahen mes të gjitha llojeve të tifozëve, shumë prej tyre gjermanë, të cilët në mungesë të ekipit të tyre do të tentojnë t’i rishesin, ashtu siç ndodhi në Mynih. Berlini do të blindohet për finalen e së dielës, me vëmendje të veçantë për tifozët anglezë…
Pushues të shumtë zgjedhin Pogradecin për të kaluar pushime të gjata. Zgjerimi i hapësirave të plazheve publikë nga bashkia e Pogradecit është mirëpritur nga vizitorët, sidomos të moshës së tretë. “Pogradeci është një qytet i paparë nuk krahasohet me asnjë vend në botë. Pastërti, rregull, disiplinë, gjithë darkën kënaqesh”,-tha një pushuese. “Kemi 10 ditë. Është viti i katërt që vijmë dhe jemi shumë të kënaqur, qoftë për çadrat e bashkisë që nuk paguajmë asnjë gjë se jemi pensionistë”,-shtoi një tjetër. “Kemi 15 ditë. Vijmë çdo vit këtu sepse na pëlqen, sidomos për moshat tona është shumë mirë,” shtoi një tjetër…
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç pretendon se ndaj tij po përgatitet një atentat. Gjukanoviç ka njoftuar autoritetet vendase se ka marrë informacion nga një zyrtar i lartë ushtarak nga Kosova për atentatin që po planifikon një grup kriminal nga një vend fqinj, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj. “Sipas nenit 18 të Ligjit për Presidentin e Malit të Zi, me përfundimin e detyrës, Presidenti ka të drejtë në sigurim të përhershëm personal në përputhje me vlerësimin e sigurisë të përcaktuar nga organi kompetent, në pajtim me ligjin. me rregullore pozitive, Agjencia e Sigurisë…
Heqja e notës mesatare 8.5 dhe përfshirja e studentëve me pesa në marrjen e bursës pas vitit të dytë të studimeve nuk është zgjidhje për të shpëtuar degët me interes kombëtar në fushën e mësuesisë apo bujqësisë, nga mbyllja. “Unë mendoj që mesatarja duhet të jetë një kriter në degët prioritare dhe aq më tepër në degët e mësuesisë, që këta studentë në të ardhmen do të edukojnë brezat e ardhshëm. E shikoj si politikë të gabuar që të financohen studentët që nuk kanë një mesatare të mirë. Një maturant i cili në vitin e dytë të universitetit ul mesataren…
Vajza e Majlinda Bregut ka ndarë në Instagram foto nga pushimet me partnerin e saj. Teksa ndodhen me pushime, Kejda Ajazi ka postuar foto krah të dashurit të zemrës, duke shkruar se “e dashuron”, por duket se nuk preferon që ti zbulojë tërësisht identitetin, ndërsa ia ka mbuluar fytyrën me një emoji, zemër blu.
Ministrja franceze e Sporteve, Amelie Oudea-Castera, u zhyt në Senë për të vërtetuar se ujërat e lumit që përshkon kryeqytetin francez janë të pastra. Fushata e marketingut u bë pak ditë para nisjes së Lojërave Olimpike, që këtë vit zhvillohen pikërisht në Paris. Olimpiada nis më 26 korrik dhe përfundon më 11 gusht. Në Senë do të zhvillohen gara e triatlonit dhe maratona e notit.
Një sulm izraelit në jug të Gazës ka vrarë 71 persona të shtunën, më 13 korrik, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë, duke shtuar se dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ndërkaq, një zyrtar izraelit tha se ushtria ka shënjestruar kreun e krahut ushtarak të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Zyrtari izraelit tha se shënjestër e sulmit në Han Junis ishte Mohammed Deif, që shumë besojnë se është arkitekti i sulmit që Hamasi kreu më 7 tetor në Izrael, kur u vranë afër 1.200 persona. Ky sulm nxiti luftën mes Izraelit dhe…
Në brigjet e Adriatikut, Shqipëria fsheh plazhe të egra dhe të paprekura, që ofrojnë një përvojë unike për çdo udhëtar të etur për natyrë të virgjër dhe peisazhe mahnitëse. Mes tyre, Spille dhe Vilë Bashtovë qëndrojnë si dy margaritarë të fshehur, që presin të zbulohet bukuria e tyre e pastër. Spille: Parajsa e qetësisë Spille, një plazh i gjerë dhe i gjatë, është një destinacion që të mahnit me rërën e butë dhe ujërat e kristalta. Këtu, nuk do të gjeni resortet e mëdha apo zhurmën e qytetit; në vend të kësaj, do të përjetoni qetësinë dhe paqen që vetëm…
Në qarkun e Tiranës janë 7 shkolla të arsimit profesional, ku nxënësit që mbaruan arsimin 9-vjeçar mund të regjistrohen. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video informuese për këto shkolla, në të cilat prej 8 korrikut janë hapur regjistrimet. “Regjistrimet në arsimin profesional. Njihuni me 7 shkollat në qarkun e Tiranës dhe zgjidhni mes një nga 17 drejtimeve për një arsim dinamik, përfshirës dhe plot mundësi. Regjistrohu tani përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë””, shkruan Rama. Shkollat e arsimit profesional që ndodhen në qarkun e Tiranës janë : Shkolla Teknike Ekonomike në Tiranë ofron dy…
Për herë të parë në 20 vite karrierë, mes Evropianit dhe Botërorit, C.Ronaldo mbylli një turne madhor pa lënë shenjë, zero gola të shënuar. CR7 ishte thjesht hija e emrit të tij në “Euro2024”, por as kjo nuk mjafton për të ndalur yllin portugez. Sipas mediave angleze, Ronaldo ka vendosur një objektiv të ri, synon të jetë pjesë e Portugalisë edhe në Botërorin e ardhshëm, në 2026, pavarësisht se në atë moshë do të jetë 41 vjeç. Për t’i arritur këtij qëllimi, Ronaldo ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Al Nassr edhe për një tjetër vit, kontrata aktuale…