Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ilir Meta zbulon arsyet e divorcit, shprehet se vendimin e mori pas deklaratave të Kryemadhit në SPAK

16:30 / June 21, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta zbulon arsyet e divorcit me Monika Kryemadhin. Meta shprehet se vendimin e mori pas deklaratave të Kryemadhit në SPAK, përpara prokurorëve. Për ”Report Tv”, Meta shton në fund se betejën e tij do ta vazhdoj deri në rikthimin e sovranitetit të popullit shqiptar.

Intervista e plotë

Lexo edhe :

Related Posts

  • IMG 4107
    26 vjet martuar, zbardhet kërkesa e Metës për divorc me Kryemadhin, deklaron si banesë selinë e partisë
  • IMG 4125
    Divorcet e bujshme të 3 kryeministrave socialistë
  • IMG 4107
    Historia e çiftit politik që u martua në pushtet dhe u divorcua në opozitë
  • meta kryemadhi
    Meta për Kryemadhin: Që përpara Konventës nuk ekziston asnjë komunikim. Divorci, jo një proces problematik
  • 900 0 1715606463xsink meta per viziten e metes frame 712 843
    Meta tregon pse u nda me Monika Kryemadhin: Ndjesë fëmijëve e prindërve të mi
  • ilir meta dhe monika
    Monika Kryemadhi flet për divorcin me Ilir Metën

-Kur e keni marrë këtë vendim dhe kujt ia keni komunikuar të parit?

Meta: Prioritetet e mia është beteja deri në fund me këtë regjin mafioz. Nuk është se kryesia nuk kanë qenë në dijen të vendimi apo marrëdhënieve të tensionuara prej kohësh. Sa i takon vendimit, është marrë pas deklaratave bëra nga ana e zonjës pas pyetjeve në SPAK. E respektoj mendimin ndryshe. Vendimin për tu ndarë e mora pasi Monika foli në SPAK. Për divorcin me Monën i tregova vetëm djalit dhe motrës time. Mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin! Për të tjerët, zero!’

-Ja keni thënë Kryemadhit këtë vendim pasi është shprehur e habitur pas këtij vendimi?

Meta: Që përpara konventës nuk ekziston asnjë komunikim mes nesh, nuk mendoj se procesi do të jetë problematik, sepse kjo zgjidhje uroj që ti jap fund çdo keqkuptimi apo mjegulle në publik mbi qëndrimet e mia dhe njëkohësisht unë besoj se nuk do të ketë asnjë problem sepse çdo i përket Kryemadhit dhe fëmijëve të mi.

-A kanë ndikuar hetimet që ju keni të hapura në SPAK në këtë vendim?

Meta: Nuk ekziston asnjë çështje apo akt, vendim i Ilir Metës. Por ekziston një problem madhor për mafien ndërkombëtare dhe për kryemafiozin e Shqipërisë Edi Rama, që përmes Ramaformës ka kapur për zverku SPAK. Dhe për të goditur Ilir Metën dhe gjithëve bashkëpunëtorëve të mi, e dini investimin kriminal të DumDumanit personalisht për të goditur politikisht Ilir Metën si një mbrojtës të palëkundur të sovranitetit të popullit shqiptar dhe sovranitetit të Shqipërisë. Nuk kam pasur asnjë kundërshtim për hetime të SPAK, por jam tërësisht i bindur për investimin e tyre kriminal për të marrë peng njerëz pranë meje, për ti përdoru kundër Ilir Metës në mënyre që të amnistojë problemet që mund të kenë. Ilir Meta mban çdo përgjegjës para ligjit dhe popullit. Por nuk mban përgjegjësi për veprimet apo katet e cilitdo qoftë.

-Pse keni zgjedhur nenin 132 të kodit të familjes për zgjidhjen e kësaj martese?

Meta: Mendoj që kjo është një zgjidhje e detyruar nga rrethanat dhe nuk do ketë problem nga ana ime që ku proces të përfundoj nga pikëpamja juridike sa më shpejt.

-Çfarë pengese keni patur deri më tani që mund të vinte edhe nga zonja Kryemadhi për betetja tuaja?

Meta: Isha shumë i qartë, asgjë nuk do të më pengoj deri në rikthimin e sovranitetit të popullit shqiptar në këtë betejë me mafien që ka dhunuar kushtetutën por edhe normat zakonore më të të hershme që na kanë mbajtur bashkë edhe kur nuk kishim shtet apo kushtetutë.

Kryemadhi Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.