Author: tirana

Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj thotë se ka bërë përpjekje për një parti që nuk ka lidhje me idhujtarinë. Alibeaj tha se u largua nga grupi parlamentar i PD-së pasi e konsideron një territor që nuk ishte i tiji, pas vendimit të padrejtë të Gjykatës së Apelit. ”Nuk jam dakort me gjendjen që pas 11 qershorit, ajo struktura që kishte një vello që ishte Partia Demokratike, nuk është më kjo parti. Unë nuk jam që të presim, unë them që të mos lemë betejën që nisëm për vlerat. Ne nuk mund të lemë njerëzit që na besuan pa pika reference.…

Read More

Partizani siguroi kualifikimin për në turin e dytë të Conference League. Nënkampionët e Shqipërisë, triumfuan me përmbysje me rezultatin 2-1 ndaj Marsaxlokk në Maltë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte më e ndezur. Vendasit kaluan të parët në avantazh me një supergol nga Yuri në minutën e 46-të, por Partizani barazoi vetëm dy minuta më vonë me Carën. Kur dukej se ndeshja do të shkonte me penallti, erdhi edhe goli që vendosi kualifikimin. Në minutën e 93-të, Keko shfrytëzoi një pasim në zonë nga Hadroj dhe përmbysi rezultatin.

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e fundit për klimën e investimeve në vendin tonë, ku mes të tjerash përmend sërish Sali Berishën, i shpallur ”non-grata” nga SHBA. DASH nuk i ndahet as këtë herë Berishës, kur thotë se dhuna politike në vend është e rrallë, por si të vetmin episod, sjell në kujtesë atë të janarit të 2022, kur sipas DASH Berisha ka tentuar që të futët me forcë në selinë e PD. “Dhuna politike është e rrallë. Në janar të vitit 2022, një politikan shqiptar, i shpallur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për korrupsion të konsiderueshëm…

Read More

Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia flet për votën e diasporës. Ai thotë se shpreson të arrihet një dakordësi për mënyrën e votimit. Qefalia ka theksuar se sa i përket mënyrës së votimit ka disa divergjenca të vogla, të cilat dhe me ndërhyrjen e komisionerit të zgjedhjeve do kapërcehen. ”Ka një ndërveprim midis komisoneve, jo vetëm ato që zhvillohen publike, por dhe me kontaktet që zhvillojnë të dy grupet parlamentare. Ka një dakordësi për mënyrën që diaspora duhet të votojë. Ndërsa sa i përket mënyrës së votimit ka disa divergjenca të vogla, të cilat dhe me ndërhyrjen e komisionerit të zgjedhjeve…

Read More

Një 70-vjeçar është plagosur këtë pasdite në Durrës. Autori është një i ri, rreth 31 vjeç dhe u kap në flagrancë nga policia së bashku me armën e krimit, një pistoletë. Policia ka reaguar menjëherë pasi ka qenë në afërsi të lokalit ku ndodhi ngjarja. Njoftimi i policisë Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar. Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës…

Read More

Në Samitin e Komunitetit Politik që po mbahet në Woodstock, Oxfordshire, ku veç liderëve të BE-së janë edhe ata të rajonit të Ballkanit, kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar edhe fotoalbumin e takimeve që ka zhvilluar, që nga mbreti Charles, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe dhe të gjithë liderët e ardhur nga mbarë Europa. Rama ka ndarë një foto me homologun britanik Keir Starmer. Rama dhe Starmer shfaqen në një tryezë të rrumbullakët në një takim kokë më kokë, në parkun e pallatit Blenheim, vendlindja e kryeministrit Sir Winston Churchill.

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi këtë të enjte një takim me Kryesinë, ku ka folur për modelin ekonomik i cili ka nevojë për një transformim urgjent, duke u orientuar kryesisht nga eksportet, dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore, dhe jo vetëm nga sektori i ndërtimit dhe i konsumit. Meta tha se Tirana është kthyer në simbolin më të urryer të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. ”Tirana është kthyer në simbolin më të urryer të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Po nuk veproi SPAK. do të veprojnë qytetarët”, theksoi Meta. Pjesë nga fjala A ka logjikë ekonomike që mund të shpjegojë faktin që…

Read More

Numri i të punësuarve buxhetorë në njësitë e pushtetit vendor arriti në 37 mijë në vitin 2023, me një rritje me 12% kundrejt vitit 2019 dhe me rritje gati 90% në krahasim me vitin 2015. Rritja dramatike e numrit të punonjësve në pushtetin vendor përgjatë dekadës së fundit vjen në një kohë kur popullsia faktike e pranishme në territorin e pothuajse të gjitha bashkive ka rënë, gjë që nënkupton nevojën për më pak punëtorë për të kryer shërbimet përkundrejt popullsisë së mbetur. Të dhënat zyrtare të analizuara nga BIRN tregojnë se numri i të punësuarve në njësitë e qeverisjes vendore…

Read More

Artisti i njohur Bardhi dje u rikthye në Instagram, dhe bëri me dije se është larguar nga kompania ‘SBS Entertainment dhe nga menaxheri i tij, Jetmir Agaj. Ai ka bërë një postim të gjatë, duke falënderuar të gjithë ekipin, meqë ishte pjesë e grupit prej katër vitesh. Reperi nga Kumanova falënderon secilin për punën dhe përkushtimin që kanë pasur ndaj tij, teksa thotë se ndarja ka qenë paqësore. Postimi i plotë Katër vite punë në SBS Entertainment, katër vite sakrificë, lodhje pafund, pasion për punën dhe suksesin pafund. Pas një marrëveshje miqësore nga të dyja palët, unë do vazhdoj rrugëtimin…

Read More

Rizgjedhja e Ursula Von Der Leyen si presidente e Komisionit Europian, për kryeministrin Edi Rama është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e BE. Teksa e ka uruar për këtë besim që mori në detyrën e saj, kreu i qeverisë thekson se Shqipëria e mirëpret me shpresë të ripërtërirë dhe besim të plotë në lidershipin e Ursula-s. ”Me padurim pres të vazhdoj të punoj me Presidenten e Komisionit për të sjellë Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Votimi i Parlamentit Evropian…

Read More

Një protestë modeste, por me thirrje të forta u mbajt nga diaspora shqiptare para Kuvendit, ku u kërkua që të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025. “Dua të votoj në 2025” është motoja e kësaj proteste të thirru nga diaspora, ndërsa shumë emigrantë mbajnë në duar pankarta me mesazhe për politikën. Ndryshe nga të majtët, të djathtët kërkojnë që e drejta e votës ti garantohet jo vetëm emigrantëve rezidente, por edhe atyre që nuk kanë një adresë te deklaruar në shtetit ku ata janë zhvendosur. “Të drejtën e votës nga jashtë territorit të…

Read More

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka postuar një foto ku shfaqet në krah të kryeministres italiane Georgia Meloni. “Me Kryeministren Italiane, Giorgia Meloni në përfundim të Samitit të Komunitetit Politik Europian”, shkruan Spiropali. Ajo dhe Meloni ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të samitit të liderëve të BE.

Read More