Prokuroria e Tiranës ka vënë nën sekuestro dy shoqëri tregtare të mikro-kredive të akuzuar për krijimin e një skeme mashtrimi me pasojë zhvatjen e parave e pasurive të qindra qytetarëve. Prokuroria e Tiranës bëri me dije vendosjen e sekuestros mbi të gjitha kuotat dhe pasuritë e luajtshme a të paluajtshme dhe titujt e pronësisë të shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final”, të cilat po hetohen për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”. “MCA” dhe “Final” dyshohet se pasi kanë siguruar në mënyrë të paligjshme të dhëna personale të debitorëve dhe familjarëve të tyre, numra telefoni, të dhëna…
Author: tirana
Mirela Karabina, pjesë e grupit të vogël që ka Lulzim Basha, në një deklaratë për emdiat është shprehur se rezultati i reformës teritoriale që u bë me pretekstin se do të rriste efikasitetin duke ulur numrin e njësive, nga ana tjetër u bë e kundërta e asaj që synohej. ”Numri i punonjësve u rrit me 12% më 2023 kundrejt vitit 2019, dhe me një rritje gati prej 90% në krahasim me vitin 2015. Në një kohë që vendi po shpopullohet për shkak të korrupsionit qeverisës dhe qytetet janë zbrasur, numri i të punësuarve në pushtetin vendor, është rritur. Ky raport…
Gjykata e Elbasanit ka caktuar këtë të premte masat e sigurisë për 5 punonjës të policisë të akuzuar për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Ndaj tre prej tyre është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ndërsa për dy të tjerët ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. Njoftimi i Gjykatës Kryen veprimtari të paligjshme në këmbim të parave, Prokuroria e Elbasanit kërkon masa sigurie për pesë punonjës policie. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kërkoi masa sigurie për pesë punonjës të policisë së…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbi Mazniku, flet për një qasje të re në katër drejtime, duke iu dhënë më shumë fuqi bashkive në territorin e tyre. Është kjo formula e re që do të përdoret prej vjeshtës, për t’i dhënë një tjetër hov procesit të legalizimeve të ndërtimeve në vend. ”Së pari i japim të drejtë bashkive që të vendosin përparësitë. Që do të thotë; tanimë edhe ritmi i punës, por edhe rendi i punës se ku do të fillojë dhe ku do të punojë ASHK-ja, zyra e legalizimit të ASHK-së në atë qytet do të caktohet nga…
Egnatia bën sërish bujë me miqësoret që organizon. Pas ndeshjes së vitit të shkuar ndaj Inter, këtë vit rrogozhinasit do të përballen me Napolin e Antonio Contes. Ky test miqësor është parashikuar të luhet më datë 28 korrik në orën 20:00, në kampin stërvitor të të kaltërve. Kujtojmë se më datë 25 korrik, Egnatia do të zhvillojë ndeshjen e parë të raundit të dytë në Conference League në transfertën islandeze ndaj vendasve të Vikingur, ndërsa ajo e kthimit është parashikuar të luhet më datë 1 gusht.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri thotë se opozita ka paraqitur një propozim të ri, që ka të bëjë me lista mikse. ”Sot për herë parë dëgjuam një propozim nga ana e opozitës që janë të gatshëm për kompromis që i afrohet formulës kushtetuese. Listë mikse, pjesë e mbyllur dhe pjesë e hapur pa prag. Është një gjë që duhet ta diskutojmë sa në përputhje është më vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me atë që presin qytetarët shqiptarë”, theksoi Gjinkuri. Nga ana tjetër, ai shtoi se formula që paraqitën ka qenë më afër asaj që kërkojnë qytetarët,…
Një çift nga Saranda janë shpallur në kërkim nga Policia, me akuzën se kishin zënë vijën bregdetare 412 metra pa kontratë në Ksamil, duke vendosur çadra dhe shezlongë, si dhe ndërtuan pa leje 2 beach bare. Uniformat blu sekuestruan 411 çadra dhe shezlongë. Sipas hetimeve të kryera në subjektin e këtyre shtetasve kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofrohej shërbim dhe produkte, pa lëshuar kupona tatimorë, informoi sot policia.
Debate mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Hetimor të TIMS. Drejtuesi i komisionit, deputeti i PD, Ervin Salianji akuzoi socialistët se duan të mbyllin punën hetimore të komisionit. Me ironi, Salianji tha se anëtarët e PS më shumë kanë qëndruar në tualet se sa në komision. “Po qëndruat shumë kohë në tualet, ngatërroni vendin dhe shfryni këtu. Këtu është vendi për të hetuar. Keni marrë gjysmën e kohës së komisionit për të shkuar në tualet. Po qëndruat gjatë në tualet bie erë kjo punë. Doni ta mbroni skandalin”, tha ai. Toni Gogu: Hidhe në votim, kryetar. Ervin Salianji: Ça të…
Zv/kryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, këtë të premte tha për mediat se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes (18 korrik) vrau policinë në Serbi. Faton Hajrizi i dyshuar për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij, është ekzekutuar nga policia serbe në afërsi të Loznicës. Sipas Telegrafi.rs, ai ishte pikasur nga një banor lokal në kamerën e dyqanit të tij dhe ky person kishte njoftuar menjëherë policinë. Hajrizi ishte parë gjithashtu të ecte nëpër oborre të shtëpive në rrugën e Shabacit. Sipas kësaj medie, policia…
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat ka nisur nga puna duke ofruar shërbim për të gjithë qytetarët e Burrelit dhe Klosit. Një drejtori e mirëfilltë e cila ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për drejtuesit e automjeteve. Afro 15 mijë drejtues mjetesh dhe rreth 7 mijë automjete do të marrin shërbim në këtë drejtori, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë më drejt Dibrës, duke kursyer kështu kohë, si dhe ulur kostot. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ilir Mengra, si dhe kryetarin…
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Partinë Demokratike është skaner i qartë se shteti është i kapur nga kryeministri Edi Rama. Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi në një deklaratë nga selia blu pohoi se shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe jo Ramën kryeministër. Ajo bëri thirrje se vendi ka nevojë për zgjedhje të lira dhe qeveri teknike. “Në skanerin e fundit të Departamentit të Shtetit Amerikan, qeveria e Edi Ramës rezulton jo për herë të parë, si ndër më të korruptuarat. Biznesi në Shqipëri, thuhet në raport, operon në një mjedis të rrezikshëm për shkak të korrupsionit. Propaganda e…
Në shkurt të këtij viti vendi u shokua thellë nga krimi në Shënavlash të Durrësit, ku tre fëmijët vranë dhe groposën në kasolle babanë e tyre, Pëllumb Metën. Prokuroria e Durrësit vijon hetimet për zbardhjen e shkakut të vërtetë të ngjarjes, ku së fundmi u është kryer edhe akt ekspertim psikiatrik, Hygertës, Hysen dhe Amarildo Metës. Nga prokuroria e Durrësit, bëhet me dije se ata nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre të deklaruara kohë më parë. Autorësinë vazhdon ta pranojë Hygerta. Në bazë ligjit për ngjarjet e rënda, që të tre i janë nënshtruar vizitës psiqike nga komisioni i…