Youtuber-i i famshëm amerikan me miliona shikime kudo në rrjete sociale, i njohur si IShow Speed ka vizituar sot Shqipërinë. Në një transmetim në faqen e tij në Youtube, ai shihet duke shëtitur rrugëve të Tiranës. Shumë të rinj atje janë parë duke i dalë në pritje youtuber-it me emrin Darren Jason Watkins. Në fund, ai është parë duke vizituar zyrën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ku e bëri edhe shqiponjën. “Edi Rama çkemi, më jep një përqafim”,-thotë ai, dhe më tej i shprehet se ”Jam shqiptar”. Videoja e tij për 3 orë është parë nga 500 mijë njerëz.
Author: tirana
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj flet për disa nga reformat e nisura nga qeveria me synim përmirësimin e klimës së biznesit. Për reformën e rregullimit, ajo tha se synohet që t’i kursejë bizneseve kohë edhe para. Në fokus të kësaj reforme do të jetë lehtësimi i procedurave për biznesin. Këto shërbime, tashmë sipas ministres do të ofrohen së shpejti online. “Do të reduktohen, do të hiqen të gjitha dokumentet që lëshohen nga institucionet shtetërore dhe kërkohen nga një institucion tjetër. Do të merren përmes platformave të ndërmjetësimit të databazave të institucioneve. Ose të mbushen…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në ”Top Talk” ka folur për ecurinë e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo thotë se duhen politika mbështetëse për Ballkanin Perëndimor, dhe se shteti shqiptar nuk është aty për të plotësuar vetëm disa kuti burokratike. ”Roli i kryeministrit ka qenë i padiskutuar me udhëheqësit e tjerë të vendeve që përbëjnë Bashkimin Evropian. Kemi qenë konkretë në kërkesat tona. Shqipëria është gati për të çelur kapitujt themelorë. Duhen politika mbështetëse për Ballkanin Perëndimor, s’jemi aty për të plotësuar vetëm disa kuti burokratike, procesi është mbi gjithçka një proces…
32-vjeçari shqiptar Xherdan Shaqiri që luan për Zvicrën shënon gjithmonë në kompeticionet e mëdha, qofshin këto Botëror apo Europian. Shaqiri në këto evenimente nuk di të shënojë thjesht po shënon supergola siç ishte ai i barazimit në ndeshjen Skoci-Zvicër. Futbollisti me origjinë shqiptare shënoi mbrëmë ndaj Skocisë një gol fantastik që e bëri atë rekordmen. Shaqiri bëhet i pari futbollist që shënon në 6 kompeticione të mëdha radhazi, në tre Europianë e në tre Botërorë. Shaqiri e ka nisur këtë histori të bukur që me Botërorin e vitit 2014-të ku ka shënuar golin e parë. E ka vazhduar më pas…
Nesër vjen tmerri nga i nxehti. Ky është parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sipas të cilit vendi do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë. Referuar parashikimit nga SHMU në Tiranë, Shkodër dhe Lezhë temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë celcius, ndërsa Elbasan, Berat e Fier termometri do të regjistrojë 43 gradë celcius. Por në qendra qyteti…
Një ndeshje shumë e pritur mes ballkanasve, Sllovenisë dhe Serbisë në “Allianz Arena” të Mynihut, e vlefshme për grupin C. Sllovenët arritën të merrnin një pikë shumë të vlefshme ndaj Danimarkës. Nga ana tjetër serbët humbën ndeshjen e parë ndaj Anglisë. NDESHJA LIVE: 38′ Elsnik godet por topi përplaset në shtyllën e djathtë e të Rajkovic. Topi shkon tek Sesko por shtatlarti e nxjerr jashtë 34′ Loja luhet në mesfushën serbe kryesisht. Roli i Tadiç pas sulmuesve Vllahovic dhe Mitrovic nuk po jep rezultate. 31′ Goditja nga këndi e kapitenit Tadic kalon gjithë pasqyrën e portës sllovene, pa u devijuar…
Policët dhe familjet e tyre nuk do të pushojnë si zyrtarët e tjerë këtë sezon veror. Drejtoria e Policisë ka vendosur që nga 20 qershori e deri më 15 shtator 2024, punonjësve të Policisë së Shtetit t’u anulohen pushimet vjetore. Leja për ta është parashikuar në vjeshtë e deri në fund të vitit. Megjithatë thuhet se do të përfitojnë një rrogë shtesë Urdhri i firmosur nga drejtori i përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, detyron policët të anulojnë pushimet me familjen për të shkuar në shërbim të uniformës blu. Në raste të veçanta dhe për arsye të motivuara, drejtuesit e strukturave policore, mund…
Mark Rutte do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, pasi 32 anëtarët e aleancës ranë dakord që kryeministri holandez të pasojë Jens Stoltenberg-un. Gjatë një mbledhjeje në Këshillin Suprem të Mbrojtjes Kombëtare, Iohannis u shpreh se ai ka njoftuar aleatët e NATO-s për tërheqjen e kandidaturës së tij. Rutte do të marrë drejtimin e NATO-s në një moment kritik. Ai pritet të nisë punën zyrtarisht më 2 tetor, pak më shumë se një muaj përpara zgjedhjeve në SHBA, të cilat do të formësojnë fatin e aleancës ushtarake që ka shërbyer si mburojë e Evropës Lindore ndaj synimeve…
Institucionet po marrin masa për të përballuar të nxehtin. Ministria e Drejtësisë kërkon të blejë pesë kondicionerë. Në Agjencinë e Prokurimit Publik është depozituar tenderi për blerjen dhe vendosjen e tyre. Me kushtin që të jenë “Inverter”, pra të përshtatin funksionimin e tyre në raport me temperaturat e brendshme të ambienteve të punës, institucioni i drejtësisë kërkon nga kompanitë e tyre që të dorëzojnë ofertat e tyre brenda 48 orëve. Temperaturat e larta që po përjeton jo vetëm nga moti, por edhe nga “të ftuarit” e shumtë që mirëpret kanë bërë që organi tjetër i drejtësisë, por këtë herë i…
Pas humbjes me Italinë dhe barazimit me Kroacinë, ekipi kuqezi do të përballet me Spanjën. Rey Manaj doli sot në konferencën për shtypin. Sulmuesi u aktivizua si titullar në duelin Kroaci-Shqipëri 2-2, sfida e dytë e kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024. 27-vjeçari u ndal te barazimi me kroatët, ecuria e kuqezinjve deri tani në Europian. Si dhe “finalja” e së hënës përballë Spanjës. “Kur mbaroi ndeshja filluam të mendonim. Mund të kishim arritur 3 pikët. Goli i dytë mund të jepej faull, por gjyqtari tha që nuk kishte asgjë nga VAR-i. Pak pishman, pasi mund të kishim…
Lulzim Basha tashmë është vetëm deputet i PD, dhe pikëpyetje e madhe është sesi do të jetë grupi i tij për zgjedhjet parlamentare në 2025. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se Basha do të jetë në listën e Berishës për deputetë. “Unë shikoj që në fund Basha do të jetë në listën e Sali Berishës. Budallai unë kam ngelur që i bie murit me kokë. Berisha do të thotë që; për hir të opozitës edhe Luli na duhet se ka qenë 8 vjet kryetar, të futet në listat e PD. Këtë duhet të kuptojmë të gjithë. Do shohim si…
E drejtuar nga ish-mbrojtësi i krahut të Arsenalit, Barcelonës dhe Brazilit, Sylvinho, Shqipëria është një skuadër kundërsulmuese, së cilës iu deshën 23 sekonda për të shënuar në Euro 2024, pasi Nedim Bajrami vendosi një rekord të ri për golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian në ndeshjen kundër Italisë. Kështu shkruan “New York Times” për skuadrën e Kombëtares Shqiptare. Deri ku mund të shkojë Shqipëria? Sylvinho dhe Pablo Zabaleta kanë bërë një nga dyshet më argëtuese të skuadrës në një kohë, dhe ata kanë ndihmuar në ndërtimin e një skuadre që lufton fort, por mund të hasë vështirësi…