Author: tirana

Spartak Ngjela ka bërë një parashikim në “Top Talk” nëse Berisha dënohet nga SPAK dhe se çfarë do ndodhë me PD-në. Sipas tij me largimin e Berishës do zgjidhet një lidership i ri i cili do jetë i zgjuar dhe kështu do rregullohen marrëdhëniet me SHBA. Juli Xhokaxhiu: Berishën në krye të PD-së tani e sheh si një vendim gjykate që konsolidon opozitën pr 2025 në zgjedhjet e ardhshme? E sheh si mundësi të mirë bashkimi të opozitës? Spartak Ngjela: Jo e dëmton, ka mundësi të jetë skemë. Harroni ju që Berisha është i dënuar, është në burg aktualisht, në arrest shtëpie.…

Read More

Anëtari i grupimit të Lulzim Bashës, Azgan Haklaj dhe avokati, Fatmir Merkoçi patën një përplasje të ashpër verbale në “Studio Live”, gjatë diskutimit për situatën në të cilën ndodhet e djathta sot ne Shqipëri. Pjesë nga debati: Merkoçi: Berisha është kriminel e mora vesh. Haklaj: Berisha, Meta, Rama. Merkoçi: Kurse Luli rri në Hollandë, i del gjumi, vjen këtu, bëhet kryetar, ikën prap në Holandë. Vazhdo zotëri se nuk merr vesh nga politika, nuk i njeh lëvizjet politike. Haklaj: Ke dalë me një votë, unë nga burgu kam fituar. Merkoçi: T’i ka dhënë Sali Berisha. Haklaj: M’i ka dhënë Malësia e Gjakovës. T’i s’ke platformë, platforma…

Read More

Ministria e Brendshme ka zhvilluar ditën e sotme takimin koordinues me donatorët. I pranishëm në këtë takim është edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili është shprehur se për goditjen e krimit të organizuar, duhet të rritet shpejtësia e kundërveprimit. Gjatë fjalës së tij, ministri Balla ka thënë se investimet totale të planifikuara për periudhën 2024-2026 shkojnë në 35 milionë Euro, ose 5 % e buxhetit total të investimeve. Taulant Balla: Rritje të bashkëpunimit, duke përfshirë bashkëpunimin gjyqësor. Krimi i organizuar nuk ka nevojë për dokumente, lëviz shumë më shpejt dhe nëse duam të jemi efektivë për ta goditur, të…

Read More

Spartak Ngjela ka reaguar i revoltuar në “Top Talk” kur u pyet për Berishën. Ai shprehet se Berisha është një gënjeshtar patologjik dhe ka 27 vite që vetëm gënjen. Spartak Ngjela: Akoma me Saliun merreni juve? Ju gënjeu një herë nuk është faji juaj, ju gënjeu për së dyti, ëshët faji juaj. Ai ka 27 vite që ju gënjen dhe ju merreni me gënjeshtrat e tij. Merrem unë me gënjeshtrat e Saliut gënjeshtar patologjik? Ku mund të merret Britania e Madhe, të shkelë ligjet për një fshatar shqiptar. Më lini rehat, a keni ndonjë pyetje tjetër?

Read More

Vera në Evropë është madhështore – por gjithashtu është një nga muajt më të ngarkuar të turizmit, që do të thotë se ju do të ndani ‘madhështinë’ me shumë vizitorë të tjerë, sipas një artikulli të botuar në “Lonely Planet”. Ne ju rekomandojmë disa nga destinacionet më magjike të Evropës pa turma vizitorësh. Shqipëria është renditur mes gjashtë destinacioneve fantastike në Evropë për të kaluar pushimet në gusht. Riviera Shqiptare E quajtur ndryshe si perla e fshehur, ku plazhet janë mahnitëse dhe çmimet vërtet të përballueshme, bregdeti i lavdishëm i jugut të Shqipërisë mbetet një ‘kënaqësi’ për turistët që janë…

Read More

“Vëllazërinë” shqiptaro-kroate që u shënjua në Hamburg, në prag dhe gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri, nuk e kanë pritur aspak mirë në Beograd. Serbia përmes sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit, Jovan Surbatoviç ka dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë dhe kroatë në tribunat e Volksparkstadion, pasi pretendon se prej tyre janë kënduar kore raciste kundër serbëve. Për thirrjet e tifozëve, Surbatoviç kërkon që UEFA të dënojë të dyja kombëtaret ose sipas tij Serbia do të braktisë Europianin. “Ne në Serbi jemi zotërinj, le t’i brohorasin tifozët lojtarët e tyre. Ne duam që ata të dënohen ashtu siç iu hoq akreditimi gazetarit.…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Arta Kabashi, ka “çmendur” fansat me format trupore nga pushimet e saj. Këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale disa foto të nxehta, me bikini “mikroskopike” në ngjyrë të zezë ka vënë në pah trupin e tonifikuar. Në njërën nga fotot, këngëtarja ka pozuar e ulur në një shtrat në natyrë duke ngritur të brendshmet me duar, teksa nuk i ka lënë vend imagjinatës së fansave të saj duke pozuar.Përveç zërit të mrekullueshëm, Arta njihet nga edhe për format e saj perfekte trupore.

Read More

Policia e Krujës ka gjetur dhe sekuestruar 1150 bimë kanabis, në disa ambiente të ndryshme që ishin përshtatur për kultivimin e tyre. Në kuadër të planit operacional “Territori i pastër”, kontrollet u ushtruan në fshatin Burz Mal dhe në fshatin Shkretë. Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. “Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se në Shqipëri do të hapet Qendra Sportive ‘Rafa Nadal’. Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale fotot nga takimi me legjendën e tenisit, ndërsa thekson se Qendra Sportive do të hapë dyert në Durrës për fëmijët dhe të pasionuarit e këtij sporti nga Shqipëria e rajoni, krah për krah me Akademinë e Futbollit të Manchester City-t. Kompleksi multi-sportiv do të zbatojë metodologjinë e trajnimit të Akademisë Rafa Nadal by Movistar. Kompleksi i ri, qëllimi kryesor i të cilit është të zhvillojë dhe promovojë tenisin dhe sportin në Shqipëri, do të ritheksojë angazhimin…

Read More

Dita e sotme dhe e premtja parashikohen të jenë ditët më të nxehta të muajit qershor. Meteorologia e A2 CNN Tanja Porja, tha në “Dita Jonë”, se temperaturat sot dhe nesër do të tejkalojnë vlerën e 40 gradëve celsius. Gjatë ditës së sotme, temperaturat në shumë qytete do të arrijnë në 40-41 gradë celsius, ndërsa rritje do të ketë edhe në zonat malore, me temperatura që arrijnë në 38 gradë. “Kemi rritje te vlerave termike rritje me të paktën dy gradë sot presim që termometri të ngjitet në 40 gradë celsius dhe në disa qytete të tjera do të ketë…

Read More

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Statment”. Gjatë operacionit u ndalua shtetasi R. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla…

Read More

Dashi Mundohuni që të mos përfshiheni në projekte ose diskutime që nuk ju përkasin, për shkak se tashmë nuk mund ti lejoni vetes të humbni kohë. Bashkëpunime të reja mund t’iu çojnë në suksesin që kërkoni. Në dashuri këshillohet që të jeni më të mirëkuptueshëm. Demi Ky është një moment shumë i mirë për të riparë me detaje një projekt afatgjatë dhe për të bërë ndryshimet lidhur me gjërat që nuk ju bindin. Këshillohet që gjatë kësaj dite të jeni më të vendosur. Mjaft të favorizuara janë edhe takimet. Binjakët Mundohuni që të mos përuleni në vendin e punës, pasi…

Read More