Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Divorcet e bujshme të 3 kryeministrave socialistë

10:53 / June 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4125
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri dhe njëkohësisht ish-presidenti Ilir Meta ka pranuar këtë të enjte (20 qershor) se ka nisur procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Çifti i njohur dhe më karrierë të gjatë në politikë janë të martuar prej 25 vitesh (nëntor 1998) dhe kane 3 fëmijë, 2 vajza dhe 1 djalë. Meta bëhet kështu kryeministri i tretë i qeverise post-komuniste që divorcohet dhe që të gjithë i përkasin Partisë Socialiste.

Divorci më i bujshëm deri tani ishte ai i ish-kryeministrit Fatos Nano që gjithashtu si Meta, deklaroi në një intervistë televizive në vitin 2001 se po divorcohej nga bashkëshortja dhe nëna e dy fëmijëve të tij, Rexhina Nano. Ai tha atëherë në emisionin “Opinion” se martesa e tij prej 27 vitesh kishte ardhur në fund.“Unë kam iniciuar procedurat e divorcit. Kam formalizuar qëndrimin tim për fat të keq të pakthyeshëm me gjykatën. Janë arsye të gërshetimit të jetës sime familjare me vuajtjen, gëzimin, konsumimin dhe efektin e politikës dhe karrierës së politikës të kryetarit të opozitës dje dhe mazhorancës sot.

Lexo edhe :

Related Posts

  • meta 1
    Ilir Meta zbulon arsyet e divorcit, shprehet se vendimin e mori pas deklaratave të Kryemadhit në SPAK
  • 900 0 1715606463xsink meta per viziten e metes frame 712 843
    Meta tregon pse u nda me Monika Kryemadhin: Ndjesë fëmijëve e prindërve të mi

Janë mjaft arsye njerëzore që ndodhën, më vjen keq që më ndodhën mua dhe që më çojnë mua tek shfaqja në publik i këtij morali. Unë një raporti të konsumuar i them legalisht dhe publikisht, ndal”, – shprehej në atë kohë Nano.

Në gjykatë Nano mori përsipër peshën e fajit për ndarjen dhe vetëm 1 vit më vonë kurorëzoi dashurinë e tij me Xhoana Nanon, 21 vite më të re në një ceremoni në Kishën Ortodokse të Tiranës. Ndarja dhe martesa e dytë e ish-kryeministrit Nano ishin ngjarje që u përfolën mjaft në atë kohë.

I divorcuar është edhe kryeministri aktual Edi Rama. Ai ishte vetëm 27 vjeç në vitin 1991 kur kërkoi divorcin nga aktorja Matilda Makoçi, me të cilën ka edhe një djalë, Gregun. Më pas Rama pati një sërë martesash dhe lidhjesh, por asnjëra jetëgjatë. Në tetor të vitit 2010, Rama u martua me Linda Bashën me të cilën ka edhe një djalë, Zahon. 

Por ndryshe nga dy të fundit, ndarja e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët prej vitesh shiheshin më shumë si ortakë, se burrë e grua, vjen pas problemeve me drejtësinë.

socialistë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.