Author: tirana

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Luiz Ejlli ka përfunduar në duart e SPAK-ut. Luiz Ejlli është kallëzuar se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme si dhe ka kërcënuar zyrtarë të IKMT me qëllim që të mos shembin një objekt të paligjshëm në Shirokë të Shkodrës. Sipas kallëzimit penal, ndërtesa e paligjshme figuronte në emrin e 79-vjeçarit Zef Lgataj. Por, në kallëzim thuhet se ndërtesa ishte në të vërtetë i një grupi kriminal në Shkodër dhe më konkretisht e Bajrave. Në kallëzim pretendohet se Luiz Ejllit i ishte premtuar një pjesë e këtij objekti nëse do të…

Read More

Reforma e pagave është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, madje me një numër rekord votash. Me 97 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”. Nga ky ligj përfitojnë 130 330 punonjës të administratës si dhe 250 funksionarë politikë, që e kishin pagën të lidhur me presidentin. Pra, rritja e pagave me vendim të Këshillit të Ministrave tani nuk kushtëzohet nga koha parazgjedhjeve, sikundër pretendohet. Sa është rritja dhe kush përfiton? Vini…

Read More

Pas dy provimeve të dhëna, Matematika është lënda e radhës e maturës shtetërore ku nxënësit këtë të martë do të testojnë njohuritë e marra. Pas testimit të Gjuhës së huaj dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë, ky do të jetë provimi i tretë për 28 mijë maturantët në të gjithë vendin. 70 për qind e ambienteve në sallat e mëdha monitorohen me kamera, ndërsa 144 qendrat janë ngritur për zhvillimin e këtij procesi. Procedurat do të jenë të njëjta dhe testimi do të nisë në orën 10: 00 për të zgjatur plot 2 orë e 30 minuta. Maturantët duhet të paraqiten një orë…

Read More

Sipas Belind Këlliçit, në momentin që do të zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit, me përmbarim do të kërkohet marrja e vulës dhe ndalimi i përdorimit të saj nga ana e Lulzim Bashës. Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, më pas shtoi se do të bëhet dhe një audit për të parë se ku kanë shkuar paratë që buxheti i shtetit ka caktuar për Partinë Demokratike. “Në momentin që do të zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit, me përmbarim do t’i hiqet vula, e drejta e përdorimit të logos dhe ndërkohë duhet të bëhet një audit i plotë i fondeve të…

Read More

Sjellja e tifozëve të Rumanisë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe UEFA mund të hapë një hetim. Pas thirrjeve anti-kosovare të tifozëve të Serbisë në ndeshjen kundër Anglisë , dje radha ishte e ultrasve rumunë. Gjatë ndeshjes së fituar 3-0 nga kombëtarja e tyre kundër Ukrainës, tifozët në tribunë ndjenë nevojën për të provokuar ukrainasit, duke i dedikuar thirrjet në mbështetje të presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin. Ndër “fajtorët” kryesorë të nokautit është sigurisht portieri ukrainas Andrij Lunin: në minutën e 29-të gaboi gjatë shkëputjes, duke ia kthyer topin anësorit rumun Dennis Man, i cili i shërbeu menjëherë kapitenit Nicolae Stanciu…

Read More

Dashi Kjo është një ditë e rëndësishme për tu përkushtuar më shumë në vendin e punës dhe për të pretenduar më shumë. Do t’iu rikthehet intuita dhe kurioziteti, ndaj nuk përjashtohen bashkëpunime të reja interesante. Në dashuri, sugjerohet të mos keni frikë të shfaqni emocionet dhe ndjenjat tuaja. Demi Mundohuni të mos përfshiheni në diskutime dhe debate që nuk ju interesojnë, pasi momentalisht nuk do të keni durimin për të menaxhuar çështje të padëshiruara. Duhet të jeni të gatshëm të vini në provë dashurinë, por mundohuni të mos tregoheni shumë të nxituar dhe impulsiv. Binjakët Do të jeni të fokusuar…

Read More

Ndaj ish Ministres së Shëndetësisë znj.Ogerta Manastirliu sot Ministre Arsimi, Prokuroria e Posaçme ka një hetim të hapur. Referuar burimeve nga Spak, weblajm raporton se ndaj Manastirliut është regjistruar Proçedimi Penal me nr 81 i vitit 2024, për veprën penale shpërdorim detyre (neni 248). Ishte kallëzimi PD-së që vuri në lëvizje SPAK të nisë këtë hetim. Kallëzimi është bërë në Mars 2020 duke denoncuar asokohe shpërndarjen e maskave të skaduara dhe keqmenaxhimin e situatës së pandemisë. Përgjatë muajit shkurt të këtoj viti Manastirliu u paraqit për herë të parë në Spak por pa sqaruar para mediave përse u pyet.

Read More

Franca ka mundur në Dyseldorf Austrinë me rezultatin 0-1 falë një autogoli. Nje fitore e vuajtur e Frances, pas tere kohes ka qene ne sulm Austria dhe nuk kane munguar rastet per te. Sfida nisi me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat provuan për të shënuar. Gjithsesi një autogol i Wober në minutën e 38’ kaloi në avantazh Francën. Pjesa e dytë ishte gjithashtu e luftuar, me Mabppen dhe Dembelen që iu afruan golit, por pa arritur ta çonin topin në rrjetë.

Read More

Suksesi është një fjalë që shqiptarët e njohin mirë. Tashmë shqiptarët nuk korrin suksese vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë. Rasti më i fundit është i Orestis Duro, i cili është shpallur kampion i bodybuilding në Greqi. Ai ka lindur në Greqi, por gjuhën shqipe e flet sikurse të ketë jetuar në atdhe, dhe krenarinë e ka të madhe si shqiptar. Suksesin e madh që ai arriti të dielën, në këtë garë që u mbajt në Athinë ”6o Hercules 2024”, tregon që Duro e arriti fitore falë punës dhe përkushtimit, siç e tregon, teksa ndau edhe përjetimet. ”Është një…

Read More

Këët të hënë pasdite, një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Bullgari, duke shkaktuar panik te banorët. Sipas EMSC, lëkundjet me magnitudë 4.2 Rihter kishin si epiqendër qytetin e Plovdivit, në juglindje të vendit. Aktualisht nuk raportohen të lënduar, teksa lëkundja e parë është pasuar dhe nga disa paslëkundje.

Read More

Teksa UEFA ka akuzuar tifozerinë dhe Federatën Serbe të Futbollit për veprime antisportive në ndeshjen e luajtur të dielën me Anglinë në kampionatin europian në Gjermani, Federata e Futbollit e Kosovës bëri një ankesë zyrtare duke akuzuar tifozët serbë për sjellje shoviniste me kore raciste kundër Kosovës. Sipas asaj që raportohet, akuza ka të bëjë me lëshimin e sendeve në fushë dhe paraqitjen e mesazheve provokative. Tifozët serbë provokuan gjithë ditën shqiptarët, duke nisur me koret kërcënuese, imazhet provokuese me shkrimin “Kosova është Serbi”, deri te glorifikimi i kriminelëve të luftës si Ratko Mlladiç e deri te koret pro Rusisë…

Read More

Romanca e tyre u zbulua rreth dy vite më parë, por që nuk është konfirmuar. Bëhet fjalë për prezantuesen Megi Pojani dhe futbollistin e njohur shqiptar, Endri Çekiçin. Ata tani duket se po shijojnë pushimet në ishujt Maldive, në bazë të disa fotografi. Dyshja shihen duke pozuar nga vende të ngjashme dhe kjo ka lënë më shumë të dyshohet. Pritet të shihet se si do të jetë marrëdhënia e tyre në vijim.

Read More