Një efektiv policie është plagosur në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Ashtu sikurse protestat e mëparshme, edhe këtë herë, disa eksponentë të ardhur nga qytete të tjera dhe të maskuar kanë hedhur molotov në drejtim të Bashkisë dhe punonjësve të policisë së shtetit.Sikurse mund të shihni dhe nga kjo video, një prej efektivëve është lënduar menjëherë pas hedhjes së molotovit. Kjo nuk është hera e parë që opozita gjuan ndaj policisë, çka ka sjellë dhe reagimin e fortë të trupit diplomatik. Këta të fundit kanë kërkuar që të mos përdoret dhuna ndaj institucioneve shtetërore.
Author: tirana
Komisioni i Posaçëm Parlamentar Antikorrupsion është ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e dytë, por është bojkotuar sërish nga opozita. Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj u shpreh se opozita do të duhej të ishte pjesë e mbledhjes, duke iu kërkuar që të reflektojnë. “Kuvendi ka miratuar me një vendim ngritjen e këtij Komisioni të Posaçëm Parlamentar dhe ka miratuar përbërjen, duke përcaktuar shprehimisht edhe anëtarët që do të jenë nga maxhoranca dhe opozita. Do të duhej që kolegët e nderuar deputetë të opozitës të merrnin pjesë në mbledhje sipas detyrimit të Kuvendit, por edhe si nevojë e domosdoshme, jetike për…
Alvaro Morata pa në dy raste që Xhanluixhi Donaruma t’i mohonte kënaqësinë e golit, ndonëse në fund për golashënuesin e tretë më të mirë të historisë së Europianëve (me 7 gola dhe ka përpara Platininë me 9 dhe Ronaldon me 14) rëndësi kishte vetëm fitorja. “Shumë nga shokët e mi dhe trajneri kanë pengje se nuk shënuam më shumë, por personalisht jam i kënaqur edhe kështu. E rëndësishme ishte të merrnim tri pikët dhe nuk kishte rëndësi sesi, pasi objektivin e arritëm dhe kjo ishte ajo për të cilën kemi ardhur në Gjermani. Luftova përveç se kërkova golin? Po, sepse…
Juli ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e “Wake Up” për të folur më shumë për eksperiencën e tij në Big Brother dhe jo vetëm. Ke pasur mjaft komente pozitive dhe njerëz që të kanë mbështetur. Çfarë mund të thuash për këtë? “Popullariteti si sasi nuk më bëri shumë përshtypje sepse atë e kam pasur, por këndvështrimi ndryshe po. Ajo që më gëzon është që në 20 vjet më kanë njohur 2 orë gjatë ‘prime time’ në spektakle humori, kurse tani më kanë parë në 4 muaj. U bëra shumë i njohur në këtë prizmin tjetër.” A do…
Zgjedhjet për drejtues të ri po zhvillohen edhe në Universitetin e Shkodrës ditën e sotme, ku 3 kandidatë në garë janë, Rajmonda Këçira, Tonin Gjuraj, Nertila Ljarja. Në një prononcim për media, kandidati Tonin Gjuraj pas votimit ka hedhur akuza se procesi ka parregullsi, ndërsa theksoi se është cenuar integriteti i garës në këto zgjedhje “Ajo që konstatoj është që procesi në pamje të parë duket normal, por unë jam i disavantazhuar në këtë garë, sepse është cenuar integriteti i kësaj gare. Jam në një situatë të pabarabartë, ligji pranon kandidatin për rektor nga jashtë institucionit dhe mua s’ më…
Ish-kryeministri dhe njëkohësisht ish-presidenti Ilir Meta ka pranuar këtë të enjte (20 qershor) se ka nisur procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Çifti i njohur dhe më karrierë të gjatë në politikë janë të martuar prej 25 vitesh (nëntor 1998) dhe kane 3 fëmijë, 2 vajza dhe 1 djalë. Meta bëhet kështu kryeministri i tretë i qeverise post-komuniste që divorcohet dhe që të gjithë i përkasin Partisë Socialiste. Divorci më i bujshëm deri tani ishte ai i ish-kryeministrit Fatos Nano që gjithashtu si Meta, deklaroi në një intervistë televizive në vitin 2001 se po divorcohej…
Alban Bushi dhe Igli Tare kanë qenë të ftuar një natë më parë në emisionin “Kampionët”, ku kanë shkëmbyer batuta dhe kanë treguar disa histori interesante nga koha kur luanin të dy për Kombëtaren. “Albani ka bërë 14 gola me kombëtaren, por nga ato 13 i ka bërë në ndeshje miqësore. Ai gol ishte në ndeshje miqësore, kështu që ishe e vështirë që të gëzoheshe kur bënte gol”, tha Tare me humor. “Kur të thashë që ka mbjellur flokët, për çdo gol që bëja unë atij i iknin 100 qime dhe të më the që të injoroj. Nuk është se…
Pas ndeshjes së parë që kuqezinjtë zhvilluan me Italinë, u nxorrën në shtije të gjitha fanellat që djemtë e Kombëtares kishin veshur. Sakaq ditën e djeshme është mbyllur ankandi, ku fanella e Nedim Bajramit shitet në ankand për 5792 euro. Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e Armando Brojës, që kapi vlerën 825 euro. Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në sekondën e 22. Ndërkohë është hapur ankandi për fanellat pas ndeshjes me Kroacinë.
Juristi Ylli Manjani është shprehur se Lulzim Basha, mund të bashkohet me PD-në e drejtuar nga Sali Berisha. Komentet Manjani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se kjo mund të jetë edhe arsyeja e lëvizjes së sotme të Alibeajt, i cili u largua nga grupi parlamentar i PD-së, pas marrjes së vulës nga Berisha. Manjani tha gjithashtu se gjithësecili në politikë bën llogaritë e veta, se ku mund ta fitojë më thjeshtë mandatin në zgjedhjet e ardhshme. “Analiza është e thjeshtë. Është një bashkësi individësh që bëjnë llogaritë e veta. Ku bëhem unë deputet. Është ç’organizim…
Nga Eduard Zaloshnja Të dhënat statistikore të kompanisë së mirënjohur FlashScore për dy ndeshjet tona të para në Euro24 (kundër Italisë dhe Krocisë) tregojnë se ne shënuam më shumë gola se sa ishin të mundshëm probabilisht në rastet që patëm për shënim. Ndersa kundërshtarët tanë shënuan pothuaj aq gola sa ishin të mundshëm probabilisht në rastet që krijuan. Sidoqoftë, rasti i mirë që pati Rei Manaj për shënim në minutën e ’90 me Italinë do të na kishte dërguar në kuotën e 4 golave dhe të 2 pikëve shumë të vlefshme deri më sot… Po si janë statistikat në përgjithësi…
Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizen e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Skanimi”, në kuadër të të cilit u godit një tentativë për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali. Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në dalje të Shqipërisë, shtetasi kosovar D. G., 23 vjeç, banues në Pejë. Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi,…
Çdo katër vite në universitete ka zgjedhje për autoritetet e reja drejtuese në të gjithë institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. 14 institucionet publike të arsimit të lartë në vend i nënshtrohen sot këtij procesi të rëndësishëm, që nis në orën 8:00 të mëngjesit, për të përfunduar në orën 16:00. Në të gjithë universitetet janë ngritur Komisionet e Qendrave të Votimit, ndërsa udhëzimet janë të afishuara pranë fakulteteve përkatëse, bashkë me publikimin e kandidatëve në garë. Për të gjithë ata që ushtrojnë të drejtën e votës, procedurat mbeten të njëjta. Votimi do të zhvillohet brenda ambienteve të fakulteteve përkatëse,…