Apartamentet me qira ditore ndodhen në momentin e tyre më të mirë duke mirëpritur një numër të lartë. 70% më shumë se një vit më parë apartamente të qirave ditore janë listuar në platformat online vetëm në Tiranë duke arritur kështu në 2912 gjithsej. Ndalur në kryeqytet një apartament jepet mesatarisht për 49 dollarë. Për një shpeshtësi të përdorimit në më shumë se 50% të vitit kjo strukturë arrin fitime deri në 7 mijë e 600 dollarë në vit. Një rritje e fitimit i ka shtyrë shqiptarë e të huaj të investojnë më shumë. “Një mesatare është 50 euro nata,…
Author: tirana
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndodhet në Bern të Zvicrës dhe u takua me Ministrin e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Beat Jans, me të cilin bisedoi për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe drogave sintetike si edhe migracionit të paligjshëm. Ministrat trajtuan si prioritet edhe çështjen e ekstradimeve të shtetasve që kërkohen nga drejtësia. “Synojmë të ngremë Ekipe të Përbashkëta Hetimore në kuadër të Europol dhe Interpol, si dhe bashkëpunim në gjetjen e personave në kërkim dhe për ekstradimet”,-thekson Ministri Balla në një postim enkas për këtë takim. Balla ka nënvizuar faktin…
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dorëzuar tek vendet e BE-së raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës më shumë se një vit më parë. Në raport është bërë vlerësimi nëse duhet hequr masat ndaj Kosovës, të vëna për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit, në maj dhe qershor të vitit 2023. Megjithatë, nuk dihet nëse Borrelli ka rekomanduar heqjen e masave. Diskutimi i parë rreth këtij raporti do të mbahet të mërkurën në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Megjithatë, në atë takim nuk pritet të merret një vendim se si…
Vula e PD-së nuk e gëzoi shumë, pasi lideri i demokratëve mori një lajm të keq. Sali Berisha do të vijojë ta ketë të pamundur hyrjen në Britaninë e Madhe. Ai e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër. Për herë të tretë brenda 24 orëve, Sali Berisha reagon për vendimin e Apelit në Britani. Ai thotë se SIAC nuk ka shqyrtuar mijëra faqe prova, dhe se e ka mbështetur vendimin bazuar në lajme të rreme të medias së Soros dhe kundërshtarëve të tij politikë. “SIAC zbulon dy elementë të rëndësishëm, vërteton se nuk është marrë…
Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë kryefjalë e raportit gjashtëmujor që Antimafia italiane (DIA) i ka dorëzuar Kuvendit. Në këtë raport tregohet marrëdhënia e ngushtë që shqiptarët kanë krijuar me Casamonica duke u përfshirë në botën e biznesit në kryeqytetin italian. “Në Romë, mafia shqiptare ka krijuar marrëdhënie me krimin e organizuar romak, në radhë të parë ata të Casamonicas, jo vetëm për trafik droge, por edhe për pastrim parash”, raportoi në seancën dëgjimore në Komisionin Antimafia, Mario Conio, kreu i qendrës operacionale të DIA-s në Romë. “Shqiptarët, nga pikëpamja e ndikimit kriminal, janë trashëgimtarët e Casamonicas. Ata kanë…
Në një intervistë në një media, regjisori dhe aktori Bujar Kapexhiu u shpreh se femrat nuk kanë humor. Nuk është e qartë nëse deklarata e tij ishte me nota humori, por ngjalli mjaft reagime. Ndër ata që kanë reaguar, është edhe ardian Ndreca, i cili në rrjetet sociale, i përgjigjet Kapexhiut: “Mjaft me mendue Zyliha Milotin për me u kujtue se humori i grave asht ku e ku ma nalt se nji lloj humori banal shërbestar-politik që shitet me kile dhe jeton vetëm nji ditë. Ai i Zylit asht ma nalt pse asht ndryshe, asht gjenuin, nuk asht humor nënstinor…
Pas një sfide të fortë, me polemika dhe me një rekord historik nga kuqezinjtë, përkatësisht nga Nedim Bajrami që shënoi gol në 23 sekondat nga nisja e lojës kundër Italisë, kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Kroacinë, në një duel historik. Të dy ekipet, të fundit në grupin B të EURO 2024, zbresin në fushë me zero pikë dhe dueli shihet si një përballje për kalimin në raundin e dytë. Kjo ndeshje do vulosë fatin e një prej ekipeve për vijimin e rrugëtimit europian. UEFA thotë se trajneri i kuqezinjve Sylvinho pritet të bëjë 3 ndryshime në formacion, krahasuar…
Ish-kryebashkiaku prej dy mandatesh i Bashkisë Lezhë, Viktor Tusha është bërë një fermer. Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa është takuar me Tushën, thotë se në qeverisjen e PL-së, fermerët do të marrin pagesë direkte 1000 euro/hektar. ”Pa mbështetur Bujqësinë dhe Blegtorinë nuk e ndalim dot shpopullimin dhe nuk e bëjmë dot Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus. Shqiptarë, bëhuni gati të ktheheni në tokat tuaja të begata dhe të largojmë Lugatin”,-shkruan Meta. Postimi i plotë Shpopullimi dhe largimi i fuqisë punëtore e detyroi Viktor Tushën të bëhet një fermer “i detyruar”, përveçse një drejtues politik i talentuar.…
Pasojat e zjarrit që shkriu tregun e rrobave të përdorura në Shkodër pak ditë më parë janë të rënda. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci u premtoi mbështetje financiare 80 tregtarëve të prekur. Ai deklaroi se fillimisht do të duhet një dakordësi me pronarin e truallit, më pas bashkia do të hartojë projektin për rivënien në punë të tregut. “Të ulemi me zotërinë që ka tokën e të shikojmë të bëjmë një propozim plani për tokën, që ta kthejmë si duhet, në tregun që ka qenë, por më të rregullt dhe më të sigurt. Ta kthejmë këtë të keqe në…
Pas sfidës me Italinë, nesër Shqipëria luan ndaj Kroacisë, ndeshja e dytë në fazën e grupeve të Euro 2024. Gazetari Alban Xhihani, thotë se për formacionin ndaj Kroacisë mund të ketë ndryshime. Për të nuk ka ende asgjë zyrtare, por që ai mendon se trajneri Silvinjo mund të bëjë 2 ose 3 ndryshime. Konkretisht, Hysaj mund të zëvendësohet me Ivan Balliun, dhe kjo për shkak të akuzave që kanë shpërthyer në internet ndaj mbrojtësit të kombëtares. Zëvendësimi i dytë mund të jetë Arbër Hoxha që do t’i zërë vendin Seferit si titullar. Dhe ndryshimi i tretë mund të jetë Ismajli…
Konkurrentja e “She’s on Top”, Erika ka vendosur që të ndajë me publikun një histori shumë personale të jetës së saj. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo ka rrëfyer se kur ka qenë 19 vjeçe ka nisur një lidhje me një djalë, që më pas u fejuan dhe u martuan. Në kohën kur ata ishin të fejuar mbeti shtatzënë dhe në këtë periudhë ai jetonte jashtë Shqipërisë dhe nisi të ishte xheloz. “Më dhunonte, dhunë psikologjike dhe fizike kur isha shtatzënë, e bënte me vetëdije të plotë, për momentin nuk e logjikonte më pas më thoshte më fal. Ai…
Bashkëshortja dhe fëmijët e trajnerit të Kombëtares, Silvinjos ndodhen në Gjermani për të mbështetur çunat kuqezi. Vajza e tij Tati është shumë aktive në rrjetet sociale teksa shpesh ndan foto dhe video në vendet që viziton apo edhe të familjarëve të saj. Por së fundmi, ka qenë djali i Silvinjos i cili ka ndarë një foto të prindërve së bashku. Silvinjo ndodhet me uniformën e punës, me siguri nga një çast stërvitje teksa gruaja e puth dhe janë të dy të përqafuar. Ky imazh është shpërndarë nga Tiago në “InstaStory” duke e shoqëruar me një emoji me zemër.