Koordinatori i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global, Richard Nephew ndodhet në Shqipëri. “Sot mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global. Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”, shkruan Ambasada Amerikane.
Author: tirana
Zbardhen koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave për efekt të llogaritjes së pensionit. Scan Tv ka siguruar një kopje të projektvendimit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, që pritet të miratohet brenda këtij muaji për t’u zyrtarizuar në 1 Korrik. Ndryshe nga një vit më parë, aktualizimi i pagave para ‘94 do të bëhet me koeficientin 12.257, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione. Pas vitit 1994, siç edhe shihet në tabelë koeficientët janë të ndryshëm, duke pësuar rënie nga viti në vit. Për vitin 1995, koeficienti është 9.864, për pagat e 1996 është…
Mourinho komenton lojën e Shqipërisë në Euro 2024: “Shqipëria është një nga skuadrat që theu çdo parashikim. Në grupin e vdekjes, pritshmëri zero, stadiume plot, lojë të mirë, trajner i rastësishëm brazilian, gola në 20 sekonda, gola në minutën e fundit, ende gjallë. Nuk e kemi parë këtë që nga Kosta Rika 2014. Kulmi i futbollit”, shkruan Mourinho.
“Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor, nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve”. Ishte kjo deklarata e Bujar Kapexhiut, e cila shkaktoi bujë mediatike disa ditë më parë, teksa gjatë një interviste u shpreh se humori është privilegj i të mençurve. Ai ka reaguar pas deklaratës që shkaktoi polemika të shumta, teksa u shpreh se humori përfshihet tek zhanret më të vështira. “Problemi është që thonë se Bujari merret me këtë e me atë, dhe unë në të vërtetë i kam eleminuar të gjitha këto thënie. Unë e quaj veten…
Policia e Shtetit ka anuluar lejet vjetore të efektivëve të policisë. Sipas urdhrit më të fundit të firmosur nga drejtori i përgjithshëm, Rrumbullaku, anulimi i pushimeve bëhet për përballimin e shërbimeve të planifikuara nga strukturat e Policisë së Shtetit për sezonin veror 2024.
Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij, Chiara Sturda ka mirëpritur në jetë foshnjën e tyre, Fortuna Marie. Ishte vetë artisti i famshëm që bëri lajmin publik, teksa postoi një foto të foshnjës së porsalindur në Instagram. Në imazhin e publikuar, këngëtari dhe partnerja e tij mbajnë dorën e vogëlushes, të cilën sipas mediave italiane e kanë quajtur Fortuna Marie. “Dora ime nuk ka qenë kurrë më e madhe dhe as zemra ime. 19.06.2024 ❤️”, shkroi Ermal Meta, krahas fotos. Fortuna Marie është vajza e parë e artistit dhe Chiara Sturda. Ermal Meta dhe partnerja e…
Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, tha se ekipi i tij do të luajë me aq elegancë kundër Spanjës, njësoj si të jetë i veshur me kostume Armani por është gati të bëhet pis nëse është nevoja. “Ne veshim Giorgio Armani dhe Giorgo Armani njihet në të gjithë botën”, tha trajneri gjatë së mërkurës kur u pyet nëse loja me Spanjën do të testojë aftësinë e tij për t’i dhënë një stil të ri Italisë. “Ne do të veshim të njëjtin kostum, do të përpiqemi të jemi të njëjtët. Sigurisht që duam të luajmë lojën në mënyrën tonë dhe të matemi…
Dy personat që humbën jetën në një shpërthim me bombë në Cetinje të Malit të Zi ishin anëtarë të një klani kriminal të quajtur “Škaljar”. Sipas mediave malazeze, viktimat janë identifikuar si Petar Kalugjeroviç dhe Dragan Roganoviç. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi. Të plagosurit, mes tyre një e moshuar, u transportuan në spitalin e Cetinjes, Rrugët përreth Qendrës Sportive janë mbyllur, ndërsa në vendin e shpërthimit ndodhet edhe kryetari i komunës Nikolla Gjurashkoviç. Mediat raportojnë se një numër i madh i anëtarëve të klaneve kriminale u liruan në gjashtë muajt e fundit. Shumica e tyre janë liruar…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, siç ka paralajmëruar, tha se është gati një pr.ligj që parashikon ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve kriminale. Ministri kërkoi edhe mbështetjen e opozitës në përpjekjen e qeverisë për të goditur krimin e organizuar. Balla tha për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema se kjo zyrë që do të ngrihet pranë Policisë së Shtetit ka si qëllim të gjurmojë pasuritë e fshehura të krimit, një praktikë kjo që ndiqet në disa vende të BE.”Zyra e Rikuperimit të Aseteve, është një institucion brenda policisë që do gjurmojë pasuritë e fshehura të krijuara nga aktiviteti kriminal dhe…
New York Times Para se të shkelmonte një top në Grupin B, kroati Luka Modric kishte paralajmëruar se ky ishte grupi më i vështirë i turneut. Ai mund të mos jetë fokusuar thjesht në përballjet e ekipit të tij me Italinë dhe Spanjën, por, kur shumë të tjerë folën para turneut për “Grupin e vdekjes”, ndoshta nuk kishin në mendje Shqipërinë. Pak do të kishin pritur që ata të ishin elementi më luftarak i grupit, megjithatë Shqipëria – e renditur e 66-ta në botë – është bërë variabli argëtues në kuartet. Me një ndeshje për të luajtur, ata kanë ende…
Babë e bir ndodhen në një situatë “ARMIQËSORE” në Aliveri të Volosit, pasi kanë mosmarrëveshje për trashëgiminë. Ata kanë përfunduar në sallën e gjyqit. Babai 53-vjeçar akuzohet se ka sulmuar me tenxhere djalin e tij 37-vjeçar brenda shtëpisë së tyre dhe e ka goditur në fytyrë dhe kokë. Më pas nën kërcënimin e thikës i ka marrë celularin me vlerë 1000 euro dhe 620 euro cash. Djali ka bërë padi dhe 53-vjeçari u arrestua. Ai akuzohet për rrahjen dhe grabitjen me thikë të fëmijës së tij dhe mbi të rëndojnë akuzat “sulm në familje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “vjedhje”. 53-vjeçari tha se fajtore për…
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, Enkelejd Alibeaj ka zyrtarizuar largimin nga grupi parlamentar i PD-së. Postimi i plotë i Alibeajt Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte një peshë e madhe për demokratët dhe betejën brenda PD. Mbi të gjithë për mua, si nënshkruesi i ankimit kundër vendimit të Zhukrit. Kam patur bindjen atëherë, e kam ende dhe sot, se ishte rruga e vetme, institucionale dhe bazuar në argumente juridike për të refuzuar paligjshmërinë e vendimit gjyqësor. Sepse edhe në organizimin partiak vullneti duhet formësuar dhe shfaqur sipas rregullave statutore dhe…