Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se papunësia në vend ka rënë në nivelin më të ulët historik, përgjatë viteve të fundit. Për të norma e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.7%. Gjatë prezantimit të Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2023 në Kuvend, Sejko foli edhe për rritje ekonomike, që sipas tij u mbështet nga disa faktorë, që nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve private, si dhe i eksportit të shërbimeve të turizmit. “Sipas të dhënave të INSTAT-it, ky tregues u rrit me 3.5% gjatë vitit të shkuar. Paralelisht me të,…
Author: tirana
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot mbi disa çështje të ngritura nga deputetët e opozitës në seancën plenare. Balla u shpreh se siguria në sistemin e burgjeve është rritur e përmirësuar, falë bashkëpunimit të institucioneve ligjzbatuese dhe masave të marra. “Unë e kuptoj që dyqanet e burgjeve kanë qenë një biznes i mirë, i madh, madje vendi më i kërkuar në Shqipëri, dikur, ishte shitës te dyqani i burgut. Nuk ekziston më ky biznes, dyqani i burgut, sepse teknologjia, për fat të mirë, por edhe koordinimi mes institucioneve ka bërë të mundur që kjo gjë të eliminohet. Besoj e…
Presidenti Bajram Begaj ka uruar Ursula Von der Leyen, me rastin e rizgjedhjes së saj Presidente e Komisionit Evropian. Begaj shkruan se do të vijojnë bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe BE-së, teksa punojnë për finalizimin e anëtarësimit të vendit drejt Bashkimit Europian. “Urime Von der Leyen për rizgjedhjen si President i Komisionit Evropian! Ne presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë të Shqipërisë me BE-në ndërsa punojmë drejt finalizimit të anëtarësimit tonë”, shkruan ai.
Edhe njëherë tjetër, kreu i grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi është përplasur ashpër me drejtuesen e seancës pleanre në Kuvend, deputeten e PS-së Ermonela Felaj. Teksa Bardhi mori fjalën, Felaj i tha se nuk po flet për procedurë dhe se duhej të ulte. Por pas kësaj Bardhi ka nisur me sulme ndaj saj. Pjesë nga debati: Bardhi: Ty të kanë marrë bandat peng dhe nuk po themi gjë. Felaj: Mos u fusni në histori të tjera se do dalësh keq. Bardhi: Nuk dal keq se unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë që hedh ndryshe nga ju që ju marrin…
Nëse në Tiranë sot është dita më e nxehtë, disa zona bregdetare në jug të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu. Prej më shumë se 30 minutash në jug të vendit kanë nisur reshje të dendura shiu duke bërë që edhe pushuesit të largohen. Stuhi me shi të rrëmbyeshëm ka pasur edhe në qarkun e Elbasanit.
Një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve ofron informacion mbi mjedisin e të bërit biznes në më shumë se 160 ekonomi të botës. DASH përvijon sfidat dhe përparësitë e të bërit biznes në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Shqipëria vazhdon të ruajë qëndrueshmërinë e saj makroekonomike, pavarësisht tre goditjeve të njëpasnjëshme siç ishin, tërmeti i vitit 2019, pandemia Covid-19 dhe ndikimet ekonomike të agresionit rus në Ukrainë. Pas një tkurrjeje prej 3.5 për qind në vitin 2020, ekonomia e Shqipërisë u rikuperua, duke u rritur me 8.9 për qind në vitin 2021, 4.9 për qind…
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca gjatë raportimit këtë të enjte në Kuvend, duke u ndalur tek vlera e mimimumit jetik, ajo tha se nëse vetëm do të trajtonim indeksimin e çmimeve sipas indeksimeve zyrtare apo raportit të rritjes së çmimeve të përcaktuar nga INSTAT në vitin 2024 do të duhej të ishte 21,039 lekë për person. Problemet e evidentuara nga Avokati i Popullit 1-Në vitin 2023 Komiteti për Parandalimin e Torturës (CPT) paraqiti raportin për Shqipërinë. Raporti ishte në linjë me gjetjet e mëhershme të Avokatit të Popullit, por me rëndësi vlerësoj të theksoj problemin e numrit tejet të lartë…
47 krerë qeverish dhe shtetesh europiane janë mbledhur sot në Angli, në takimin e katërt të Komitetit Politik. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar po ashtu edhe një takim individual me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Keir Starmer. Rama tregon se takimi u zhvillua në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill. ”Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i…
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, firmosi këtë të enjte marrëveshjen me kompaninë austriake “Verbund AG”, për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri. Balluku bëri të ditur se marrëveshja u arrit përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll me sukses të plotë pak kohë më parë. Po ashtu, Balluku informoi se së shpejti do të firmosen edhe dy kontratat e tjera, të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë seancës në Kuvend ku sot raporti edhe Avokti i Popullit, ngriti shqetësimin dhe pyetjet në lidhje me ndryshimin e hartës gjyqësore. ”Si ka ndikuar implementimi i hartës së re gjyqësore, aksesi në drejtësi për qytetarët. A ka sot pas hartës së re gjyqësore më shumë akses apo më pak akses në drejtësi? Si është situata me zbatimin e të dretjave të njeriut përsa i përket këtij aspekti”, pyeti ajo duke iu drejtuar avokates së popullit që në fjalën e saj e ceku këtë si shqetësim. Nga ana tjetër, Tabaku ngriti shqetësimin në lidhje me…
Pas publikimit të të dhënave nga Censi, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë shprehet se ato nuk pasqyrojnë realitetin. Në një deklaratë, Kisha thekson se regjistruesit, në shumë raste, nuk i pyesnin të intervistuarit për përkatësinë fetare. ”Kemi evidencë të dokumentuar se një numër i madh besimtarësh nuk u intervistuan, sepse nuk u vizituan nga asnjë regjistrues. Sipas regjistrave tanë të pagëzimeve tregohet qartë se numri i të krishterëve orthodhoksë është shumë herë më i madh nga sa rezulton në Cens. Sipas statistikës së vitit 1927 kemi këto të dhëna: myslimanët sunitë dhe bektashinj përbënin 67.5%; orthodhoksët 22.3% dhe katolikët 10%”,…
Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Komitetin Politik me liderët e BE që zhvillohet në Londër, por përmes një postimi në Facebook, Rama shihet duke ngrënë, por shprehet i pakënaqur nga ushqimi, pasi shkruan se ”Nuk kanë faj fare anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë “Oh sa mirë hahet këtu tek ju!””. Postimin e Ramës e ka parë edhe Edi Paloka, i cili ka një koment. ”E kanë lënë vetëm pallën. E kush do ulej të hante duke patur thonjtë e tij të pisët përpara syve?”,-shkruan Paloka.