Nga Kreshnik Spahiu Berisha fiton çështje penale vetëm në gjykatat shqiptare të cilat sipas tij, i kontrrollon Rama dhe humb në çdo gjykatë të huaj ku Rama s’ka asnjë ndikim. Sot Gjykata e apelit në Londër vendosi: Rrëzimin e pretendimeve të Sali Berishës për heqjen nga lista e zezë Non-Grata. Kjo është gjykata e tretë e huaj që vendos kundër Berishës. 3 vjet më parë Berisha ju drejtua Gjykatës franceze në Paris kundër vendimit SHBA për shpalljen e tij Non-Grata dyke akuzuar sekretarin e shtetit Antony Blinken për shpifje. Edhe në Paris kishte të njëjtin fat të keq si në…
Author: tirana
Në Shqipëri, pasi Gjykata e Apelit ia njohu ish kryeministrit Sali Berisha, drejtimin e Partisë Demokratike, zoti Lulzim Basha përjashton çdo formë bashkëpunimi me ata që i cilëson si hije të së shkuarës që janë kthyer në simbole të korrupsionit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Basha deklaroi se ai do të vijojë përpjekjet duke iu ofruar shqiptarëve një alternativë të re, të ndryshme nga ajo që përfaqëson kryeministri Edi Rama dhe zoti Berisha. Kjo alternative, saktësoi ai, do të jetë në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se si do të shprehet Gjykata e Lartë, ku zoti Basha ka…
Prezantohet në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po mbahet në Paris, prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare “Shota”. Shqipëria merr pjesë për herë të parë e përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare në këtë panair, ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota. Ky konsiderohet një moment i rëndësishëm nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. “Prezantohet në panairin EUROSATORY në Paris, prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare Shota. Një moment i rëndësishëm që shënon pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar dhe përfaqëson një arritje të madhe për industrinë tonë të mbrojtjes”,…
Është mbyllur pjesa e parë në Frankfurt, në ndeshjen e Grupit E, mes Belgjikës dhe Sllovakisë. Skuadra e Tedescos, vuajti gjatë fraksionit të parë të lojës, me sllovakët që u treguan “cinik”, duke përfituar nga i vetmi moment që i’u paraqit gjatë pjesës së parë, kur në minutën e 7-të Schranz, përfitoi nga përgjumja e belgëve për të goditur me një diagonale shumë të mirë. Performancë ndërkohë që lë për të dëshiruar për Romelu Lukakun, që u tregua në më shumë se një moment i pasigurte përpara portës sllovake.
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka reaguar për komentet e shumta negative që ka marrë. Hysaj i cili fajësohet për shkak se uli kokën te goditja e Barellas për golin e dytë të italianëve, i kërkon falje tifozëve, ku teksa edhe thekson faktin se është i gatshëm të bëjë maksimumin për fanellën. Për të ai veprim ishte një gabim teknik. Ai shkruan se fokusi do të jetë te ndeshja e radhës ndaj Kroacisë, shumë e rëndësishme për fatet e Shqipërisë. Elseid Hysaj është kandidat për ta nisur nga minuta e parë takimin ndaj ekipit të Dalic, këtë të mërkurë. Sesi…
Përqindja e atyre që urrejnë të dyja palët e politikës në SHBA është më e larta që prej vitit 1988, thuhej sot në një sondazh të analistëve të ‘Pew Research Center’ në SHBA. Sipas tyre, 25% e pjesëmarrësve kishin opinion negativ si për presidentin Joe Biden dhe rivalin e tij republikan Donald Trump; 36% përqind shihnin me më shumë avantazh Trump por jo Biden, ndërsa 34% mendonin të kundërtën. Sondazhi tregonte se refuzuesit e dyfishtë ishin shtuar ndjeshëm që prej vitit 1988 dhe thuajse dyfishuar prej vitit 2020, kur Biden e Trump u përballën për herë të parë si rivale…
Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, Shqipëria dhe shqiptarët duhet fillimisht të integrohen ekonomikisht. Në këtë drejtim, është Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor që pritet t’i japë “një dorë” vendit. Për të përfituar nga “mundësia me kushte”, institucioni i Ministri të Shtetit dhe Kryenegociator ka hedhur për konsultim publik “Agjendën Kombëtare të Reformave 2024-2027”. “Faza aktuale e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian e bën të qartë nevojën e ngushtimit të hendekut të konvergjencës ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së, në drejtim të zhvillimit social-ekonomik…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se beteja në Kushtetuese për Profesionet e Lira është në të vërtetë një betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal që është ngritur për të taksuar punën, dijen dhe riskun sipërmarrës ndërkohë që u fal taksat një pakice që përfiton gjithë të mirat e buxhetit, pra taksave të shqiptarëve. Postimi i plotë Ditën e nesërme Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në një seancë të hapur kushtetuetshmërinë e Taksimit të Profesioneve të Lira. Qeveria pretendon se ne që e kundërshtojmë këtë taksë, jemi disa anarkistë që nuk duam fare taksimin. Në të vërtetë, ne jemi…
Një turist italian ka humbur jetën në Ishullin Lezhë në momentin kur u fut në det. 66-vjeçari nga Milano ka pësuar një arrest kardiak, të cilit nuk ka mundur t’i mbijetojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. ”Rreth orës 15:30, në Ishull Lezhë, shtetasi italian P. G.,66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-informon Policia.
Në portin e Durrësit ka mbërritur një tjetër kroçierë luksoze, e cila fut portin më të madh të vendit tonë në itenerarin përreth detit Mesdhe. “World Traveller” kishte në bord afro 150 turistë amerikanë dhe kanadezë, që vijnë për herë të parë në Shqipëri. Për kapitenin e portit të Durrësit, kjo kroçierë është në nivelin më të lartë të luksit. “Kjo është niveli më i lartë i luksit të një kroçiere që ka vizituar portin e Durrësit. Është një sezon i mbarë. Porti po vizitohet vazhdimisht nga jahte dhe kroçiere luksi”,-tha Taulant Allka, kapiten i portit Durrës. Gjatë qëndrimit disa-orësh,…
Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se opozita di të komunikojë vetëm me gjuhën e dhunës. Nga Njësia 7, ku zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force për t’u shprehur mirënjohjen socialistëve, ai nënvizoi se kjo është një arsye më shumë që Partia Socialiste të fitojë në 2025-ën, si e vetmja parti që sjell frymë europiane. “Jemi në vitin 2024, ata janë ende si në ‘97. Edhe atëherë me hu dhe me dru, edhe sot me hu dhe me dru. Nuk është puna a kanë apo s’kanë vulë, janë në opozitë apo janë në qeveri,…
Kombëtarja i është rikthyer përgatitjeve të plota në “Kaiserau”, kampin bazë ku po përgatit duelet e Euro 2024. Të dielën trajneri Sylvinho zhvilloi një stërvitje të lehtë duke ndarë ekipin në dy pjesë, në ata që luajtën dhe ata që nuk luajtën përballë të kaltërve. Këtë të hënë braziliani i stolit ka marrë një lajm pozitiv sa i takon Jasir Asanit, me mëngjarashin që është bashkuar me grupin në trajnim dhe duket se ka lënë pas shqetësimin muskulor që e shqetësonte që prej ndeshjes me Italinë. Të mërurën në orën 15:00 kuqezinjtë i pret dueli kundër Kroacisë në Grupin B,…