Author: tirana

Vijon kombëtarja që të kryesojë lojën ndaj Kroacisë, me një super gol nga Qazim Laçi në minutën e 11-të. E pabesueshme çfarë rasti ka humbur Kristjan Asllani. Pas një pasimi të marrë nga Asani, mesfushori shfaqet i vetëm me portierin, por Livakovic, bën heroin duke ndalur gjuajtjen. Ndeshja minutë pas minute:38’- Vertikalizim i shkëlqyer për Manajn, por sulmuesi nuk e ndal dot topin. 37’- Manaj kthen një top në vështirësi. Mitaj më lëvizje të shkëlqyer, fiton faull. 35’- Rrezik për Shqipërinë. Kroacia fiton goditje dënimi nga e djathta. Kroson Modric, grushton Strakosha. 31’- E pabesueshme çfarë rasti ka humbur Kristjan…

Read More

Vijon me shumë ritëm ndeshja me Kroacinë, ku Shqipëria është në kërkim të golit të dytë. Shans i artë për kuqezinjtë. Elseid Hysaj përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të majtën, por topi shkon jashtë. Ndeshja minutë pas minute: 29’- Shans i artë për kuqezinjtë. Hysaj përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të majtën, por topi shkon jashtë. 28’– Goditje dënimi për Shqipërinë në afërsi të zonës. Asllani kroson për Gjimshitin, por topi është shumë i fortë. 27’- Majer kroson me të majtën në zonë. Provon…

Read More

Në 10 minutat e nisjes së sfidës me Kroacinë, ekipi i kombëtares e ka nisur mbarë me një gol të shënuar nga Qazim Laçi. Ai zhbllokoi shifrat pas 10 minutash lojë, duke mposhtur me kokë Livakovic. Pas krosimit të Asanit, mesfushori nuk gaboi nga pranë portës.

Read More

Nis sfida me Kroacinë. Jemi 1-0 për Shqipërinë, me një gol nga Qazim Laçi në minutën e 11-të. Ndeshje shumë e fortë deri në këto momente. Qazim Laçi zhbllokoi shifrat pas 11 minutash lojë, duke mposhtur me kokë Livakovic. Pas krosimit të Asanit, mesfushori nuk gaboi nga pranë portës. Ndeshja minutë pas minute: 28’– Goditje dënimi për Shqipërinë në afërsi të zonës. Asllani kroson për Gjimshitin, por topi është shumë i fortë. 27’- Majer kroson me të majtën në zonë. Provon Petkovic me kokë, por nuk ka rrezik për Strakoshën, me topin që shkon mbi traun e portës. 26’– Berat…

Read More

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso thotë se mandati i Sali Berishës nuk do të digjet për shkak të masës së arrestit. Ai shpjegoi se ka dy elementë mbi të cilët bazon gjykimin. Njëri lidhet me shkaqet e mungesës në sallën e Parlamentit, që sipas Kushtetutës, duhet të jetë pa arsye. “Kushtetua e thekson pa arsye. Ne kemi kemi një qëndrim politik të konsoliduar që zoti Berisha qëndron në një burgim politik të padrejtë. Zoti Berisha ka zgjedhur që ta ushtrojë mandatin e deputetit dhe në dijeninë time ka kërkuar 3 herë, që të marrë…

Read More

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ishte i pari që u pa që iku nga Basha, pasi vula e PD-së shkoi tek Berisha. Sot ai ka deklaruar se ka qenë dhe do të jetë deputet i PD. Çollaku ka komentuar edhe në lidhje me faktin nëse ka braktisur apo jo Lulzim Bashën pas vendimit të Apelit, ku tha se nuk ka lëvizur në asnjë moment nga identiteti i tij politik. “Isha dhe jam deputet i PD. Me statusin në rrjetet sociale konfirmoja këtë gjë. Komentet dhe kuptimet e keqkuptimeve vërshuan po braktis këtë apo po shkon atje. Dua të sqaroj se unë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Hamburgu, ku si një lum tifozët kuqezi po vërshojnë drejt stadiumit “Volksparkstadion”. Në ora 15:00, përballë kuqezinjve do të jenë kroatët të cilët, ashtu si edhe Shqipëria, kanë humbur në sfidën e parë. ”Hamburgu kuqezi. Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike”,-shkruan Rama.

Read More

Ish-zv/kryeministri, deputeti i PS-së Erion Braçe ka treguar se është kërcënuar nga një person, me një sms që i është dërguar në telefonin e tij. Sipas Braçes, personi që e kërcënoi i identifikuar si zoti Çekrezi dhe se i kishte kërkuar të hiqte dorë nga mbrojtja e tokës së lumit Seman pranë fshatit Imshtë. Deputeti socialist citon ligjin Nr 111/2012 “Per menaxhimin e integruar te burimeve ujore” dhe thotë se zona dhe distanca nga bregu është pronë e shtetit, e patjetërsueshme dhe menaxhohet nga strukturat shtetërore. Erion Braçe i thotë personit që e ka kërcënuar se ai nuk ka frikë.…

Read More

Për 30 minuta nis edhe sfida e Shqipërisë për rrugën sesi do ta vijojë EURO 2024. UEFA ka publikuar formacionet e sfidës Kroaci-Shqipëri që do të startojë pas 60 minutash në Hamburg. Tekniku Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime në 11 titullare që do të hedhë në fushë për derbin ballkanas, sfidë që do të jetë vendimtare për kualifikimin në fazën e 1/8 të Europianit. Në portë starton edhe këtë herë Thomas Strakosha. Mbrojtja do të mbetet e pandryshuar, me Elseid Hysajn që i besohet sërish krahu i djathtë, pavarësisht se lojtari i Lazios u kritikua masivisht në rrjet për…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasit M.R. dhe familjarëve të tij, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga informacionet e grumbulluara në rrugë operative, në kuadër të procedimit penal nr. 1789, datë 12.03.2021, u siguruan informacione se shtetasi M. R., së bashku me të vëllanë e tij A. R. janë arrestuar në flagrancë dhe me vendim penal nr. 1512, datë 14.09.2020 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar ndaj…

Read More

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, tha se ka të paktën 12 vite që nuk ka asnjë lloj komunikimi me kryedemokratin Sali Berisha. Komentet Topi i bëri teksa ishte i ftuar në Euronews Albania, ku tha se gjatë kohës që bashkëpunonte me Berishën kishte një komunikim shumë zyrtar e serioz. Sipas Topit, Berisha ka krijuar shkollën e tij politike dhe i qëndron besnike asaj, por shtoi se tani koha ka ndryshuar. “Kam së paku 12 vite që nuk kam asnjë lloj komunikimi me Berishën. Ndërsa për ta njohur e kam njohur para viteve 90-të, në rrethana të tjera jopolitike. E kam…

Read More

Deputetët e mazhorancës, anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me sherbimet publike të sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin Bexhet Zeqiri, me detyrë auditues pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Deputetët e akuzojnë për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për të deshmuar” parashikuar nga neni 307 i Kodit Penal. Në shkresën dërguar organit të akuzës ndër të tjera thuhet: “Gjatë seancës së pyetjeve dhe konkretisht gjatë pyetjeve të realizuara nga ana e Zv/Kryetari i Komisionit, në shkelje të parashikimeve të…

Read More