Author: tirana

Presidenti Ilir Meta flet për divorcin me Monika Kryemadhin. “Marrëdhëniet tona u krisën pas djegies së mandateve. U rendit në krah të kundërt të kauzave që unë mbroj dhe duhej të merrte fund cdo paqartësie dhe stresi të panevojshëm”, tha Meta. “Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër por për të mbushur kauzat për të cilat kjo marrëdhënie ishte kirjuar. Ndjesë fëmijëve e prindëve të mi”.

Read More

Nga Ben Blushi Gjyshja ime nga nëna, Mynever Shuteriqi u bë sot 100 vjeç. Të gjithë ne që jemi mbledhur për t’i festuar ditlindjen pyesim njëri-tjetrin se si arriti deri këtu, ndërsa ajo ka një shpjegim më të thjeshtë: sepse na kishte dhënë fjalën. Myneveri kishte vendosur të bëhej 100 vjeç dhe duke qeshur ia arriti. Nuk ka asnjë sëmundje, asnjë dhimbje, asnjë kërkesë, asnjë pendesë, ndoshta asnjë brengë, përveç peshës së viteve që sot janë bërë një shekull. Ajo jeton si një njeri që ska të nesërme por vetëm të djeshme. Jeton si një grumbull kujtimesh. Myneveri lindi ditën…

Read More

Shqipëria ashtu si çdo shtet i Evropës tashmë do të kenë një sistem të mirëfilltë adresash, duke i dhënë fund ecejakeve të deritanishme dhe mungesës së orientimit. Ndryshimet në ligjin për sistemin e adresave janë botuar në fletoren zyrtare dhe hyjnë në fuqi në mes të muajit Korrik. Tashmë me ndryshimet e reja, çdo godinë e rrugë të ketë një kod unik dhe emërtimin përkatës, po ashtu edhe sheshet, rrugët, parqet, etj. Referuar të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Adresave (RKA), rezulton se në Shqipëri numërohen rreth 472 mijë apartamente dhe mbi 774 mijë ndërtesa. Deri më tani, rezulton se…

Read More

Një reper shqiptar është arrestuar nga autoritet italiane për trafik droge. Mediat në Itali raportojnë se bëhet fjalë për Eraldo Çekrezi, 26 vjeç, i cili njihet me emrin e artit “Daxter”. Artisti i ri u arrestua nga policia në Milano pasditen e së enjtes me akuzën e posedimit me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike pasi iu gjetën kokainë dhe para. Shqiptari u pikas nga policia italiane pasi ai ndaloi me një makinë Citoren dhe ishte duke komunikuar me telefon. Policia vuri re se pranë tij filluan të afroheshin disa persona të tjerë. Në këtë moment një shtetas australian i ble…

Read More

Spanja nuk ka ndërmend të vijë e relaksuar në sfidën e fundit me Shqipërinë. Pavarërisht arritjes së kualifikimit për fazën pasardhëse, iberikët duan të luajnë për fitore edhe ndaj Kombëtares tonë. Trajneri Luis de la Funte tha se me të njëjtin do të përballen edhe me Shqipërinë, duke kërkuar maksimumin. “Do t’i jap mundësinë disa lojtarëve të tjerë që nuk janë aktivizuar të tregojnë që janë aq të zotë sa ata që po luajnë. Do të përpiqemi t’i lemë pushim dhe t’i japim hakun atij që e tregon edhe në stërvitje. Por do të hedhim në fushë një skuadër shumë…

Read More

Prokuroria e Posaçme depozitoi këtë të premte në gjykatë, informacionin dy mujor të hetimeve që po kryhen për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, ndaj të cilit është ngritur akuza “Shpërdorim detyre”. Avokati i Goros, Sokol Hazizaj kërkoi kohë të njihej me informacionin e depozituar nga SPAK si dhe me aktet e bashkëngjitura me informacionin. Për këtë arsye, seanca gjyqësore u shty më datë 26 qershor. Jorgo Goro u arrestua me urdhër të SPAK në muajin mars të këtij viti, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, ku përfitues fundor i këtyre pronave ishte Artan…

Read More

Gazetarja Ilnisa Agolli dhe moderatori Meriton Mjekiqi kanë nisur pushimet së bashku. Ish-banorja e “BBV” ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment romantik me moderatorin nga plazhi, ndërsa i ka shprehur atij dashurinë. “Të dua”- ka shkruar Ilnisa krahas fotos së tyre me dy gota shampanjë në duar. Ilnisa ka vendosur që të “arratiset” në pushime me Meritonin në këto ditë të nxehta vere, duke shijuar dhe kaluar me shumë kohë me njëri-tjetrin. Historia e tyre e dashurisë nisi në shtëpinë e “BBV”, ku dyshja u njohën së bashku, ndërsa vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga ky…

Read More

Jurgen Klinsmani e ka vlerësuar pozitive paraqitjet e Shqipërisë në EURO 2024. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “ESPN”-në, trajneri gjerman ka thënë se kuqezinjtë kanë një ekip plot me cilësi. Pavarësisht se i mungojnë emrat e mëdhenj, sipas tij, Shqipëria është një ekip që mund të shqetësojë të tre kundërshtarët në grupin B. “Ky është grupi i vdekjes, me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, dhe Shqipëria ka një ekip plot me cilësi. Shumica e lojtarëve luajnë në Serinë A, në Itali, dhe vërtetë që mund t’ju shqetësojnë. Këtë janë duke bërë.Shqetësuan shumë Italinë dhe tani shqetësuan Kroacinë. Kështu do të…

Read More

Një efektiv policie është plagosur në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Ashtu sikurse protestat e mëparshme, edhe këtë herë, disa eksponentë të ardhur nga qytete të tjera dhe të maskuar kanë hedhur molotov në drejtim të Bashkisë dhe punonjësve të policisë së shtetit.Sikurse mund të shihni dhe nga kjo video, një prej efektivëve është lënduar menjëherë pas hedhjes së molotovit. Kjo nuk është hera e parë që opozita gjuan ndaj policisë, çka ka sjellë dhe reagimin e fortë të trupit diplomatik. Këta të fundit kanë kërkuar që të mos përdoret dhuna ndaj institucioneve shtetërore.

Read More