Author: tirana

Pas barazimit me Kroacinë në frymën e fundit në Hamburg, Shqipëria mori pikën e parë në këtë Europian. Ekipi kuqezi vijon që të jetë në vendin e tretë për shkak të golavarazhit, ndërsa sa i përket renditjes së vendeve të treta, momentalisht Shqipëria është në vendin e dytë, pas Sllovenisë. Skuadra e Sylvinhos ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera, teksa shanset vazhdojnë të jenë aty për t’u kualifikuar. Një mrekulli ndaj Spanjës, me një fitore të mundshme të kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë nëse Italia mposhtet në të dyja ndeshjet…

Read More

34-vjeçari Klaus Gjasula hyri në fushën e lojës si zëvendësues, shënoi autogolin që i dha avantazhin kroatëve, por që më pas në shtesën e ndeshjes shënoi golin e barazimit përfundimtar. Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Europianeve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat në një rastësi të çuditshme që e bëri atë protagonist në këtë mënyrë. Pas ndeshjes, ai dha edhe komentin e parë, ku për sfidën që i pret me Spanjën, u shpreh se do të provojnë. ”Minutat e para ishin të vështira, jo vetëm autogoli edhe për disa situata që si bëra…

Read More

Pas humbjes me Italinë, ekipi kuqezi barazoi në frymën e fundit me Kroacinë në një ndeshje plot aksion dhe me emocione të forta në Hamburg. Shqipëria mori kështu një barazim të rëndësishëm në minutën e fundit përballë Kroacisë, me Klaus Gjasulën që shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë pikën e parë kuqezinjve në këtë Europian. Qazim Laçi zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, por kroatët përmbysën me golat e Kramaric dhe minutën e 74-t dhe autogoli i Gjasulës në minutën e 76-të. Në fund, ishte pikërisht Gjasula që shënoi golin e barazimit, duke i dhënë Shqipërisë pikën e…

Read More

Qeveria ka çuar në Kuvend ratifikimin e kontratës për financimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali bëri të ditur se qeveria ka propozuar projektligjin “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për financimin e projektit “Linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit-porta globale” me vlerë 100 milion euro. Postimi i plotë nga Spiropali Mirëdita me një lajm shumë të mirë. Sot, Këshilli i Ministrave vendosi të propozojë në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për financimin e…

Read More

Dy gola në dy minuta, kroatët përmbysin sfidën me Shqipërinë në pjesën e dytë dhe duket se kuqezinjtë humbën biletën për të vijuar më tej në Euro 2024. E pabesueshme, Kroacia përmbysi rezultatin, tani jemi në 2-1. Hutim total në zonë dhe një top i gjuajtur nga kroatët përplaset mes Gjimshitit e Gjasulës e përfundon në rrjetë. Ndeshja minutë pas minute: 76′ Kroacia merr avantazhin 2-1, Gjasula shënon autogol. 74’- Barazon Kroacia 1-1! Kramaric nuk fal në zonë, duke shënuar pas një pasimi të shkëlqyer. 73’- Seferi gabon një mundësi të artë. Sulmuesi, nuk pason, por gjuan nga jashtë dhe…

Read More

Ndeshja Kroaci-Shqipëri po dhuron spektakël jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në tribuna. Tifozët e të dy skuadrave, të “veshur” me ngjyrat e simbolet kombëtare, kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme. Familja Presidenciale është në stadium, ku kreu i shtetit Bajram Begaj bashkë me Zonjën e Parë dhe fëmijët janë aty në mbështetje të Kombëtares. Krah tyre shihet edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Read More

Kopmbëtarja po përballet me Kroacinë, në një sfidë ku fitorja është kryesore për të kaluar grupin. ”Modriç & Co u hutuan, ndërsa Laçi kaloi Shqipërinë në avantazh, në një ndeshje të tensionuar të Euro2024”, shkruan media britanike ”The Sun”. Kroacia dhe Shqipëria hynë në këtë lojë me nevojën për të fituar, pas humbjeve në ndeshjet e tyre hapëse dhe asgjë nuk duket mirë për Luka Modriç & Co. Kroatët në veçanti, patën një fillim zhgënjyes në Euro2024 pasi u mposhtën 3-0 nga Spanja. Dhe për ta gjërat po përkeqësohen, pas tronditjes nga Laçi. Sa herë që ata marrin topin, shqiptarët…

Read More

Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj ishin në kantierin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, ku ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë projekt. Deri më tani janë realizuar më shumë se 40% e punimeve fizike. Drejtori Et’hemaj bëri të ditur se projekti, ashtu sikundër ishte parashikuar, po zhvillohet me disa faza. Punimet fizike parashikohet që të përfundojnë në fund të këtij viti për ti lënë më pas kohë proceseve të certifikimit dhe kolaudimit të këtij aeroporti, i konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë e rajonit. “Fazat…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa nga pikat e rregullores së re të Kuvendit. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pikën kur deputetët përjashtohen me 30 ditë kur ushtrojnë dhunë ndaj deputetëve të tjerë, dhe mbetet në fuqi me 10 ditë. Kur deputeti përdor lëndë pirtekntike, tymuese ose bojëra është lënë në fuqi masa 60 ditore. Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot, më 19.06.2024, mori në shqyrtim çështjen me objekt shfuqizimin e dispozitave të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, e ndryshuar me vendimin nr. 126/2023 të Kuvendit të Shqipërisë. Gjykata mori fillimisht në shqyrtim çështjen e juridiksionit të…

Read More

Është mbyllur pjesa e parë me Kroacinë. Jemi 1-0 për Shqipërinë, me një gol nga Qazim Laçi në minutën e 11-të. Ndeshje shumë e fortë deri në këto momente. Qazim Laçi zhbllokoi shifrat pas 11 minutash lojë, duke mposhtur me kokë Livakovic. Pas krosimit të Asanit, mesfushori nuk gaboi nga pranë portës. Një fitore sot, do i jepte mundësinë Shqipërisë, për të shpresuar te kalimi i grupit, si një nga vendet e treta më të mira. Ndeshja minutë pas minute: Mbyllet pjesa e parë. 45+1’- Mundësi shumë e mirë për Manajt, që gjuan me kokë pas krosimit të Hysajt, por…

Read More

Humbja e logos së PD-së do të shoqërohet edhe me kosto financiare për Lulzim Bashën, që tashmë duhet ti kalojë gjithçka Sali Berishës. Financat janë ende në proces transferimi, por pasi të merren në zotërim, organet e reja drejtuese do të nisin një audit të thellë. “Ne për shkak të ligjit kemi detyrim për raportim pranë KQZ. Kjo do të thotë që për shkak se institucionet drejtuese të PD-së jo vetëm nuk i kanë poseduar llogaritë bankare, por edhe nuk kanë dijeni për veprimet financiare që janë kryer që nga momenti i marrjes në dorëzim të tyre çdo gjë do…

Read More