Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Liderët evropianë do takohen në Britani, merr pjesë edhe Kryeministri Rama, çfarë do të diskutohet

09:18 / July 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7505
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liderët evropianë së bashku dhe me kryeministrin Edi Rama do të takohen në Britaninë e Madhe javën e ardhshme.

Sipas The Guardian, veç vendeve anëtare të BE, janë të ftuar edhe vendet jo anëtare përfshirë Norvegjinë, Islandën, Gjeorgjinë, Kosovën, Serbinë, Shqipërinë dhe Turqinë. Mediat e huaja bëjnë me dije se në fokus do të jetë lufta në Ukrainë, siguria dhe demokracia.

Konferenca e së enjtes është takimi i katërt i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ide e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Është parë si një mundësi shumë domethënëse për kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer që jo vetëm të presë deri në 50 liderë evropianë, por të rivendosë besimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe t’i tregojë botës se vendi është kthyer në skenën ndërkombëtare pas viteve të dëmtimit të reputacionit të shkaktuar nga Brexit.

EPC është krijuar për të lehtësuar forcimin e lidhjeve midis liderëve të BE-së dhe atyre jo pjesë e BE me konferenca të mëparshme të mbajtura në Spanjë, Moldavi dhe Republikën Çeke.

Si mikpritës, Starmer do të flasë në seancën plenare hapëse, e cila do të mbahet në një nga sallat në Pallatin Blenheim, vendlindja e Ëinston Churchill. Ai pritet të nënvizojë angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës dhe Zelenskyt, dhe për rivendosjen e marrëdhënieve të vendit pas Brexit me BE-në.

britani Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.