Sipas medieve greke, mes një çifti me origjinë shqiptare ka nisur një debat për motive të dobëta. Gjatë sherrit, burri ka marrë një kabllo dhe ka tentuar të mbyste gruan e tij, në sy të fëmijës së tyre të mitur. Burri dyshohet se ka goditur edhe fëmijën. Nëna ka arritur të marrë fëmijën, të dalë nga shtëpia dhe të shkojë në komisariat ku ka denoncuar ngjarjen. Autori është arrestuar nga efektivët e policisë, ndërsa ditën e sotme pritet të dalë para Gjykatës. Ndaj tij rëndon akuza “vrasje e mbetur në tentativë”.
Author: tirana
Kombëtarja e “tre luanëve” erdhi si favorite në këtë ndeshje, por mori një barazim minimalist. Harry Kane nuk fali në zonë, i cili ia doli që të shfrytëzonte një gabim në mbrojtje nga Kristiansen dhe të dërgonte topin në rrjetë. Kur gjithçka ishte në favor të anglezëve, në minutën e 34 të këtij takimi Hjulmand vendosi baraspeshën, duke i dhënë 1 pikë të vlefshme ekipit të tij, pas shumë këmbënguljes në fushën e blertë. Tashmë, përballja e radhës do të jetë Angli-Slloveni dhe Danimarkë-Serbi.
Papa Françesku ka miratuar shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë duke e çuar në 40 numrin e klerikëve të vrarë për shkak të besimit të tyre. – Martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Luigi (i lindur Matteo) Palić në shqip Paliq, i shpallur Meshtarë i Urdhrit të Françeskan Minor; i lindur më 20 shkurt 1877 në Janjevë (Kosovë) dhe i vrarë nga urrejtja për fenë më 7 mars 1913 në Pejë (Shqipëri); –Martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Gjon Gazulli, prift dioqezan; i lindur më 26 mars 1893 në Dajç të Zadrimës (Shqipëri) dhe i vrarë në urrejtje ndaj fesë më…
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë në qendër të vëmendjes së medias rozë. Kjo për shkak se dyshja i kanë dhënë fund martesës disa vjeçare dhe tashmë janë në proces divorci. Sot Xhensila përmes një postimi në Instagram ka treguar do të lançojë projektin më të ri muzikor. “Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë”, është një pjesë nga teksti. Nuk dihet nëse përmes tekstit Xhensila thumbon Bes Kallakun, por nuk ndodh për herë të parë që përmes teksteve të këngëve dërgohen “mesazhe”.
Enkelejd Alibeaj nuk është dakort me vendimin e Gjykatës së Apelit që vulën dhe simbolet e PD-së ja kaloi Sali Berishës. Për këtë ai thotë se nuk do ti bashkohet grupit parlamentar të PD-së, duke zyrtarizuar edhe largimin. Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi tha për ”A2cnn”, se një ikje e tillë ka ndodhur shumë herë në vitet e pluralizmit, por jo në formën që ka ndodhur me Alibeajn, pasi është ikje jo burrërore dhe që i shmanget përgjegjësive. Berisha, 6 muaj jashtë Parlamentit, a do t’i digjet mandati? Boçi: Sjellja me mandatin e Berishës është në vijimësi. Nuk habitem që…
300 vatra zjarri janë regjistruar në Greqi brenda 24 orëve të fundit. Temperaturat e larta mbi 40 gradë, era e fortë, por edhe zjarrëvënia e qëllimshme duket se janë faktorët e kombinuar bashkë që kanë ushqyer zjarret kryesisht në zonën e Atikës dhe ishujve të Egjeut. Është dashur ndërhyrja e 100 zjarrëfikësve nga toka dhe avionëve dhe helikopterëve nga ajri për të bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll. Dy fshatra u evakuuan; dëmet llogariten në disa milionë euro, ndërsa banorët u përfshinë nga paniku. Mbrojtja civile njoftoi banorët e Atikës,të Peloponëzit, Evias Kalkidhikisë dhe ishujve të Egjeut, të…
Ngjarjet kriminale, që kanë patur në fokus efektivë të Policisë së Shtetit nuk kanë qenë të izoluara në Shqipëri. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se në dy vitet e fundit ka patur shumë raste ku efektivë të policisë janë sulmuar. “Në 24 orët e fundit kemi tre raste, në është kanosje serioze për jetën, ditën e djeshme, ku ajo ditë u gdhi me një ngjarje të rëndë si ajo e Shkodrës. Kemi rastin e tetë brenda dy viteve në Shkodër vendosjes e lëndëve eksplozive në objekte apo mjete të efektivëve të Policisë”, tha ai. Për të këto sulme vijnë…
Reperi Travis Scott është arrestuar në Miami nën akuzën se në gjendje të dehur u përfshi në një sherr të dhunshëm, në një varkë, ku kishte hyrë pa leje. Oficerët iu përgjigjën me urgjencë një telefonate se disa persona ishin përfshirë në një konflikt në një jaht. Oficerët thonë se ata folën me reperin dhe mund të ndjenin një erë të fortë alkooli në frymën e tij. Ai theu urdhrin e oficerëve duke tentuar sërish të konfliktohej me personat që ndodheshin brenda tij. Travis Scott është një ndër të vetmit artistë të nominuar 10 herë për çmimin Grammy. Ai ka…
Anglia dhe Danimarka kanë mbyllur pjesën e parë të sfidës mes tyre. Kombëtarja e “tre luanëve”, vjen si favorite për të fituar turneun dhe në letër, shihet si e avantazhuar. Pas fitores minimale ndaj Serbisë në ndeshjen e parë, anglezët do të kërkojnë 3 pikëshin e radhës, për të siguruar zyrtarisht kalimin e grupit. Megjithatë te Danimarka nuk futen të dorëzuar, për këtë arsye synojnë një rezultat pozitiv. Pritet një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët. Ndeshja minutë pas minute: Mbyllet pjesa e parë! 44’- Hojbjerg lëshon një gjuajtje të fortë, por ndal Pickford në dy…
Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global i qeverisë Amerikane, Richard Nephew ndodhet në Tiranë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformat në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe qeverisjen e mirë. Një takim pasditen e sotme pati dhe me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorë të SPAK dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të drejtësisë. “Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI)…
Një valë i nxehti ka përfshirë Ballkanin, me temperatura mbi 39 gradë Celsius, që janë regjistruar në Shqipëri, Serbi, por edhe në Malin e Zi. E premtja në Shqipëri do të jenë më të nxehtat për këtë verë deri në këto momente, situata paraqitet emergjente dhe në vendet fqinjë. Në Serbi qeveria urdhëroi punëdhënësit të marrin masa për të mbrojtur punëtorët e tyre nga vala e të nxehtit. Në Malin e Zi turistët u relaksuan dhe notuan në plazhet përgjatë bregdetit të Adriatikut, duke përfshirë dhe zonën e Ada Bojanas, pranë Shqipërisë. Autoritetet shëndetësore malazeze paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë në…
Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë në kampin bazë stërvitor të kuqezinjve në Kaiserau pas sfidës me Kroacinë, që u luajt një ditë më parë në stadiumin e Hamburgut. Skuadra iu drejtua fushës në orën 12:00 këtë të enjte me grupin të ndarë në dy pjesë, duke nisur zyrtarisht edhe përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B ndaj Spanjës. Lojtarët që ishin titullarë ndaj Kroacisë kryen stërvitje të lehtë dhe pa ngarkesa, mes palestrës dhe fushës, ndërsa lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta bënë stërvitje me ngarkesë të plotë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me…