Author: tirana

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit për një shtetas në fshatin Vleshë, që po dhunonte bashkëshorten dhe po e kanoste se do ta vriste me armë zjarri, që ai i mbante në banesë pa leje, në kuadër dhe të operacionit “Sundimi i Ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sllova”, ku u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale. Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R.H., 50 vjeç, banues në fshatin Vleshë, njësia Administrative Sllovë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj…

Read More

Rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës (efektivë të rendit, forcat Shqiponja, agjentë) dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit. Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë. Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente. Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit…

Read More

Rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të mund të votojnë sot në zgjedhjet për Parlamentin Europian, që do të mbahen deri më 9 qershor. Parlamenti Europian është trupi i vetëm i Bashkimit Europian që përfaqëson shtetasit e vendeve anëtare. Funksioni i tij primar përfshin negocimin e ligjeve të BE-së me anëtarë të qeverive, që përfaqësohen prej Këshillit Europian. Parlamenti Europian, po ashtu, miraton buxhetin e BE-së dhe voton për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe për zgjerimin e bllokut europian. Ky institucion ka përgjegjësi mbikëqyrëse, përfshirë fuqinë për të miratuar apo refuzuar emërimin e presidentit të…

Read More

Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Republikën Çeke me pasojë 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur. Aksidenti ndodhi në Pardubice, rreth njëqind kilometra në lindje të Pragës, ku një tren ekspres nate, i drejtuar për në qytetin ukrainas të Chop në kufirin me Sllovakinë, u përplas kokë më kokë me një tren mallrash. Në trenin e parë udhëtonin mbi 300 pasagjerë. Bilanci i përkohshëm është katër të vdekur dhe të paktën 23 të plagosur. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Vit Rakusan, i cili ka shkuar në vendin e aksidentit bashkë me ministrin e Transporteve…

Read More

Argita Berisha Malltezi ka mohuar në mënyrë kategorike një takim mes vëllait të saj dhe kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj. E ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, Malltezi është pyetur mbi një deklaratë se vëllai i saj Shkëlzen Berisha është takuar me Erjon Veliajn. Sa i përket kësaj pyetjeje të bërë nga gazetari Endri Xhafo, Malltezi tha se kjo është krejtësisht e pavërtetë. Ndërsa e pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se përveç Flamur Nokës, a ka ndonjë zyrtar tjetër të Rithemelimit nën hetim pasuror, Malltezi pranoi se ka edhe të tjerë, ndërsa theksoi se…

Read More

Dashi Gjatë ditëve të fundit keni pasur vështirësi për të fjetur dhe çlodhur dhe për këtë arsye keni qenë tejet nervoz. Mos u tregoni shumë impulsiv dhe agresiv në raport me të tjerët, sidomos nëse jeni përballë një sfide të rëndësishme. Demi Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të rikuperoni të gjithë energjitë e shpenzuara gjatë javëve të fundit. Më në fund do mund të mbyllni një çështje e cila ju ka tensionuar së tepërmi, por duhet të jeni të gatshëm për të bërë disa ndryshime. Binjakët Kjo e enjte më në fund do ju gjejë më…

Read More

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pas takimit me homologun e saj shqiptar Edi Rama, nuk doli pa dhuratë. Pas vizitës në kampet e emigrantëve të Gjadrit dhe Shëngjinit, kreu i qeverisë i ka bërë një dhuratë Melonit, që është pjesë e krijimtarisë së tij. Në takimin privat mes dy liderëve, Edi Rama i ka dhuruar Melonit një kopje të librit të tij “Kurbani”.

Read More

Bojkoti i opozitës nuk është arsye që dy nismat e PS-së të futen në sirtarët e Kuvendit, në pritje të një dakordësie të mundshme më vonë. Në seancën e kësaj të enjteje, do të votohet përbërja e dy komisioneve të posaçme, ai për anti-korrupsionin dhe dezinformimin. Emri që përflitej tashmë është fakt që do të drejtojë punën e Komisionit të Posaçëm, për thellimin e reformave, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin,është deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj që ka kryesuar dhe punën e reformës në drejtësi në 2016. Pas largimit me zhurmë nga posti i ministrit të Brendshëm, por edhe i renditur…

Read More

Aktori i ”Top Gun”, Tom Cruise shihej duke përshëndetur fansat ndërsa ecte në parkingun e makinave në heliportin e Londrës në Battersea. I veshur me një bluzë polo gri të çelur dhe pantallona të zeza, aktori përpiqet të hapë derën e Audi-t të zi përpara se të kuptojë se është automjeti i gabuar. Ylli i Hollivudit, i cili ka kaluar disa kohë në Londër për të filmuar pjesën më të fundit të serialit Mission Impossible, ecën në mënyrë të sikletshme drejt makinës së duhur, ndërsa një nga shoqëruesit e tij e fut brenda. Më vonë, Sunak u vu re duke…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në Gjermani. Këtë të mërkurë ai ndodhet në Bundestag, ku zhvilloi një takim me kryetarin e grupit parlamentar të Unionit Kristian-Social (CSU), Alexander Dobrindt. Meta bëri të ditur se gjatë takimit e kishte njohur atë me 5 prioritetet e Partisë të Lirisë për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe për përshpejtimin e integrimit europian. “Theksova domosdoshmërinë e forcimit të monitorimit më të rreptë të reformave dhe standardeve demokratike, të zgjedhjeve, të të drejtave të opozitës, të respektimit të të drejtave të njeriut e pakicave, të lirisë së medias dhe garantimit të llogaridhënies…

Read More

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues nga institucionet SIMEST Simest Spa dhe Gruppo Cassa Depositi e Prestiti për prezantimin e platformës Business Matching. Ibrahimaj bëri të ditur se nisja e kësaj platforme përfaqëson një moment të rëndësishëm në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë. “Vlerësojmë partneritetin me një vend mik si Italia dhe nisma të tilla, që synojnë rritjen e aftësive të kompanive shqiptare për të përvetësuar tregun si edhe stimulimin e rritjes ekonomike për të dyja vendet”, tha ministrja. Business Matching është platforma inovative…

Read More

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico këtë të mërkurë u shfaq për herë të parë në publik, pasi u plagos rëndë në një atentat me armë zjarri tri javë më parë. Ai tha se sulmi i shkaktoi dëme serioze në shëndetin e tij dhe se “do të jetë një mrekulli nëse kthehem në punë pas disa javësh”. Po ashtu Fico tha se ai duhet të kthehet në punë në fund të qershorit dhe korrikut dhe se nuk ndjen “asnjë urrejtje” ndaj sulmuesit. “Unë e fal atë”, tha ndër të tjerash kryeministri sllovak, i cili kishte fituar muaj më parë zgjedhjet parlamentare.…

Read More