Një i moshuar është gjendur i pajetë në liqenin e Komanit. Ai është gjetur rreth orës 08:40 dhe dyshohet se është mbytur në liqen. 77-vjeçari K.Gj ishte banues në fshatin Buzhalë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Author: tirana
Një tërmet me magnitudë 7.3 të shkallës Rihter goditi veriun e Kilit ditën e djeshme, 18 korrik, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS). Në këtë fazë autoritetet e vendit të Amerikës Latine sigurojnë se nuk janë raportuar as viktima dhe as dëme të rënda materiale.Epiqendra e tërmetit ishte 265 kilometra në lindje të qytetit port të Paqësorit dhe rreth 20 kilometra nga qyteti turistik i San Pedro de Atacama, thellësia fokale ishte 126 kilometra, sipas të dhënave fillestare të USGS. Qendra kombëtare sizmologjike e Kilit raportoi se tërmeti ndodhi dje në orën 21:50 (ora lokale).Presidenti Gabriel Boriç siguroi përmes X se “deri më…
Nëse nuk përdoren mjete financiare për mbrojtjen e efekteve negative nga ndryshimet klimatike, dëmet do të shumëfishohen. Në një raport të posaçëm për Ballkanin Perëndimor për efektin e ndryshimeve klimatike, Banka Botërore përllogariti se Shqipërisë i duhet një shumë prej 6 miliardë dollarësh në vitet në vijim për të zbutur ndikimet e klimës. Banka vë në dukje se kostot e përshtatjes janë të larta, por nga ana tjetër, përfitimet janë edhe më të larta. Për t’iu kundërvënë rreziqeve në rritje lidhur me ndryshimet klimatike, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të marrin në konsideratë investime të mëdha në…
Kryeministri Edi Rama njoftuar se vitin e ardhshëm Shqipëria do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se ky është një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik Postimi i plotë: Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të…
Dita e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore të ultësirës perendimore dhe në zonat malore të vendit në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu, të cilat në intervale të shkurtra kohore pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitoi…
Dashi Mos u përfshini shumë nga ankthi, pasi në të kundërt rrezikohet që tensionet t’iu shpërqendrojnë. Parashikohet një e premte mjaft e favorshme për të bërë paqe në familje ose në dashuri. Demi Do të argëtoheni nga sjellja e partnerit/es tuaj, pasi më në fund do të ndiheni të vlerësuar. Megjithatë shmangni përfshirjen në diskutime të cilat nuk ju përkasin drejtpërdrejtë, sidomos në vendin e punës. Binjakët Parashikohen mundësi shumë të mira për të rënë në sy dhe për të treguar se sa vleni në vendin e punës. Duhet të jeni gati për të përveshur mëngët, pasi përkushtimi në punë,…
Një nga shtyllat elektrike në qytetin e Sarandës ka shpërthyer mbrëmjen e sotme. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit. Ndërkohë sipas informacioneve kanë mbërritur në vendngjarje forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë evakuimin e qytetarëve. Nuk raportohet për persona të lënduar, teksa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.
Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë – Laç. Nga të dhënat që vijnë nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se janë përplasur dy automjete në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Njëra nga makinat e përplasura ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar dhe tetë automjete të tjera. Nga aksidenti ka mbetur I plagosur një person I cili është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Lezhës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Këtë pasdite para Kuvendit, u mbajt një protestë që në zgjedhjet e 2025, edhe diaspora të votojë. Grupi që mbante veshur bluza dhe pankarta nën logon ”Dua të votoj në 2025, nga diaspora”, janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë që kishin krijuar një kordon jashtë ambienteve të Kuvendit. Kjo pasi kanë tentuar që të futen në ambientet e Kuvendit, por nuk janë lejuar. Një tjetër episod përplasjeje ka pasur edhe në momentin kur nga salla kanë dalë deputetët e PS, dhe grupi i protestuesve kanë tentuar sërish që t’u afrohen, ndërsa dëgjohen duke thënë: Zoti deputet a votove për…
Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD, tregon më shumë për bashkimin e votave me Partinë Socialiste për të miratuar projektdeklaratën e Idrizit. “Dakordësia që u vendos mes grupeve politike ishte kjo që të votohej kjo deklaratë, shprehje e një vullneti që mbetej një anakronizëm, historia e ligjit të luftës, që ndikojnë në të drejtat, gjithashtu edhe të popullsisë çame në Greqi. Ligji i luftës nga Greqia është përdorur dhe është mbajtur në mënyrë të qëllimshme në situata të paqarta. Dokumenti ka vlerë për palën shqiptare, ndërsa palës greke i kërkohet në kuadrin e marrëdhënieve miqësore ta eliminojë këtë handikap politik. Parlamenti…
SPAK kërkoi masa sigurie ndaj tetë personave, që i konsideron si grup të strukturuar kriminal për inceneratorin e Tiranës. Andi Bushati e ka quajtur këtë një farsë, duke deklaruar se SPAK po godet peshqit e vegjël dhe njerëz që janë përdorur dhe jo zyrtarë të lartë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati deklaroi se SPAK është “tredhur” dhe se prokurorët duhet të heqin xhaketat dhe të largohen pasi nuk e bëjnë dot punën. ”E zëmë se nuk i kishin dekonspirua, e zëmë se të gjithë do të ishin në pranga, do të ishte prapë fllusk sapuni. Ç’janë këta në…
Jason Derulo dhe Giusy Ferreri, do të mbajnë koncerte në Tiranë në korrik dhe gusht për të gjithë fansat e tyre shqiptar. Këngëtarja italiane Giusy Ferreri do të mbajë koncertin e saj më 29 korrik dhe Jason DeRulo në 9 gusht në Spectapolis Tirana, i përqëndruar nënë stadiumin “Selman Stërmasi”, ku do të zhvillohen dhjetëra evnte gjingande muzikore gjatë verës.