Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Raporti tronditës, nxënësit shqiptarë të fundit në botë për mendimin krijues

10:42 / June 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1717342839 maturaprovim1598600532 sd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rezultate dëshpëruese vijnë sërish për Shqipërinë nga PISA, e cila renditet e fundit në mendimin krijues të 15-vjeçarëve në botë.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), publikoi raportin e vlerësimit për nxënësit nga 64 vende të botës. Për herë të parë, është matur aftësia e nxënësve 15-vjeçarë në “të menduarit krijues”.

Siç shihet dhe në grafik, Shqipëria renditet në vendin e fundit me vetëm 13 pikë, ndërsa në vend të parë është Singapori me 41 pikë, ose 28 pikë diferencë nga vendi i fundit.

Studentë në Shqipëri kanë treguar rënien më të madhe në të menduarin krijues, 3 pikë më pak sesa pritej, sipas raportit zyrtar të PISA-s, si për matematikën ashtu edhe për performancën në lexim.

Vendi ynë renditet i fundit pas Republikës Domenikane, Marokut, Uzbekistanit, etj, duke qëndruar në kategorinë e tretë të matjes, pra “nën mesataren e OECD”. Niveli i parë dhe më i lartë është ai ku përfshihet Singapori, “mbi mesataren e OECD” dhe grupi i dytë është ai që nuk përbën diferencë, pra “Pa diferencë”. Ky grup i ka qëndruar parashikimeve të bëra nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) thekson se teksa shoqëria lëviz me ndryshimet komplekse mjedisore, sociale dhe ekonomike të shekullit të 21-të, është thelbësore që studentët të jenë novatorë dhe të përdorin të menduarit kritik dhe krijues.

900 0 1718779602x448637162 1021432932713908 2154257652806868364 n 740 1

nxenes PISA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.