Komisariati numër 1 në Tiranë ka arrestuar një amerikan, pasi i është gjetur një sasi kanabisi dhe kërpudha magjike. Kërpudhat “magjike”, janë kërpudha të egra të cilat përmbajnë dy përbërës që janë cilësuar si psikoaktive dhe një drogë haluçinogjene, të quajtura psilocybin dhe psilocin. “Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Shrooms”. Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe psilocybin (kërpudha magjike). Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të operacioneve…
Author: tirana
I gjithë globi po kalon një “black out” pas rënies së sistemeve të IT. Të dhënat nga burime të ndryshme tregojnë se rrjetet dhe shërbimet janë prekur në të gjithë globin pasi një përditësim i softuerit të ofruar nga kompania CrowdStrike thuhet se shkaktoi probleme të përhapura me kompjuterët që funksionojnë me Windows. Sipas një harte të drejtpërdrejtë të ofruar nga kompania e monitorimit të internetit Thousand Eyes, aplikacionet dhe rrjetet kanë raportuar ndërprerje në të gjitha kontinentet, sipas Sky News. Harta tregon një numër veçanërisht të lartë të ndërprerjeve të raportuara në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Australi. Sipas…
Një i burgosur që vuante dënimin në “QP” e Gjilanit ka ndërruar jetë pak para mesnatës së sotme. Autoritete në Kosovë bëjnë me dije se ka ndërruar jetë nk qeli i borgusuri K.S, i cili dyshohet se vuante nga një sëmundje paraprake. K.S ndodhej në burg prej 24 qershorit të këtij viti. “Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se më datë 18.07.2024, rreth orës 24:00, në QP në Gjilan, ka ndërruar jetë i burgosuri K.S. K.S është pranuar në burg më datë 24.06.2024, me histori të sëmundjes paraprake. Me urdhëresë të organit kompetent gjyqësor…
Rritja e fluksit të udhëtarëve dhe mjeteve gjatë sezonit turistik ka sjellë masa të reja në portin detar të Durrësit. Ashtu si çdo vit në sezon, kur kurba e udhëtarëve dhe automjeteve që mbërrijnë nga shteti fqinj rritet, autoritetet portuale shtojnë lëvizjet e trageteve në dy brigjet e Adriatikut dhe rrisin kapacitetet përpunuese për të shmangur vonesat. Nga kjo fundjavë dhe në vazhdim në portin e Durrësit kanë nisur lundrimet e dyfishta të trageteve në linjën Durrës-Bari-Durrës, lundrime të përditshme në linjën e Ankonës, si dhe shtim të sporteleve të policisë kufitare dhe doganës për përpunimin e pasagjerëve dhe automjeteve.…
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet gjermane pasi akuzohet për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, 39 vjeç. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, sipas policisë gjermane, pas një debati në zonën e Eisenbahnstrasse. 39-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku humbi jetën. Në kuadër të hetimeve policore ditën e djeshme u bë arrestimi i 52-vjeçarit, pasi dyshohet se është utor i vrasjes. Hetimet e policisë dhe prokurorisë publike për rrjedhën e krimit janë duke vazhduar. Policia i ka kërkuar dëshmitarëve apo personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen të kontaktojnë në numrat e…
Është anuluar seanca e Kuvendit e cila ishte parashikuar që të vijonte dhe sot për miratimin e ligjeve. Burime për Tirananeës.al bëjnë me dije se votimi i ligjeve që ishte parashikuar për t’u bërë sot në orën 18:00, do të bëhet një ditë tjetër. Mësohet se votimi i tyre është spostuar në seancën e radhës.
Është mbledhur këtë të premte Komisioni Antikorrupsion në Kuvendin e Shqipërisë, që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj. Xhafaj në fjalën e tij tha se do të ketë 3 nëngrupe për të garantuar reformat e duhura. Anëtarja e Komisionit Milva Ikonomi tha se është punuar fort për shtyllën e mirëqeverisjes. Ndërsa, anëtarja Evis Kushi deklaroi se dixhitalizimi i shërbimeve është një prioritet absolut i qeverisë, me qëllim që shërbimet të merren më lehtë dhe të shmanget korrupsioni. Kushi tha po ashtu se do të shfrytëzohet maksimalisht potenciali i Inteligjencës Artificiale. Fatmir Xhafaj: Ekspertët duhet të nisin punën për një draft, duke…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku foli për projektligjin për Policinë e Shtetit, tha se Policia sot është një organizatë, e cila ka bërë përmirësim drastik në mënyrën sesi e bën punën e saj. Balla theksoi se statistikat flasin se më 2023 ka tre herë më pak vrasje se në vitin 2012, që nënkupton se Shqipëria është më e sigurtë. Po ashtu, Balla tha se dikur vetëm 31 përqind e qytetarëve kishin besim tek policia, ndërsa sot 71 përqind e qytetarëve kanë besim tek uniformat blu. Taulant Balla: Kemi rritur sigurinë…
Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Plant 5”. Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Thumanë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. Gjatë kontrolleve në afërsi të banesës së 42-vjeçarit, është konstatuar një ambient i përshtatur për kultivim, ku u gjetën 248 bimë të…
Ndërprerja masive në sistemet e IT-së ka shkaktuar kaos në linjat ajrore ne disa shtete. Në SHBA, United, Delta dhe American Airlines kanë urdhëruar që asnjë fluturim të mos kryhet për momentin, ndërkohë që avionët që aktualisht janë në fluturim, do të vazhdojnë itinerarin. Një defekt teknik po shkakton vonesa në check-in, raporton aeroporti i Berlinit, ku ka vonesa të shumta te fluturimet. E njëjta situatë është në të gjitha aeroportet e Spanjës. “Ne po punojmë për ta zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, puna po vazhdon me sisteme manuale”, thotë operatori spanjoll i aeroportit. Ekranet ku…
Bankat, linjat ajrore, kompanitë e telekomunikacionit, transmetuesit televizivë, radiofonikë dhe supermarketet janë prekur nga probleme të sistemeve të IT. Linjat ajrore të mëdha amerikane janë ndalur. Ndërprerja duket se po prek kompjuterët Windows në nivel global. Përdoruesit në subreddit për firmën e sigurisë kibernetike Crowdstrike raportuan probleme në Indi, Shtetet e Bashkuara dhe Zelandën e Re. Përdoruesit në Australi filluan të raportojnë probleme herët këtë mëngjes, duke deklaruar se ishin bllokuar nga stacionet e tyre të punës, sipas Sky News.
Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka bërë parashikimin e motit për fundjavën si dhe dy ditët e para të javës së ardhshme. Sipas meteorologut fundjava do të mbizotërohet nga temepratura të larta të cilat në rang territori arrijnë në 40 gradë celcius. Gjithashtu do të kemi kalim vranësirash dhe reshje të pakta, të cilat do të prekin dhe Tiranën pjesërisht. Hakil Osmani: Dita e sotme mbetet me temperatura të larta. Ditën e sotme kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë…