Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të martë ndodhet në veri të Shqipërisë, ku po shijon bukuritë natyrore. Në një video në Instagram, Meta shihet teksa hidhet në ujërat e Lumit të Shalës. ”Malet tona më të larta, ujërat tona më të kaltra”,-shkruan Meta, teksa videon e ka filmuar aktori Bes Kallaku, që është në grup me Metën në këtë aventurë. View this post on Instagram A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare)
Author: tirana
Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj komentoi protestat e dhunshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Nga Kashari, ku zhvilloi një takim me socialistët e kësaj zone, Veliaj kujtoi kohën kur në Astir opozita digjte gomat dhe bllokonte punimet e Unazës, e cila sot është kthyer në një arterie ekonomike për qytetin. “Ne kemi kaluar sfida të jashtëzakonshme në këtë komunitet. Më kujtohet kur jemi takuar bashkë para 4 vitesh, kur bëheshin protestat tek Astiri, ku të ishe socialist në zonën e Astirit ishte nga gjërat më të vështira. Në momentin që sot digjen gomat një…
Vendimin e gjykatës së Apelit që vulën dhe simbolet e PD-së ja kaluan Berishës, tashmë deputeti Lulzim Basha është skandaloz. ”SHBA është aty ku ka qenë për non-gratën. Vendim skandaloz pasi u la në fuqi vendimi i Zhukrit të famshëm i shkarkuar nga vettingu, e ankimojmë. Lojë mes kryeministrit dhe ish kryeministrit”,-tha Basha. Nga ana tjetër, Basha tha se Edi Ramën e mban në lojë kjo tango për Sali Berishën. ”Gjykata ka folur, ne nuk kemi luftë për logo, karrige, vulë. Dikush tjetër ka këtë luftë, sepse nuk ka për ça të luftojë tjetër, për të mbrojtur familjen. Edi Ramën…
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e ligjit “Për tatimin e profesionistëve të lirë”. Këtë të martë, Gjykata Kushtetuese iu lë afat palëve të sjellin argumente shtesë deri në 21 qershor. Ndërsa vendimi final nëse do shfuqizohet apo jo ligji ”Për tatimin e profesionistëve të lirë” do të merret në 25 qershor. Ky ligj u dërgua nga Partia Demokratike dhe profesionistët në Kushtetuese me arsumentin se “Tatimi cenon sigurinë juridike”, mirëpo qeveria iu është kundërpërgjigjur se nuk mund të favorizohen përjetë. “Pas 7 orësh diskutime, në një seancë të hapur publike, Gjykata Kushtetuese vendosi të refuzojë miratimin e kërkesës…
Pero Pejic ish-sulmuesi që shkroi historinë në futbollin shqiptar me klube të njohura, ka folur për sfidën që ka nesër ekipi kuqezi nesër përballë Kroacisë. Ai u shpreh se ky duel mund të vendosë dhe se cila skuadër do të kalojë më tej. ”Shqipëria luan si një grup i tërë. Ata kanë lojtarë që luajnë jashtë Shqipërisë në kampionate të forta. Asani, Bajrami, Broja dhe lojtarët e tjerë që luajnë në sulm do të jenë më të rrezikshëm për skuadrën tonë”,-tha një intervistë për ”Top Channel”. Zoti Pejic, ju keni luajtur prej vitesh në kampionatin shqiptar dhe besoj se keni…
Ata që të udhëtojnë këtë verë duhet të kenë parasysh se duhet të shkojnë në Rinas 3 orë përpara. Njoftimi bëhet nga TIA dhe vendimi ka ardhur për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror. “Për të siguruar një udhëtim të qetë dhe për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror, ju lusim të gjithë pasagjerët të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes. Kjo masë proaktive do të na ndihmojë të mbajmë operacione efikase dhe t’ju ofrojmë një përvojë pa stres”, thuhet në njoftim.
Kosova dhe Izraeli nënshkruan më 18 qershor një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e dy vendeve. Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në 50 shtete të botës, ndërsa mund të pajisen me viza sapo të mbërrijnë në 39 vende.
Këtë të martë një zjarr masiv ka shpërthyer në pjesën e sipërme të Malit të Gjerë mbi fshatin Mashkullorë në Gjirokastër. Flakët që po vijojnë prej orësh gjenden në një distancë prej gati 500 m nga zona e banuar.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural synon hapjen e hapjen e eksporteve të vezëve të klasit A, drejt tregut të BE-së. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në takimin me 11 prodhues të shpendëve për prodhimin e vezëve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, ku diskutuan rezultatet shumë pozitive të auditit të detajuar nga ana e shërbimeve të Komisionit Evropian, që rezultuan në linjë dhe përputhje të plotë me kërkesat e BE-së. Denaj tha se, sipërmarrja shqiptare në prodhimin e vezëve ka njohur një zgjerim të konsiderueshëm të investimeve cilësore dhe…
”Arrest me burg” për Jakup Shahun, është vendimi që dha sot Gjykata e Apelit në Tiranë. Shahu u arrestua disa ditë më 24 mars, pasi qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten, Edlira Shahu. Apeli e cilësoi të ligjshëm caktimin si masë sigurimi personal “arrest në burg”, ndaj tij për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë. Më parë, 52-vjeçari deklaroi para trupës gjykuese se e qëlloi me thikë në gjaknxehtësi e sipër gruan e tij. “Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim, nuk di si veprova por u nxeha. E qëllova në debat e…
Këtë të martë në Zvicër është hedhur shorti i raundit të parë të Champions League, me Egnatian, Ballkanin, Strugën dhe Deçiç që kanë mësuar rivalët. Të katër skuadrat kampione shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi kanë “peshkuar” rivalë të kalueshëm. Egnatia do përballet në raundin e parë me FK Borak Banja Luka nga Bosnja Hercegovina. Takimi i parë do të luhet në Bosnjë ndërsa i dyti në Shqipëri. Ballkani do të përballet me UE Santa Koloma nga Andorra. Ndeshja e parë do të luhet në Kosovë ndërsa e dyta në Andorrë. Çiftet e turit të…
Elseid Hysaj u ”kryqëzua” në masë nga fansat pasi uli kokën dhe Italia shënoi gol. Aktori Julian Deda i ka dal në mbrojtje futbollistit. Por ai e ka këshilluar futbollistin që të shikojë përpara sepse kontributi qëe ai ka dhënë është i madh. “Ec përpara Elseid Hysaj, askush nuk do të ta hedh poshtë kontributin që ke dhënë dhe po jep për Kombëtaren”, ka shkruar aktori krahas fotos së Hysajt.