Author: tirana

Meriton Mjekiqi ka uruar përmes rrjeteve sociale djalin e tij për ditëlindje. Finalisti i ”Big Brother Albania Vip 3” ka ndarë disa postime krah tij në Instagram, ku zgjedh fjalët më të bukura për të. “Shpirt i babit, Loar! Gëzuar ditëlindjen, dritë e diellit dhe e syve të mij”, ka shkruar ai. Moderatori në edicionin e tretë të Big Brother tha se kanë kaluar shumë vite që nuk e ka parë djalin për shkak të raporteve që ka me ish-partneren.

Read More

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, kryetari i komisionit të posaçëm anti-korrupsion, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, tha se nga njëra anë opozita refuzon të bëhet pjesë e komisionit dhe nga ana tjetër i bën SPAK-ut gjyq popullor. “Nuk mund të ketë prokurorë apo gjyqtar të mirë kur ju jep të drejtë dhe prokurorë e gjyqtarë të kapur apo të blerë kur nuk u japin të drejtë”, u shpreh Xhafaj. Fjala e plotë E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit! Kolegë deputetë! Të nderuar qytetarë! Kuvendi është vendi ku procesi i monitorimit dhe raportimit të institucioneve të pavarura të drejtësisë duhet të…

Read More

Presidenti i Ruandës, Paul Kagame kërkon që të zgjasë sundimin e tij 24-vjeçar si president. Ai u bë president në vitin 2000 dhe që atëherë ai ka dominuar në çdo zgjedhje që është zhvilluar në vazhdim, duke marrë më shumë se 90% të votave. Në zgjedhjet presidenciale në vitin 2017 ai fitoi duke marrë më shumë se 99% të votave. Kagame është 66 vjeç jo pak herë ai është kritikuar dhe po ashtu është akuzuar se nuk lejon asnjë opozitë të vërtetë.

Read More

Donald Trump shkon në Kuvendin Kombëtar Republikan pa emrin e nënpresidentit, por ai tha se do ta bënte këtë gjë të hënën. Mbetet e paqartë nëse sulmi me armë gjatë tubimit në Pensilvani, ka ndryshuar mendimin e ish-presidentit rreth personit që do të garojë krah tij, si kandidat për nënpresident. Pas sulmit me armë, zgjedhja e zotit Trump mbart dukshëm më shumë peshë. Trump ka pohuar vazhdimisht se do të përqëndrohej tek përzgjedhja e dikujt që ishte i kualifikuar për të marrë detyrën si komandant i përgjithshëm. Personat e përfshirë në listën e ngushtë të zotit Trump kanë nivele të…

Read More

Sali Berisha ka vijuar akuzat për kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin. Nga ballkoni i shtëpisë, ai tha se sot deputetët e opozitës, ia nxorën fytyrën e vërtetë Duamnit, referuar raportimit që kreu i SPAK pati sot në Kuvend. Sipas kryedemokratit, deputetët e opozitës ia thanë fjalën në fyt “mercenarit Altin Dumani”. “Miqtë e mi, sot boritë e mjeranëve dhe Zamanëve heshtën sepse morën në surrat atë që merituan. Kjo ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që mbështesin burgosjet politike. Kjo ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që besojnë patriotizmin e mafiozëve. Atyre u them…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja bën me dije se janë hapur aplikimet për trajtimin me kredi të lehtësuar, 0% interes, për blerjen e banesës për 300 punonjës të administratës publike. Ministri kujtoi se aplikantët duhet të jenë të punësuar në institucionet e administratës publike, sipas kategorive të mëposhtme: Ministria e Brendshme; Ministria e Mbrojtjes; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Ministria e Arsimit dhe Sportit; Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social; Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Sipas vendimit, do të jenë përcaktuese në renditjen e aplikuesve: mosha, përvoja e punës në administratë dhe kategoria e pages.…

Read More

Të cilësuar me nofkën si “dora e hekurt” e SPAK-ut, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, më në fund do të pajisen me armë, pistoleta të tipit ”Bereta”. Sipas burimeve të ”Tirana News”, hetuesit tashmë janë në procesin e stërvitjes dhe po mësojnë në poligone sesi ta përdorin. Ata do ta përdorin për aksionet, arrestimet, apo edhe në rastet e vetëmbrojtjes si hetuesit e FBI-së. BKH u ndërtua si një strukturë solide, e pavarur nga Policia e Shtetit, duke punuar vetëm me prokurorin e posaçëm të SPAK. Rrugëtimi i hetuesve të BKH filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë përfshin teste…

Read More

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku priti sot në një takim drejtorin ekzekutiv të kompanisë hidrokarbure ENI, Claudio Descalzi, me të cilin diskutuam mbi ecurinë e operacioneve hidrokarbure në Shqipëri, si dhe bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen. Ajo informoi se kreu i kompanisë ENI u prit edhe nga kryeministri Edi Rama, të cilin e informuan mbi aktivitetet e kërkimit të ENI në bllokun Dumrea. “Diskutuam për mundësi të reja bashkëpunimi në fusha që lidhen me tranzicionin energjetik, siç është dhe prodhimi i lëndëve bujqësore për rafinim biologjik, në tokat e pashfrytëzueshme. Përherë të hapur për të…

Read More

Këshilli Evropian miratoi këtë të hënë një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mbështetur ushtrinë e Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, e cila e cilësoi vendimin si arritje historike për Shqipërinë. Fondi është ndarë për të mbështetur forcat e armatosura shqiptare në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes. “Kjo nismë synon të forcojë aftësitë ushtarake të Shqipërisë dhe të rrisë sigurinë rajonale”, tha Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë. Zyra e BE-së tha se ndihma ka për qëllim rritjen e efektivitetit operacional të lëvizshmërisë, manovrimit dhe mbrojtjes. Sipas saj, këto…

Read More

Fredi Beleri u lirua këtë të hënë nga burgu i Fierit, ku shkoi në Athinë dhe më pas në Strasburg, ku nesër më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet. Beleri do të jetë përkohësisht jashtë burgut, me Athinën si destinacionin e parë dhe nga aty do të shkojë në Strasburg, për të marrë detyrën si anëtar i Parlamentit Evropian gjatë seancës hapëse plenare dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet për drejtuesit e BE-së. Fredi Beleri ka kohë deri në orën 16:00 të së shtunës për t’u kthyer dhe për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, në…

Read More

Thomas Muller vendos zyrtarisht të tërhiqet nga skuadra kombëtare gjermane, pas 14 vitesh të mbushura me suksese dhe dështime. Lajmin e ka konfirmuar vetë numri 13, përmes një postimi në rrjete sociale. Ndeshja e tij e fundit ishte humbja kundër Spanjës në çerekfinalet e Euro 2024, ku Muller u aktivizua në fund të pjesës së dytë. Në total ai ka luajtur 131 ndeshje me Gjermaninë, duke shënuar 45 gola. Suksesi i vetëm me Gjermaninë është fitimi i Kupës së Botës në vitin 2014 në Brazil. Gjatë atij turneu, Muller shënoi 5 gola, po aq sa kishte realizuar katër vite më…

Read More

Këtë të hënë një vatër zjarri është regjistruat në fshatin Kurdari të bashkisë Klos, në vendin e quajtur Balgjaj. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore dhe për shkak të erës së fortë, po përhapen me shpejtësi.“Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave të angazhuara për shuarjen e zjarrit në vendin e quajtur Balgjaj, në fshatin Kurdari të bashkisë Klos. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore. Era e fortë dhe terreni malor e kanë bërë të vështirë punën e efektivëve në terren, ndaj është kërkuar ndërhyrja nga ajri”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Read More