Author: tirana

Vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Korenë e Veriut është konkluduar me firmosjen e një pakti gjithëpërfshirës të partneritetit strategjik. Marrëveshja u firmos pas disa orësh bisedimesh kokë më kokë mes dy liderëve. Zëdhënsi i Putin bëri të ditur se marrëveshja e re vjen për shkak të ndryshimeve të thella gjeopolitke në botë dhe se përputhet me të gjitha parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare. Më herët, dy liderët theksuan rëndësinë e dialogut të fortë strategjik në mjedisin gjithnjë e më të ndërlikuar të sigurisë në mbarë botën. “Dua të ripohoj se ne do të mbështesim pa kushte dhe…

Read More

Pas fitores në ndeshjen debutuese ndaj Shqipërisë, takimi ndaj Spanjës, të enjten, mund të jetë vendimtare për Italinë për të fituar kualifikimin mes 16 më të mirave në Euro 24. Përballë “Furisë së Kuqe”, Spalletti nuk ka në mendje ndryshojë diçka në formacion. Në seancën e së martës, e zhvilluar me dyer të mbyllura, trajneri italian provoi të njëjtën njëmbëdhjetëshe që mundi kombëtaren e Silvinhos në ditën e parë, duke konfirmuar kështu mbrojtjen me katër lojtarë. Nga testet e bëra në fushë, megjithatë, nuk mund të përjashtohet që moduli 4-3-2-1 i ndeshjes ndaj shqiptarëve të bëhet 4-3-3 me Frattesin, Jorginhon…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bëri publike masën e re legjislative, e cila do t’iu sigurojë nënshtetësinë amerikane qindra emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, të cilët janë martuar me shtetas amerikanë. Një lëvizje kjo e cila bie në kontrast të fortë me republikanët dhe planin Donald Trump për dëbimet masive. Programi i ri Biden do të jetë i hapur për rreth 500 mijë bashkëshortë që kanë jetuar në SHBA për të paktën 10 vjet që nga 17 qershori, thanë zyrtarët. Rreth 50 mijë fëmijë nën moshën 21 vjeç me një prind shtetas amerikan, gjithashtu do të…

Read More

Në lidhje me sjelljen në mënyrë joprofesionale, gjatë kryerjes së detyrës, të punonjësit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, inspektor R. Xh., gjatë komunikimit me një shtetase gjermane, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë punonjësin e Policisë dhe ndaj tij ka nisur ecurinë disiplinore. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e mënjëhershëm të këtij punonjësi policie, nga Sektori i Policisë Rrugore në një strukturë tjetër të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, sqarojmë se punonjësi i Policisë, përsa i përket zbatimit të procedurës ligjore për…

Read More

Aktori i humorit, Bes Kallaku, kohëve të fundit ka qenë tejet i përfolur në mediat rozë sa I përket jetës private. Ai dhe Xhensila thuhet se janë në proces të divorcit. Mirëpo, një risi po vjen nga Besi sa i përket jetës profesionale. Ai zbuloi se është gati duke lançuar këngën e tij më të re të cilën do ta sjellë në duet. Siç shihet në postim kënga është vizualizuar me videoklip dhe sigurisht do të pëlqehet nga fansat.

Read More

Goli i Nedim Bajramit kundër Italisë, hyri në histori si goli më i shpejtë i shënuar në ndonjë kampionat evropian. Bajramit iu deshën vetëm 23 sekonda për të vendosur rekordin. Edhe pse Shqipëria e humbi ndeshjen me Italinë me rezultatin 2-1, mediat e huaja i kanë bërë jehonë golit të mesfushorit 25-vjeçar shqiptar, por edhe karrierës së tij me Shqipërinë. New York Times i ka kushtuar një artikull Nedim Bajramit, ku shkruan edhe për rrugëtimin e tij në kombëtaren e Shqipërisë. “Bajrami është një nga 19 lojtarët në skuadrën e Shqipërisë në Euro 2024 që kanë lindur jashtë vendit, por…

Read More

Tifozët kroatë dhe shqiptarë përqafohen, këndojnë dhe brohorasin së bashku në rrugët e Hamburgut. Përshtypja është se po luajnë një ndeshje miqësore dhe jo ndeshje e cila është e një rëndësie vendimtare që të dyja kombëtaret të arrijnë në fazën e 1/16, shkruajnë mediet kroate. Kroatët dhe shqiptarët po shoqërohen para ndeshjes, shumë prej tyre mbajnë flamujt e të dy vendeve dhe mes tyre ndodhet Ukë Hoxha, babai i lojtarit të Dinamos dhe përfaqësuesit shqiptar Arbër Hoxha, i cili mund të jetë në formacionin titullar në ndeshjen ndaj Kroacisë. “Nuk e di nëse Arbëri do të fillojë nga minuta e…

Read More

Tifozat kuqezi kanë elektrizuar atmosferën në Hamburg para ndeshjes me Kroacinë, e cila do të luhet sot në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut. Me flamujt kuqezi dhe këngë patriotike ata kanë mbushur rrugët e qytetit gjerman. Në stadium sot do të jenë rreth 15 mijë tifozë shqiptarë, ndryshe nga Dortmundi ku stadiumi ishte “veshur” kuqezi.

Read More

Pas me shumë se tre muaj jashtë funksionit, nis sot (19 qershor) së funksionuari me kapacitet te plote urgjenca polivalente e QSUT-ës. Burime bëjnë të ditur për RTSH-ën se një ditë më parë u kryen testet finale të funksionimit të aparaturave dhe rezultuan të suksesshme. Nga dita e sotme, pacientët do të mund të kryejnë edhe koronarografinë në shërbimin e hemodinamikës, e cila ishte e ndarë mes QSR Tiranë “Shefqet Ndroqi”, Spitalit Rajonal Memorial Fier dhe Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Read More

Nga Myslim Murrizi Ndoshta jam i fundit që mund të shkruaj, flas e të jap mendim për futbollin nga 5 milion shqiptarët që ka Shqipëria sepse nuk jam specialist futbolli dhe nuk bëj pjesë te mender vipat qe hane mu…. për çdo gjë Por si një tifoz i skuadrës tonë KOMBËTARE dhe që e kam parë pothuajse në çdo ndeshje prej gati 25 vitesh do t’i them dy fjalë për ndeshjen e ditës së djeshme në Dortmund me Italinë. E para, një respekt dhe mirënjohje nga zemra për mbi 50 mijë shqiptarë në stadium të ardhur nga çdo cep i…

Read More