Nëntë vende partnere të BE-së dhe vende kandidate, mes të cilëve edhe Shqipëria, i janë bashkuar paketës së fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër “mbështetjes ushtarake të Rusisë nga Irani”. Vendet kandidate Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Ukraina, Republika e Moldavisë dhe Bosnje-Hercegovina, si dhe vendet e EFTA-s, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, anëtarë të Zonës Ekonomike Evropiane, janë rreshtuar në krah të këtij vendimi të BE-së. “Ata do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me këtë vendim zbatues të Këshillit”, thuhet në deklaratën e Këshillit Europian. Më 14 maj, BE zgjeroi masat…
Author: tirana
Për të diskutuar Europianin, në televizionet shqiptare, më së shumti ftohen politikanë, artistë, modele, dhe rrallë ndonjë specialist futbolli apo ish-futbollist. Dhe normalisht, nëse hap TV, dëgjon çmendurira. Një modele e ftuar në RTSH, e pyetur se me kë është këtë Europian, pasi u mendua pak, tha se është me Brazilin.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, niset sot në një vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë me ftesë të Presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Të mërkurën, më 19 qershor, Presidenti i Republikës së Shqipërisë do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin Frank Walter Steinmeier, pas së cilit do të mbahet takimi bilateral i delegacioneve. Ne fokus të takimit mes Presidentit Begaj dhe homologut Steinmeier do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, zhvillimet në Ballkan, procesi i Berlinit që nxit afrimin e rajonit me BE-në, si edhe çështje të tjera të…
Goli i dytë nga Barrella në ndeshjen Itali-Shqipëri vuri në qendër të kritikave të tifozëve Elsi Hysajn për veprimin e uljes së kokës. Reagimet e forta në rrjetet sociale kanë hasur kundërpërgjigjen e trajnerëve dhe futbollistëve të tjerë që i kanë dalë në mbrojtje lojtarit të kombëtares. Trajneri Faruk Sejdini, i ftuar këtë të martë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, u shpreh se raste të tilla janë krejt normale sepse ndodh në një fraksion sekondi. “Si ka mundësi, një futbollist që ka sakrifikuar kaq shumë, ka 10 vjet që luan a ndoshta më shumë. ndonjëherë ato janë ndjesi…
Shtyhet në orën 12:00 seanca në Apel për Sali Berishën. Gjyqtarja Iliriana Olldashi dëgjoi prokurorin e Spak dhe avokatin e Berishës, Genci Gjokutaj që kundërshton informacionin dy mujor dhe për rrjedhim kërkoi heqje të masës arrest shtëpie.
Tuneli i Llogarasë pritet që të hapet në datën 5 korrik. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë në rrjetin social Facebook një video, ku duket që punimet janë drejt fundit. Në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë, ndërsa është një investim infrastrukturor që konsiderohet si ndër më të rëndësishmit për jugun e vendit. Tuneli pritet që të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.
Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë sot paditë e depozituara nga opozita për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari. Grupe të ndryshme interesi dhe opozita kanë reaguar ashpër për zbatimin e këtij ligji të cilët theksojnë se kjo taksë do i çon drejt falimentimit. Padia e parë në Gjykatën Kushtetuese u depozitua në shkurt 2024 nga 37 deputetë opozitës. Ndërsa më 25 prill Gjykata Kushtetuese pranoi që të marrë në shqyrtim padinë e bërë, ndërsa në një njoftim të ndarë në faqen zyrtare njofton se kjo padi do të…
Një vajzë rreth të tridhjetave është nxjerrë e pajetë nga ujërat e Liqenit të Kukësit. Trupi i pajetë, ende i paidentifikuar është transportuar mëngjesin e së martës në morgun e spitalit rajonal të Kukësit. Viktima u pikas nga një banor i zonës i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Paqen dhe Rritjen e Qëndrueshme, që u mbajt në Athinë. Ministri Hasani theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe rajonit ka mbetur në stanjacion prej vitesh, teksa nënvizoi se qasja, ritmi dhe angazhimi i BE-së për këtë proces duhet të ndryshojë. “Për shkak të një mjedisi sigurie të prekur, zgjerimi është sërish në qendër të skenës, si një imperativ strategjik kritik që ka implikime të rëndësishme për stabilitetin, prosperitetin dhe unitetin e Evropës në të ardhmen”, tha Hasani. Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin…
Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, në orën 15:00. Sfida e dytë e kuqezinjve në Europian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë. Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer. Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it. Shqipëria dhe Kroacia zbresin në fushë me…
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Valdet Rama është shprehur për emisionin “Europianin3D” se kombëtarja duhet të hyjë si e barabartë në ndeshjen me Kroacinë, pasi sipas tij, mundësitë ekzistojnë edhe për një fitore. Duke folur në një intervistë për gazetarin Dëfrim Methasani në një lidhje direkte nga Dortmundi, Valdet Rama tha se kuqezinjtë duhet të kenë besim te kapacitetet e tyre futbollistike megjithëse grupi është një ndër më të fortit të këtij Kampionati Evropian. “Loja fillon 0 me 0 dhe besoj se çdo ndeshje është e mundur për të fituar. Me rëndësi është për të pasur besim dhe për të hyrë…
Shqipëria dhe Kroacia do të zbresin mesditën e së mërkurës në fushën e Volksparkstadion të Hamburgut, për të kërkuar secila fitoren, me 3 pikëshin që do t’i mbante ende në garë për një vend në 1/8 e Euro2024. Të dyja ekipet po përgatiten maksimalisht, por presioni duket se ka rënë mbi kroatët, të cilët pësuan një humbje tronditëse me rezultatin 3-0 përballë Spanjës. Tekniku Zlatko Daliç pas kritikave të ashpra nga tifozët dhe opinioni sportive në Kroaci për zgjedhjet taktike që bëri ndaj iberikëve, duket se ka vendosur të surprizojë me vendimet për sfidën me Shqipërinë. Për herë të parë…