Author: tirana

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë në kampin bazë stërvitor të kuqezinjve në Kaiserau pas sfidës me Kroacinë, që u luajt një ditë më parë në stadiumin e Hamburgut. Skuadra iu drejtua fushës në orën 12:00 këtë të enjte me grupin të ndarë në dy pjesë, duke nisur zyrtarisht edhe përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B ndaj Spanjës. Lojtarët që ishin titullarë ndaj Kroacisë kryen stërvitje të lehtë dhe pa ngarkesa, mes palestrës dhe fushës, ndërsa lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta bënë stërvitje me ngarkesë të plotë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me…

Read More

Drejtuesi Politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijoi turin e mirënjohjes me socialistët e zonës së Dajtit, Lagjes 12, Shëngjergjit, Krrabës, Zall Herrit, Zall Bastarit, dhe Bërzhitës, të cilëve u vlerësoi sakrificat ndër vite. Veliaj tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë që e ka afruar Shqipërinë me Perëndimin. Ai shtoi se Sali Berisha është reduktuar në një dritare, ndërsa Ilir Meta në një vare argëtuese që shëtit nëpër Shqipëri. “Sot po shikojmë se si Sali Berisha është reduktuar në një dritare te rruga “Mustafa Matohiti”. Sot po shikojmë se si Ilir Meta është reduktuar në…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar sot një takim me mjekë të përgjithshëm të cilët kanë mirëpritur nismën e MSHMS-së dhe Fakultetit të Mjekësisë për specializimet në “Mjekë Familje” dhe “Mjekë Urgjence”. Specializimet në këto dy drejtime prioritare synon të adresojë nevojat urgjente për specialistë në këto fusha, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe rritur aksesin e pacientëve në kujdesin mjekësor pranë vendbanimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “në total kishim 50 kuota, pra 30 për mjekë familje dhe 20 mjekë urgjence. Ndërkohë që nga raundi i parë patëm aplikime…

Read More

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Ervin Salianji thotë se në tetor mund të kemi zgjedhje të parakohshme dhe kjo për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme të mazhorancës. ”Ka ardhur flamuri i partisë, logo, simbolet e partisë gjithë të drejtat nga legjitimi ligjor i partisë. Ajo që u çimentua pas bashkimit të grupit parlamentar u vendos të shkohet aty ku i takon. Ka një tjetër rivitalizim dhe ribërje dhe dhënie besimit të strukturave të PD të një gjëje që mbahej peng. Për PD dhe opozitën një lajm i mirë dhe impuls për zgjedhjet e ardhshme apo të parakohshme në tetor. Skandalet…

Read More

Serbia arriti një barazim në minutën e fundit përballë Sllovenisë, për të qenë akoma në garë për t’u kualifikuar nga grupet në Europian. Luka Jovic, i cili ngriti në këmbë serbët, theu kështu rekordin e vendosur nga Klaus Gjasula për golin e barazimit të shënuar më vonë në një kampionat Europian. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi përballë Kroacisë në minutën 94 e 23 sekonda, ndërsa Jovic barazoi në minutën 94 e 58 sekonda.

Read More

Një aksident rrugor është regjistruar në Tiranë, kur një 21-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësore. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, ku 21-vjeçari D.A, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar K., 28 vjeçe. E plagosura është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. ”Më datë 20.06.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi D.A, 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen K. G., 28 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa…

Read More

Sllovenia dhe Serbia nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, në duelin e vlefshëm për grupin C në Euro 2024. Zan Karnicnik kaloi sllovenët në avantazh në minutën e 69-të me një aksion fantastik, ndërkohë që Luka Jovic do të barazonte në sekondat e fundit. 29-vjeçari slloven finalizoi një aksion të nisur nga rikuperimi dhe inkursioni i tij, ndërkohë që baraspesha u vendos nga goli me kokë i sulmuesit të Milanit. Me këtë barazim, Kombëtarja sllovene numëron 2 pikë, duke lënë pas Serbinë. Serbia tentoi të reagojë duke bërë edhe disa ndryshime në formacion dhe goli i barazimit u…

Read More

Arbjan Mazniku, minstër i Shtetit për Pushtetin Vendor ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm të Izraelit. Sipas Maznikut, gjatë takimit u fol edhe për bashkëpunimin në rrafshin e pushtetit vendor. ”Shqiptarët dhe Hebrenjtë kanë një marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin që kulmon në Luftën e Dytë Botërore, ku mijëra izraelitë gjetën strehim në Shqipëri. Me krenari diskutuam për këtë me Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, në vizitën e tij në vendin tonë. Gjithashtu në këtë takim folëm për mundësinë e bashkëpunimit në rrafshin e pushtetit vendor, si dhe të shkëmbejmë eksperiencat midis qyteteve tona në fusha ekonomike”,-shkruan…

Read More

Enkelejd Alibeaj nuk është dakort me vendimin e Gjykatës së Apelit që vulën dhe simbolet e PD-së ja kaloi Sali Berishës. Për këtë ai thotë se nuk do ti bashkohet grupit parlamentar të PD-së, duke zyrtarizuar edhe largimin. Por deputeti tjetër demokrat në grupin e Bashës, Kreshnik Çollaku është me një tjetër këndvështrim të situatës. Teksa thekson se do të mbetet deputet i PD, Çollaku shton se për të pretenduar ardhjen në pushtet kjo parti duhet të shndërrohet në një formacion që pranon edhe mendimin kundër. Përpara vendimit të gjykatës së Apelit, Basha gëzonte mbështetjen e 10 deputetëve të PD,…

Read More

Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për Mirlind Dakun. Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit pas ndeshjes 2-2 me Kroacinë mori megafonin dhe iu drejtua tifozave kuqezi, me thirrje nacionaliste, kjo sipas Federatës në vendin fqinj. ”Të papranueshme”, kështu i quan FFM-ja thirrjet në reagimin e Dakut, duke kërkuar një ndjesë publike. “Shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe dënojmë thirrjet nacionaliste të futbollistit të Shqipërisë Mirlind Daku drejtuar kundër shtetit të Maqedonisë pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Europian. Një sjelljee tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit…

Read More

Youtuber-i i famshëm amerikan me miliona shikime kudo në rrjete sociale, i njohur si IShow Speed ka vizituar sot Shqipërinë. Në një transmetim në faqen e tij në Youtube, ai shihet duke shëtitur rrugëve të Tiranës. Shumë të rinj atje janë parë duke i dalë në pritje youtuber-it me emrin Darren Jason Watkins. Në fund, ai është parë duke vizituar zyrën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ku e bëri edhe shqiponjën. “Edi Rama çkemi, më jep një përqafim”,-thotë ai, dhe më tej i shprehet se ”Jam shqiptar”. Videoja e tij për 3 orë është parë nga 500 mijë njerëz.

Read More