Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë deklaratë me rastin e raportuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë të Serbisë. Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin Artan Hajrizi. Kurti, në konferencë për mediat tha se rasti nuk ka përse të politizohet. “Kemi pranuar edhe ne informacione, sikurse edhe ju sepse kjo vrasje ka ndodhur në Serbi, që do të thotë se burim informacioni ka qenë Serbia. Tani, organet tona kompetente, Ministra e Brendshme, e Jashtme, policia jonë do të njoftojnë…
Author: tirana
Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit teksa përshëndeti nismën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, theksoi se shqiptarëve nuk iu duhet patriotizmi ekstrem dhe as patetizmi politik. Ai tha se të dy vendet duhet të sheshojnë problematikat, ndërsa sytë e Shqipërisë duhet të jenë nga Brukseli. ”Greqia nuk i shpalli luftë Shqipëirsë, por Ccamërisë. Ka ardhur koha që ky ligj të hiqet, por mos të keqpërdoret. Zoti Rama i bën një koncesion patriotizmash shqiptare, në mënyrë që të rreshtohemi pak nga krahu tjetër. Por nuk duhet të jetë kjo filozofia. Kemi pasur me Greqinë të gjithë zigzaket tona.…
Një turist francez në ishullin e Sazanit është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë. Turistit iu dha ndihma e parë nga pjesëtarë të bordit të skafit por dhe turistë dhe qytetarë të Vlorës të ndodhur pranë. Francezi mësohet të jetë i moshës 38 vjeç, ndërsa vuante nga probleme të zemrës. Ai ishte në Sazan me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën e vogël 6 vjeçe. 38-vjeçari është nisur urgjent drejt Spitalit të Vlorës, gati pa shenja jete. Mungesa e ndihmës së shpejtë, prezenca e një mjeku apo një qendre kujdesi në këtë zonë turistike, rrit riskun e asistimit për ndihmë mjeksore.…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “ Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë ”, i ndryshuar, ka regjistruar kryesisht procedimi pasuror nr. 3, datë 01.02.2024 në lidhje me pasuritë e subjekteve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha, Alfonc Hoxha, Gabriel (Admir) Bici, Rampo Qinami dhe Ervin Çejku, si dhe personave të lidhur me ta. Ky procedim pasuror është regjistruar pas hetimeve paraprake të kryera nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me procedimin penal nr. 49,…
Policia në Mirditë ka finalizuar operacionin e koduar “Double”. Në pranga ka rënë një shtetas 37-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke ujitur 520 bimë narkotike. I arrestuari është Fatmir Ndoj. Kontrolle intensive dhe finalizim të operacioneve proaktive, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “DOUBLE”. Po ujiste 520 bimë narkotike, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 37-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Lezhë, bazuar në informacionet…
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Oxford, ku është pritur nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer. Rama shprehet se ndodhet mes liderëve të BE-së në Komitetin Politik Europian. “Komiteti Politik Europian mes liderëve të BE-së🇪🇺 📍Oxford – Pritja nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer🇦🇱”, shkruan Rama.
Një tjetër i dënuar shqiptar është bërë protagonist në burgun grek të Karidhalos. 28-vjeçari shqiptar gëlltiti 84 qese me lënë narkotike të llojit kokainë, për t’i fshehur nga gardianët. Por veprimi i shqiptarit u vu re më herët nga një prej rojeve të burgut, i cili njoftoi menjëherë autoritete. Pasi ju nxor e gjithë lënda narkotike nga stomaku, rezultoi se shqiptari kishte gëlltitur 138 gram kokainë.
Eksperti i sistemit të pensioneve, Ramadan Kondi komentoi lajmin se në tetor do të bëhet indeksimi i radhës për moshën e tretë. Në tetor do të bëhet indeksimi i radhës, por sa para do të marrin ata më shumë?. Sipas tij, kjo gjë është e padrejtë pasi rritja duhej bërë që në janar. “Edhe kjo është e padrejtë pasi duhet të ishte bërë që në muajin janar. Indeksi i vitit 2023 është 11%, sikur të bëhet 11% pensioni mesatar do të rritet 1850 lekë”, tha eksperti në A2 CNN. Nga ana tjetër, Z.Kondi ka treguar edhe një skemë të re…
Vangjel Tavo largohet nga posti i prefektit të qarkut të Vlorës. Tavo është konfirmuar tashme si kandidat i PS për bashkinë Himarë për zgjedhjet e datës 4 gusht, ndërsa tashmë ka dhënë dorëheqjen nga ky post, dorëheqje që i është dërguar edhe ministrit të Brendshëm. Vangjel Tavo u emërua prefekt i Vlorës më 13 mars të këtij viti duke zëvendësuar Flamur Mamaj, post që e mbajti për pak muaj duke qenë tashmë kandidat i PS për bashkinë Himarë.
Jehona e finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” vazhdon ende edhe pas përfundimit të saj mbrëmjen e 14 korrikut. UEFA ka përzgjedhur së fundmi 10 ndeshjet më të spikatura të finaleve të EURO 2024 dhe mes tyre është edhe takimi i grupit B mes Shqipërisë dhe Kroacisë, që përfundoi me rezultatin 2-2. Sipas UEFA-s, këto janë ndeshjet me intensitet më të lartë loje, spektakël, raste, gola të bukur, përmbysje rezultati dhe gola të shënuar në minutat e fundit. Ndeshja Shqipëri – Kroaci konsiderohet nga UEFA si një nga sfidat më të bukura të këtij Europiani. Në këtë duel ballkanik, Qazim…
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në takimin e radhës së Komitetit Politik Evropian mes liderëve të BE-së. Në fokus të diskutimeve të liderëve evropianë do të jetë lufta në Ukrainë, siguria dhe demokracia, ndërsa për herë të parë kjo mbledhje do të drejtohet nga kryeministri i ri Britanik Keir Starmer, i cili do të mbajë edhe fjalën hapëse. Do të jenë 2 tryezat e rrumbullakëta që do të mbahen në këtë takim; një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe Kryeministri Rama; dhe një tjetër për mbrojtjen…
Alda Nikolli, një prej motrave të cilave iu vendos tritol në derën e banesës në orët e para të mëngjesit të së dielës (14 Korrik), ka rrëfyer lidhje me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani, që sipas saj, qëndron pas shpërthimit me lëndë plasëse. E reja ka rrëfyer se me Nuredin Dumanin është njohur nëpërmjet të dashurit të motrës së saj Giovanna Nikolli, Amarildo Xhanej, po ashtu i dyshuar si vrasës me pagesë, pasi të dy ndodhen në burgun 313 në Tiranë. Por gjërat, sipas Alda Nikollit, ndryshuan pasi e dashura e Nuredin Dumanit, Mirjeta Avdiu, zbuloi lidhjen me tyre. Mirjeta…