Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Grupi i Bashës akuzon: Po fryhet administrata, të punësuarit po përdoren si armatë elektorale për vota

17:01 / July 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 07 19 at 16.49.46 612x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mirela Karabina, pjesë e grupit të vogël që ka Lulzim Basha, në një deklaratë për emdiat është shprehur se rezultati i reformës teritoriale që u bë me pretekstin se do të rriste efikasitetin duke ulur numrin e njësive, nga ana tjetër u bë e kundërta e asaj që synohej.

”Numri i punonjësve u rrit me 12% më 2023 kundrejt vitit 2019, dhe me një rritje gati prej 90% në krahasim me vitin 2015. Në një kohë që vendi po shpopullohet për shkak të korrupsionit qeverisës dhe qytetet janë zbrasur, numri i të punësuarve në pushtetin vendor, është rritur. Ky raport jo proporcional i largimit nga vendi dhe rritjes së të punësuarve ka një shpjegim të qartë, përdorim nga qeveria të të punësuarve vendorë si armatë elektorale për vota për të ruajtur pushtetin.

Në vend të rritjes abuzive të numrit të punonjësve për interesa pushteti, duhet të investohet në shërbime për qytetarët: në ujësjellësa me qëllim sigurimin e ujit 24 orë; investime në kanalizime që qytetetet mos përmbyten me një gisht ujë; në pastrim dhe mirëmbajtje të qytetit; në menaxhim dhe përpunim të mbetjeve që djegia e tyre mos ndotë ambjentin dhe të vë në rrezik jetën e qytetarëve, investime në çerdhe, kopshte, shkolla me parametra jetikë të hapsirës, ajrit, ngrohjes dhe kushteve normale të mësimit e shumë shërbime të tjera, funksione të pushtetit vendor.

Qeveria e korruptuar si kjo e Edi Ramës nuk mund ta bëj këtë shërbim për qytetarët, pasi qëllimi i saj është përfitimi në kurriz të tyre. Skemat mafioze të vjedhjes së fondeve publike përmes korrupsionit të incerenatoëve apo kompanive 5D janë dëshmi e qartë e babëzisë për të vjedhur dhe plaçkitur qytetarët dhe gjithë burimet e mundshme. Ҫdo ditë që kalon nën qeverisjen e Edi Ramës, është një kosto e lartë për qytetarët dhe vendin. Qytetarët meritojnë shërbime për një jetë të mirë, të sigurtë dhe dinjitoze”, tha Karabina.

adiministrata Basha PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Eric Wendt, ambasador i ri i SHBA-së në Tiranë/ Senati miraton emërimin me 51 vota

10:50 / June 17, 2026

Rama nga Berlini: Shqipëria gati të reformohet, të kontribuojë dhe të marrë përgjegjësitë e veta

09:56 / June 17, 2026

Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

20:16 / June 16, 2026

Deputetja Koçeku “sfidon” PS-në pas largimit nga grupi parlamentar: “Shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme”

14:05 / June 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.