Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka uruar Ursula von der Leyen për zgjedhjen për herë të dytë në krye të Komisionit Europian. Basha shkruan shqiptarët ndihen pjesë e kësaj familjeje të madhe vlerash. Për të udhëheqja e fortë, vizioni dhe vendosmëria e saj janë përbërës që nevojiten për të çuar përpara familjen evropiane. “Urime Ursula Von Der Leyen për këtë mandat të dytë të merituar. Udhëheqja e fortë, vizioni dhe vendosmëria e saj janë përbërës që nevojiten për të çuar përpara familjen evropiane me bindje dhe besim në momente vendimtare për të ardhmen e kontinentit dhe botës. Vlerat që…
Author: tirana
Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Menaxhimit realizoi një renditje vjetore të qyteteve më të zgjuara në botë, bazuar në fuqinë ekonomike dhe teknologjike të çdo qyteti dhe se si këta faktorë rrisin cilësinë e jetës dhe ofrojnë zgjidhje ndaj sfidave shoqërore. Asnjë qytet i vetëm nga Amerika e Veriut apo Afrika nuk u rendit në top 20 këtë vit dhe shumica ndodhen në Evropë ose Azi. 10 qytetet më të zgjuara në botë ZyrihuOsloCanberraGjenevaSingaporKopenhagenLozanaLondraHelsinkiAbu Dhabi
Të shqetësuar rreth aftësisë së presidentit Joe Biden për të fituar zgjedhjet këtë nëntor, demokratët po e nxisin atë të rishqyrtojë çështjen e kandidimit, ndërsa ai po qëndron larg fushatës, për shkak të infektimit me Covid-19. Zoti Biden ka këmbëngulur se nuk do të tërhiqet, i bindur se ai është kandidati që mund ta mundë sërish ish-presidentin Donald Trump. Por publikisht dhe privatisht, demokratët me peshë po dërgojnë sinjale shqetësimi dhe disa shpresojnë se ai do t’i bëjë një rivlerësim të trajektores së garës dhe trashëgimisë së tij në drejtimin e vendit. Gjatë javës së kaluar, udhëheqësi i shumicës në…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin e katërt të Komunitetit Politik në Britani, dhe në një deklaratë për mediat, theksoi se lufta në Ukrainë po e rrezikon sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të rajonit, por edhe të gjithë Europës. Osmani kërkoi që demokracia të mbrohet nga Rusia dhe Putini. “Edhe pse nuk jemi anëtarë të Bashkimit Europian, do të kemi një mundësi të barabartë për të shprehur jo vetëm shqetësimet, por edhe idetë se si mund të kapërcejmë disa nga sfidat më të mëdha me të cilat po përballet kontinenti ynë. Siç e dini, këto nuk…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ftoi maturantët që kanë ambicie të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë. Gjatë një takim me maturantë të shkollës së mesme “Ismail Qemali” në Tiranë, Balla prezantoi mundësitë që ofron Akademia për formimin e të rinjve, e sidomos për garantimin e një pune dinjitoze dhe mundësi tejet të gjera për karrierë në administratën publike. “Ndërsa vlerësoni drejtimin që doni të marrë jeta juaj, të merrni në shqyrtim edhe propozimin tonë që studimet ‘Bachelor’, pas përfundimi të arsimit të mesëm, të vini t’i kryeni tek një institucion i certifikuar arsimor,…
Kjo e enjte duket se ka qenë më e nxehta për këtë javë. Edhe pse termometri ka shënuar 41 gradë, vapa është ndierë edhe më shumë së kaq nga qytetarët. Por do të këtë vranësira kryesisht në zona malore të cilat mund të shkaktojnë reshje madje në formë rrebeshi. Të shtunën pritet rënie e temperaturave. Edhe pse nuk janë këto temperaturat me të larta me të cilat përballet vendi ynë, pasi rekordi është thyer një vit më parë ku në Berat termometri shënonte 44 gradë, por këtë vit thonë meteorologët është thyer rekord me temperaturat e larta si asnjëherë tjetër…
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte kanosur për jetën, me sëpatë, nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e shtetasit përgjegjës. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. B., 61 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Ballkani është nën valën e të nxehtit ekstrem. Ministria e Kulturës e Greqisë urdhëroi mbylljen e Akropolit përgjatë orareve të drekës, për shkak të temperaturave të larta, duke i detyruar turistët të zgjedhin një moment tjetër gjatë ditës për të vizituar tempullin e famshëm. Kryqi i Kuq shpërndau ujë të ftohtë dhe fletushka informuese për ata që prisnin në radhë. Nxehtësia ka ardhur kryesisht nga Afrika dhe meteorologët parashikojnë se do të vazhdojë deri të dielën. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 43 gradë celsius. Por përveç Greqisë, edhe vende të tjera në Ballkan janë detyruar të marrin masa për…
Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Komitetin Politike me liderët e BE që zhvillohet në Londër. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer. Por përmes një postimi në Facebook, Rama shihet duke ngrënë dhe ka ironizuar ushqimin anglez, ku edhe shkruan se ”Nuk kanë faj fare anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë “Oh sa mirë hahet këtu tek ju!””.
Alda Nikolli foli për tritolin që shpërtheu në banesën ku jetojnë në Elbasan, dhe për të fshihet Nuredin Dumani, i cili ndodhet në burgun 313 në Tiranë. Ajo thotë se ka pasur komunikime prej dy muajsh me të pandehurin e drejtësisë përmes SKYPE, një marrëdhënie që sipas saj përfundoi me kërcënime. Për këtë drejtoria e Burgjeve ka pezulluar nga puna dy punonjës si dhe iu ka shkëputur linjën e internetit të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Amarildo Nikollit. Sipas saj Dumani e ka kërcënuar, pasi ajo ka shkuar në SPAK dhe ka treguar komunikimet me të. Në burgun 313…
Në seancën plenare këtë të enjte, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe deputeti i pavarur, Agron Shehaj vijuan me debatin për fondet e BE, IPARD 2 për bujqësinë lidhur me raportin vjetor të OLAF. Denaj mohoi akuzat se janë vjedhur fondet për fermerët dhe theksoi se janë 540 investime në të gjithë Shqipërinë me këto fonde. ”Më latë dhe ju mua pa fjalë. Jam e kënaqur që ju lashë pa fjalë. Nëse keni emra pse nuk i çoni në SPAK, pse i sillni këtu? Nuk kemi detyrim të japim përgjigje për emra të përveçëm, çojini tek organet e drejtësisë. Sa…
Opozita kërkoi seancën e sotme plenare me ngulm mocion me debat për fondet e IPARD që janë bllokuar nga BE. Teksa deputeti Agron Shehaj po zhvillonte një interpelancë me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj po për këtë çështje, opozita kishte boshatisur sallën.