Author: tirana

Juristi Ylli Manjani është shprehur se Lulzim Basha, mund të bashkohet me PD-në e drejtuar nga Sali Berisha. Komentet Manjani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se kjo mund të jetë edhe arsyeja e lëvizjes së sotme të Alibeajt, i cili u largua nga grupi parlamentar i PD-së, pas marrjes së vulës nga Berisha. Manjani tha gjithashtu se gjithësecili në politikë bën llogaritë e veta, se ku mund ta fitojë më thjeshtë mandatin në zgjedhjet e ardhshme. “Analiza është e thjeshtë. Është një bashkësi individësh që bëjnë llogaritë e veta. Ku bëhem unë deputet. Është ç’organizim…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Të dhënat statistikore të kompanisë së mirënjohur FlashScore për dy ndeshjet tona të para në Euro24 (kundër Italisë dhe Krocisë) tregojnë se ne shënuam më shumë gola se sa ishin të mundshëm probabilisht në rastet që patëm për shënim. Ndersa kundërshtarët tanë shënuan pothuaj aq gola sa ishin të mundshëm probabilisht në rastet që krijuan. Sidoqoftë, rasti i mirë që pati Rei Manaj për shënim në minutën e ’90 me Italinë do të na kishte dërguar në kuotën e 4 golave dhe të 2 pikëve shumë të vlefshme deri më sot… Po si janë statistikat në përgjithësi…

Read More

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizen e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Skanimi”, në kuadër të të cilit u godit një tentativë për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali. Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në dalje të Shqipërisë, shtetasi kosovar D. G., 23 vjeç, banues në Pejë. Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi,…

Read More

Çdo katër vite në universitete ka zgjedhje për autoritetet e reja drejtuese në të gjithë institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. 14 institucionet publike të arsimit të lartë në vend i nënshtrohen sot këtij procesi të rëndësishëm, që nis në orën 8:00 të mëngjesit, për të përfunduar në orën 16:00. Në të gjithë universitetet janë ngritur Komisionet e Qendrave të Votimit, ndërsa udhëzimet janë të afishuara pranë fakulteteve përkatëse, bashkë me publikimin e kandidatëve në garë. Për të gjithë ata që ushtrojnë të drejtën e votës, procedurat mbeten të njëjta. Votimi do të zhvillohet brenda ambienteve të fakulteteve përkatëse,…

Read More

Stafi mjekësor i Francës po bën gjithçka që është e mundur për të vënë Kylian Mbappe nën urdhrat e Didier Deschamps në ndeshjen e sotme përballë Holandës. Edhe pse hunda e tij u thye dhe u la në gjak pas përplasjes me një nga mbrojtësit e Asutrisë në ndeshjen e parë në grup, Mbappe ia ka dalë të shmangë operimin dhe pasditen e djeshme u stërvit me shokët, duke përdorur një maskë. “Mbappé u stërvit dje dhe sot, kështu që do të shohim dhe do të bëjmë gjithçka me stafin mjekësor që ta kemi atë në dispozicion për nesër. Si…

Read More

Ish presidenti i Republikës Ilir Meta, njoftoi dje se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike. Kryemadhi i tha Zërit të Amerikës se nuk preferonte për momentin të komentonte vendimin e bashkëshortit të saj dhe se më parë donte të mësonte arsyet që e kishin çuar Metën në kërkesën për divorc, të depozituar të enjten në Gjykatën e Tiranës. Në mbrëmje, ish presidenti Meta, tha se Kryemadhi “është tanimë ish bashkëshortja”, dhe se vendimin ai ia kishte komunikuar djalit të tyre Besar Meta, 24 vjeçar,…

Read More

Teksa po bënte parashikimin e yjeve, Meri Shehu është ‘përplasur’ me këngëtarin Lorenc Hasrama në Top Arena. Astrologjia po parashikonte për datat e koncerteve të këngëtarit, ndërsa ai tha se të njëjtën gjë i thotë dhe mami, por kjo nuk u prit mirë nga Meri. Meri: Ka shumë fat ujori.Lorenci: Kam nja shtatë muaj që më luajnë datat e koncerteve kështu shihe njëherë Meri: Do të të hapet rruga. Lorenci: Këtë ma ka thënë mami Meri: Meqë qenkë çun mami ti, tjetër ta thotë mami, tjetër të ta them unë

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka lëkundur ishullin e Kretës në Greqi mëngjesin e kësaj të premte. Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me një thellësi 9 km. Lëkundjet janë ndjerë tek banorët e zonës, por nuk ka asnjë raportim për dëme materiale.

Read More

Papa Françesku miratoi të enjten shpalljen martirë të dy klerikëve të tjerë shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur për mediat nga vetë Kisha Katolike Shqiptare, e cila informon se gjatë audiencës që dha Hirësia e Tij Kardinal Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve, Papa Françesku autorizoi të njëjtin dikaster të shpallte dekretet në lidhje me martirizimin e dy martirëve shqiptarë. Papa autorizoi shpalljen martir të Shërbëtorit të Hyjit Luigi (i lindur Matteo) Palić në shqip Paliq, i shpallur Meshtarë i Urdhrit Françeskan Minor; i lindur më 20 shkurt 1877 në Janjevë (Kosovë) dhe i vrarë nga urrejtja…

Read More

Publikohet kërkesa që ish-presidenti Ilir Meta ka bërë në gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm për t’u divorcuar me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Në dokument mes të tjerash shkruhet se ai dhe Monika Kryemadhi kanë 26 vjet martuar dhe kanë 3 fëmijë së bashku. Në një intervistë televizive Ilir Meta deklaroi për herë të parë se Monika Kryemadhi nuk është më bashkëshortja e tij. Ilir Meta shtoi se për këtë çështje ka nisur dhe procedurat ligjore, teksa shprehet se ka folur dhe me fëmijët për këtë gjë. “Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam…

Read More

Dashi Do të arrini të shtini në dorë një projekt mjaft interesant, i cili do ju lejojë që të qartësoni perspektivat në raport me të ardhmen tuaj. Do të ndiheni spontan dhe të stimuluar në maksimum dhe kjo gjë, në sajë të rigjetjes së bashkëpunimit në dashuri. Demi Në këtë periudhë duhet të mundoheni që të mos lëndoni të tjerët, pasi kokëfortësia juaj, mund të krijojë tensione të dëmshme në vendin e punës. Në sferën sentimentale, parashikohen përgjigje interesante. Binjakët Parashikohet një e premte e cila do ju lejojë që të analizoni me më shumë kujdes, të gjitha çështjet familjare,…

Read More

Sipas medieve greke, mes një çifti me origjinë shqiptare ka nisur një debat për motive të dobëta. Gjatë sherrit, burri ka marrë një kabllo dhe ka tentuar të mbyste gruan e tij, në sy të fëmijës së tyre të mitur. Burri dyshohet se ka goditur edhe fëmijën. Nëna ka arritur të marrë fëmijën, të dalë nga shtëpia dhe të shkojë në komisariat ku ka denoncuar ngjarjen. Autori është arrestuar nga efektivët e policisë, ndërsa ditën e sotme pritet të dalë para Gjykatës. Ndaj tij rëndon akuza “vrasje e mbetur në tentativë”.

Read More