Author: tirana

Këtë të premte, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe 3 të bashkëpandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar. Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste, ndëra nëse i provohet fajësia, me gjykim të shkurtuar i zbret 1/3 e dënimit. Bashkë me Dakon kërkesa për gjykim të shkurtuar u miratua edhe për Fiqiri Farrukun, Fatmir Ejupin e Adrian Bulkun. Ndërkohë për pjesën tjetër, do vijojë procesi me gjykim të zakonshëm. Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me…

Read More

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së që ja kaloi Sali Berishës. Apeli i dha të drejtën e vulës, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rrëzoi ankimin e bërë nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj. Në vendimin e tij Apeli vlerësoi të mos pranojë ankimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, si i autorizuar nga Lulzim Basha, kundër verdiktit të gjyqtarit të Tiranës Agron Zhukri, të 25 marsit 2022. Apeli arsyeton se Lulzim Basha nuk ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për t’u bërë pjesë në pocesin gjyqësor që ligjëroi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021 të thirrur…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka sekuetsruar shoqëritë Micro Credit Albania dhe Final pasi krijuan skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkon vendosjen e sekuestros preventive mbi kuotat dhe asetet/aktivet (pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, tituj pronësie etj) të: Personit juridik – Micro Credit Albania, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143/3; Person juridik – “Final” i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe…

Read More

Ministria e Brendshme e Serbisë po kërkon Faton Hajrizin për vrasjen e policit dhe plagosjen e efektivit tjetër një ditë më parë në Serbi. MPB ka shpërndarë fotografinë e tij në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje qytetarëve për ndihmë në lokalizimin e tij. Në Lloznicë, qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën, në orët e para të së enjtes u vra një polic serb, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Policia serbe është në kërkim të sulmuesit. Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një person ka mbetur i vdekur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Karbunarë, ku një person me biçikletë ka ndërruar jetë, ndërsa është përfshirë dhe një motoçikletë, me drejtuesin Jovan Liçi që ka përfunduar në spital. Viktima nuk është identifikuar ende.

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një vizitë në shtëpinë e re të mjekes Blerina Merja, e cila ka përfituar nga programi i qeverisë për dhënie kredie me zero interes për familjet e reja të mjekëve, duke u mundësuar blerjen e banesës së tyre. Kjo nismë vjen si mbështetje dhe angazhim i qeverisë për një trajtim dinjitoz dhe cilësor të punës dhe shërbimit të këtyre punonjësve dhe aplikohet për herë të parë këtë vit. Ministrja Koçiu uroi doktoreshë Blertën dhe bashkëshortin e saj Armandon, të cilët pak ditë më parë janë bërë edhe prindërit e dy binjakëve…

Read More

Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari që tentoi të vriste me armë zjarri pistoletë, një 70-vjeçar, dje në një lokal. Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, rreth orës 19:30, në një lokal në lagjen nr.17, ku për shkak të një borxhi të pashlyer, mbeti i plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi F. H., 70 vjeç, banues në Durrës, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin: A.…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale vijëzimet e reja në Unazën e Madhe, në segmentin “TEG-Pallati me Shigjeta”. Këto përmirësime të infrastrukturës do të sjellin më shumë siguri dhe efikasitet për të gjithë qytetarët e Tiranës. “Kanë përfunduar me sukses vijëzimet e reja në Unazën e Madhe, segmenti ‘TEG-Pallati me Shigjeta’. Këto përmirësime sjellin më shumë siguri dhe efikasitet për të gjithë qytetarët,” – ka shkruar Veliaj, duke theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën e qytetit për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve.

Read More

Një turist finlandez ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Rodos të Greqisë pasi është përplasur për vdekje nga automjeti që drejtohej nga një shqiptar. Rreth orës 05:30 minuta, automjeti tip “Peugeot” i drejtuar nga Banush Aliaj, 34 vjeç, lindur në Berat e banues në Rodos, teksa qarkullonte në aksin Rodos-Kallithea. Viktima është identifikuar si shtetasi Juha Markuu Antero Toivonen, 47 vjeç. Aksidenti ka ndodhur gjatë përpjekjes së viktimës për të kaluar vertikalisht rrethin Rodos-Kallitheas, nga një pikë ku nuk ka vendkalim për këmbësorët. 47-vjeçari është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos, por ka humbur jetën.

Read More

Sistemi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nuk preket nga rënia e sistemeve kompjuterike globale, por vonesa pritet të shkaktohen nga “black out” në aeroportet e tjera. Situata e krijuar mëngjesin e sotëm nga ndërprerje të funksionimit të sistemeve kompjuterike, në nivel global, që ka prekur shërbimin e sistemit të check-in dhe rezervimit, në disa aeroporte ndërkombëtare, nuk ka afektuar për momentin Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Fluturimet e orareve të mëngjesit janë nisur në kohë dhe pa probleme. Kjo pasi Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka një sistem të dyfishtë, i cili mundëson funksionimin pa probleme të tij. Gjithsesi vonesa pritet të…

Read More

Shtyhet senaca për Berishën dhe Malltezin për në datën 30 korrik. Prokuroria i ka vendosur ne dispozicion pa pagese, fashikujt hetimore nepermjet postes elektronike. Nga ana tjeter avokatet kerkuan zevendesim te mases ndersa prokuroria vazhdimin e saj. Pra, SPAK pranoi t’ia kalojë dosjen në mënyrë elektronike Gjykata nuk u shpreh për revokimin e masës së Berishës, i cili kërkon ndryshim mase.

Read More

Pas ditësh të tëra në luftë me flakët, forcat zjarrfikëse dhe shumë efektivë të FA kanë mundur të vënë nën kontroll situatën. Më problematike gjendja këto ditë ka qenë në qarkun e Dibrës, në Balgjaj, Klos dhe në fshatin Madhesh, në Ulëz, ku flakët përfshinë sipërfaqe me pyje, dushqe dhe pisha. “Kemi disa ditë që jemi në vendngjarje. Ka pasur disa vatra të ndezura dhe kemi punuar me intensitet të lartë për t’i shuar ato. ndihma nga Forca Ajrore ka qenë shumë e rëndësishme në këtë betejë”, tha nëntogeri Kejdi Vani. “Forcat tona janë në terren gjatë gjithë kohës dhe…

Read More