Author: tirana

Rezultate dëshpëruese vijnë sërish për Shqipërinë nga PISA, e cila renditet e fundit në mendimin krijues të 15-vjeçarëve në botë. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), publikoi raportin e vlerësimit për nxënësit nga 64 vende të botës. Për herë të parë, është matur aftësia e nxënësve 15-vjeçarë në “të menduarit krijues”. Siç shihet dhe në grafik, Shqipëria renditet në vendin e fundit me vetëm 13 pikë, ndërsa në vend të parë është Singapori me 41 pikë, ose 28 pikë diferencë nga vendi i fundit. Studentë në Shqipëri kanë treguar rënien më të madhe në të menduarin krijues, 3 pikë…

Read More

Një punonjësi të Policisë Rrugore në Shkodër i është vendosur lëndë plasëse në automjet. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së policit Kastriot Selimaj, 50 vjeç. Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të makinës. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër. Në video shihen dy persona të maskuar, të cilët afrohen pranë banesës së efektivit Kastriot Selimaj. “Rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në automjetin e shtetasit Kastriot Selimaj, 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe ka replikuar me profesionistët e lirë, të cilët protestojnë për taksat. “Hahahahaahahahaahahahaha Ooooooooooooooooooooo Zooooooooooooooooooot Të njëjtët idiotë që bëjnë të njëjtën gjë. Nuk duan te hyjne ne provime apo duan ti marrin qyl, dalin e thone “I duam tarifat sa Erion Braçe”; Jane rritur e kane marre nje cope leter, dalin e thone “Duam lekë sa Erion Braçe”; Kalojne nja dy vite dhe nje e shume plehra i japin letra profesionisti, dalin e thone “Lekët i duam, taksat s’i duam”; Pastaj i rrahin dashnoret qe kane mend ca me shume dhe nderrojne mendje, dalin e thone…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë sportdashësit në sheshin “Skëndërbej” për të ndjekur ndeshjen Shpipëri – Kroaci ditën e sotme në orën 15:00. “Bëhuni pjesë e festës te FanZone në sheshi “Skënderbej” për ndeshjen Shqipëri – Kroaci!Shkuma party, futboll, dhe muzikë ju presin. Ejani dhe bëni tifo si asnjëherë më parë“, shkruan Veliaj.

Read More

Sekretari i “Omonias” Marin Suli ka deklaruar se djali i Fredi Belerit do të kandidojë për bashkinë e Himarës. Në një intervistë me Skype në Top News, në “Breaking” me Fiori Dardhën, ai deklaroi se do të jetë i biri i tij ai që do të “vijojë betejën” e të atit. “Një nga kandidatët më kryesorë mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit, por me një artificë ligjore… të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prapë zoti Rama, do lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris”, tha Suli. Kujtojmë se Beleri u zgjodh eurodeputet i partisë…

Read More

Shqipëria ndeshet sot me Kroacinë, në përballjen e Volksparstadion që do të jetë shumë vendimtare për ecurinë e skuadrave të grupit B në Euro 2024. Të dyja përfaqësueset vijnë me 0 pikë në këtë ndeshje dhe për këtë arsye pritet të provojnë gjithçka për të fituar, por edhe për të shmangur një tjetër humbje. Në radhët e kuqezinjve priten disa ndryshime të vogla në formacion nga tekniku Silvinjo, por i garantuar do të jetë spektakli në tribuna, pasi Tifozët Kuqezi kanë premtuar një pjesëmarrje masive ashtu siç ndodhi në Dortmund. Por cilat janë shanset e Kombëtares së Shqipërisë për të…

Read More

Makinës së efektivit të rrugores në Shkodër Kastriot Selimajt, i është vendosur një sasi tritoli në makinën e tij, që e kishte parkuar në oborrin e banesës. 50-vjeçari ka thënë se nuk ka konflikte me asnjë njeri, ndërsa ngjarjen e ka lidhur me detyrën e tij si efektiv i rrugores. “Nuk kam konflikte me njeri dhe nuk di arsyet. E vetmja gje qe me ben te dyshoj eshte detyra ime si efektiv i rrugores”, ka thënë ai. Pritet që policisë në ndihmë t’i vijnë kamerat e sigurisë që ishin në banesë dhe rrugicë.

Read More

Kuqezinjtë do të zbresin sot në fushë për tu përballur me Kroacinë. Kjo është ndeshja e dytë për Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian dhe do të luhet në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, në orën 15:00. Sfida e dytë e kuqezinjve në Europian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë. Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer. Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga…

Read More

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Një betoniere ka përplasur disa automjete, ndërkohë që një nga drejtuesit e automjeteve mori dëmtime të lehta dhe është shoqëruar drejt spitalit rajonal Durrës. Burime nga vendngjarja bënë të ditur se betonierja kryente manovra të rrezikshme në rrugë, në korsinë e shpejtësisë dhe më pas ka goditur nga pas një automjet, ndërsa dy të tjera janë përplasur me të nga pas. Në vendngjarje mbërriti policia rrugore, e cila po heton rreth shkaqeve të aksidentit.

Read More

Dashi Kjo ditë do të jetë mjaft e ngarkuar dhe do ju lejojë që të merrni rezultate të rëndësishme për karrierën tuaj. Ndiqni gjithmonë instinktin dhe mos u bllokoni nga kritikat e të tjerëve. Në dashuri parashikohen përgjigje të rëndësishme, të cilat do ju bëjnë më euforik dhe pozitiv. Demi Mundohuni që të fokusoni më mirë energjitë tuaja në çështje të cilat i konsideroni vërtetë të rëndësishme, pasi në këtë moment nuk mund të rrezikoni të hidhni ndonjë hap të gabuar. Kjo e mërkurë do ju gjejë më të komunikueshëm. Pritet të merrni kënaqësi. Binjakët Merrni pak më shumë kohë…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë që me çdo kusht të nxjerrin nga sistemi të korruptuarit në Ballkan. Para pak ditësh, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zgjati edhe një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjet të jashtëzakonshme në rajon, duke vlerësuar se situata në Ballkan vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA. Radio Evropa Lirë (REL), raportoi sot se amerikanët kanë sanksionuar një rrjet prej dy individësh dhe shtatë entitetesh që është thënë se sigurojnë burime të mëdha të të ardhurave për presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, i sanksionuar,…

Read More

Një sasi lënde plasëse është vendosur në automjetin e një efektivi policie në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen “Tepe”. Policia njofton se në autmojetin e policit Kastriot Selimaj, 50 vjeç, të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse në gomën e pasme të makinës. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Read More