Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Maska e Mbappe pushton rrjetin, por UEFA nuk ia lejon të luajë me të

09:45 / June 21, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
mbape 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Stafi mjekësor i Francës po bën gjithçka që është e mundur për të vënë Kylian Mbappe nën urdhrat e Didier Deschamps në ndeshjen e sotme përballë Holandës.

Edhe pse hunda e tij u thye dhe u la në gjak pas përplasjes me një nga mbrojtësit e Asutrisë në ndeshjen e parë në grup, Mbappe ia ka dalë të shmangë operimin dhe pasditen e djeshme u stërvit me shokët, duke përdorur një maskë.

“Mbappé u stërvit dje dhe sot, kështu që do të shohim dhe do të bëjmë gjithçka me stafin mjekësor që ta kemi atë në dispozicion për nesër. Si të gjithë lojtarët ai dëshiron të jetë në fushë. Ai pati një dëmtim të rëndë, por hunda e tij nuk është aq delikate sa kyçet e këmbës apo gjunjët. Mbappé  është më mirë, ne do të vendosim nesër nëse ai mund të luajë. Gjithçka po shkon në drejtimin e duhur pas goditjes që mori dhe pasojave që pati. Gjithçka duket se po evoluon në një drejtim pozitiv, por le të shohim”, tha tekniku i Transalpinëve.

Në prag të ndeshjes ndaj Holandës në Leipzig, vendimtare për kryesimin e grupit D të Euro 2024, sulmuesi i Real Madridit ka përdorur një maskë mbrojtëse trikolore, me ngjyrat e flamurit francez, simbolin e “Gjelave” dhe inicialet e tij të shkruara në të.

Fotot e Mbappe nga stërvitja e Francës kanë bërë xhiron e rrjetit, pasi sulmuesi tashmë ngjan pothuajse si personazhi me të cilin është krahasuar për pamjen fizike, breshka-ninxha e filmave të animuar, me emrin Donatello.

Pavarësisht se maska e Mbappe është bërë virale, ylli i Francës nuk do të lejohet të zbresë në fushë me të. Kjo pasi, rregullat e UEFA-s përcaktojnë se futbollistët lejohen të mbajnë maskë me vetëm një ngjyrë, përveç rasteve kur bëhet një përjashtim i veçantë.

“Pajisjet mjekësore të veshura në fushën e lojës duhet të jenë një ngjyrë dhe pa identifikimin e ekipit dhe prodhuesit”, thuhet në një pjesë të rregullores së UEFA-s.

mbappe uefa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Mbyllet etapa e tretë dhe e fundit e “Giro d’Italia” në Shqipëri!

18:09 / May 11, 2025

U përplas me shtyllën në Fresk, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

22:20 / May 9, 2025

”Giro d’Italia” në Tiranë, Pedersen flet pas fitores: E mrekullueshme të veshësh fanellën rozë

18:38 / May 9, 2025

Mbyllet etapa e parë e Giro d’Italia në Shqipëri, fiton Mads Pedersen, si dhe aksidentohet një çiklist

17:44 / May 9, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.