Këtë të martë dy maturantë janë konfliktuar me njëri tjetrin deri në përplasje fizike. Pas përfundimit të provimit të matematikës në oborrin e një prej gjimnazeve të qytetit të Vlorës, dy të rinjtë janë konfliktuar më njëri tjetrin deri në përplasje fizike midis tyre me mjete të ftohta. Shkak është bërë një konflikt i castit për motive ende të paqarta. Pas pak çastesh është njoftuar mbi situatën e ndodhur, kur u mësua se një prej të rinjve kishte dëmtime të lehta në trup. Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcat operacionale janë gjendur menjëhere në ambentet e gjimnazit ku këta…
Author: tirana
Një ditë pas firmosjes nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit të urdhrit për plotësimin e formularit të posaçëm për lidhjet me krimin nga efektivët blu, Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit e konsideron të paligjshëm këtë formular. “Nuk besoj që ajo deklaratë të jetë realisht aq e pastër. Nëse dikush ka vite që punon në Policinë e Shtetit në këtë moment nuk ka si ta deklarojë në qoftë se ka një aktivitet. Detyrimin për të vërtetuar aktivitetin e kanë struktura të tjera që merren me këtë punë. Vetëdeklarimi ne gjykojmë se është vetëm për punonjësit që i kap…
Një 49-vjeçar është vënë nën hetim në Shkodër, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër dhe shkatërroi një dron. Personi K. N., 49 vjeç, banues në fshatin Shkjezë nga pakujdesia, teksa qëllonte me armë gjahu në ajër, ka dëmtuar një dron që ishte duke fluturuar në atë zonë. Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 49 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, sepse nga pakujdesia, teksa qëllonte me armë gjahu në ajër, ka dëmtuar një dron që ishte duke fluturuar në atë zonë. Në cilësinë e provës materiale u…
Kreu i qeverisë Edi Rama, së bashku me stafin e kryeministrisë janë bërë pjesë në nismën për dhurimin e gjakut. Kreu i qeverisë, pasi dha gjak, u shpreh se dhurimi i gjakut është jo vetëm ndihmë për ata që kanë nevojë, por edhe ripërtëritje për ata që e japin. “Përveç ndihmë për ata që kanë nevojë është dhe ndihmë për trupin e dhuruesit”.
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në një prononcim për mediat, nga hyrja e Gjykatës Kushtetuese, tha sot se taksimi i profesioneve të lira krijon pasiguri dhe trajtim preferencial. Deklarata e Tabakut vjen në një kohë kur në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet padia e depozituar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, por dhe grupe të shoqërisë civile, me të njëjtin objekt kërkese. Tabaku u shpreh se taksa ndaj profesioneve të lira do të sjellë edhe rritje çmimesh. “Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është nisur me premisën për të mbrojtur punën. Koncepti kryesor qe po diskutojmë sot është se duhet…
Anijet shqiptare dalin nga lista e zezë e porteve të Bashkimit Europian. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Portual Durrës. Vendimi është marrë pas përfundimit të punimeve të mbledhjes së 57-të e Komitetit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit. Tashmë flamuri shqiptar ka dalë nga lista e zezë si rezultat i raportit pozitiv të inspektimeve dhe ndalimeve të anijeve me flamur shqiptar në portet e vendeve të Bashkimit Evropian. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se çdo anije që mban flamurin shqiptar nëse do të prekë një port të një shteti anëtar të Memorandumit të Parisit dhe Bashkimit Europian,…
Një 32 vjeçar u kap sot në flagrancë nga policia në Dibër, pasi në lokalin e tij, po organizonte veprimtarinë e jashtëligjshme të lojrave të fatit. Policia ka arrestuar edhe një 21-vjeçar, në Dibër, i cili lëvizte me dorezë metalike. “Gjatë kontrolleve në qytetin Klosit, u godit një tjetër rast i veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit. Policia nis procedimin penal për pronarin e lokalit. Strukturat e Drejtotisë Vendore të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G.H., 32 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të…
Mbetjet e tre trupave të qytetarëve serbë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, pritet t’u dorëzohen autoriteteve të Serbisë, të martën, në pikën kufitare në Merdarë. Ata kanë qenë në mesin e 280 trupave të paidentifikuar në morgun e Prishtinës. Ditor Haliti, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka thënë për Radion Evropa e Lirë se mbetjet e trupave që do të dorëzohen sot, janë mbajtur në Institut që nga paslufta, por ka pasur probleme për identifikimin e tyre. “Kanë qenë në Institut, sepse nuk kanë mundur të identifikohen gjatë kësaj kohe për arsye se familjarët nuk kanë…
Ish kryeministri Sali Berisha ka mbetur në arrest shtëpie. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për ish kryeministrin dhe dhëndrine tij Jamarbër Malltezi. Ky vendim u mor këtë të martë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë…
Kylian Mbappe nuk dorëzohet. Pas dëmtimit që pësoi ditën e djeshme me thyerjen e hundës, ai nuk është tërhequr për përballjen e radhës me Holandën në datën 21 qershor. Pas frakturës që pësoi në hundë, Mbappe i ka shpëtuar ndërhyrjes kirurgjikale, dhe pritet që të shfaqet me një maskë në fytyrë si masë mbrojtës për të shmangur përkeqësimet, duke treguar forcat përballë “tulipanëve”. Ky ishte një lajm i mirë për trajnerin Deschampes, por dhe tifozët francez, të cilët do shohin yllin e skuadrës sërish në fushë. Vetë ai ka postuar në rrjetet sociale, ku iu kërkon ndjekësve ide për maskën…
Kritikat e tifozëve ndaj Elsi Hysajt nuk janë anashkaluar as nga artistët e muzikës. Mc Kresha, reperi i njohur nga Kosova i cili është edhe dashamirës e ndjekës i sportit, madje edhe është licencuar si trajner i UEFA-s në kategorinë C, i ka dalë në mbrojtje kombëtares kuq e zi. Në një postim në InstaStory, anëtari i PINT ka bërë thirrje për mbështetje ndaj ekipit edhe në humbje e jo vetëm në fitore. Ndër të tjera, ai shton se lojtarët nuk duhen ofenduar, por vlerësuar për mundin e djersën në fushë. “Futbolli, sporti më i dashur për ne është lojë…
Ndodh sërish. Edhe këtë herë është publikuar teza e provimit të maturantëve, ajo e Matematikës. Një orë pas nisjes së provimit, dy tezat e Matematikës janë publikuar në faqen “studentët denoncojnë” në Instagram. Kjo është hera e tretë që publikohen në rrjete sociale tezat e povimeve të Maturës. Ministria e Arsimit, në një reagim shprehet se publikimi i tezës nuk e cënon procesin. Sot rreth 28 mijë maturantë po i nënshtrohen provimit të tretë, atij të Matematikës i cili nisi në orën 10 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Provimi i fundit që maturantët do t’i nënshtrohen…