Author: tirana

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë dhe Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës kanë vënë në pranga dy persona në komunën e Ferizajt të akuzuar për spiunazh në favor të Serbisë. Të arrestuarit janë shtetasit kosovarë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe, teksa ende nuk dihet me qartësi roli i tyre apo informacionet që kanë kaluar. Bedri Shabani më herët ka punuar në Doganën e Kosovës dhe është pushuar nga kjo detyrë rreth 20 vjet më parë. Shkarkimi i tij sipas doganës kishte ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit Etik së…

Read More

“Finance Futboll” ka bërë publike së fundmi, pagat e trajnerëve të të gjitha përfaqësueseve që do marrin në Euro 2024. Tranjeri i kuqezinjëve, Sylvinho pozicionohet në vendin e 16-të, nga 24 trajnerë në total. Sylvinho udhëhoqi kuqezinjtë në kualifikuese, duke bërë të mundur që ekipi të presë biletën për në kompeticionin e më të mirëve të Europës, për herë të dytë në histori. Në 3 më të paguarit janë Southgate i Anglisë, Nagelsmann i Gjermanisë dhe Martinez i Portugalisë. Deschamp i Francës dhe Van Gaal i Holandës plotësojnë 5-shën e parë.

Read More

Dhuna online që po ju bëhet grave dhe vajzave, është emergjenca ku kërkohet ndërhyrje me ligj. Alarmi u dha në konferencën e rrjetit parlamentar ”Gra të Lira nga Dhuna” që organizohet për herë të parë nga Kuvendi bashkë me Asamblenë Parlamentare të Komisionit Evropian në Tiranë. Pedagogia dhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, ngriti tonin për gjuhën e urrejtjes duke bërë publike shifrat e organizatave ndërkombëtare të viktimave gra e vajza nga teknologjia, bullizmi kibernetik apo tinëzarët digjitalë. “Në raportin e vitit 2024, bullizimi kibernetik arriti nivel rekord në Evropë, numri i viktimave vajza në çdo vend evropian është më…

Read More

Një turiste nga Nepali është përplasur nga një motorr në Berat. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, tek Ura e Varur. Ajo po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga disa turistë të tjerë. Përplasja ka qenë aq e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorit janë përplasur në asfalt,të plagosur rëndë. Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.

Read More

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni sot erdhi në Lezhë, dhe nga vizita në qendrat e mikpritjes në Shëngjin dhe strukturat akomoduese në Gjadër, tha se do të nisin operimin më 1 gusht 2024. Siguria në këto dy zona, por dhe transporti i migrantëve do të jetë përgjegjësi e autoriteteve italiane. “Ndodhemi këtu në strukturën e Shëngjinit, që do të kryejë funksionin e mikpritjes pas mbërritjes së emigrantëve. Ju e dini shumë mirë numrin e madh të klandestinëve që kanë mbërritur në brigjet e Italisë dhe të gjitha ato procedura që do të ndiqen që nga momenti i mbërritjes, siç janë…

Read More

Ada Satka, një artiste shqiptare mjaft e talentuar, që karrierën e saj e ka ndërtuar në Amerikë, pati një sukses edhe në ”Eurovision 2024”. Ajo krijoi këngën “Firefighter” me të cilën u përfaqësua Gjeorgjia në Eurovision. ”Është një histori shumë e veçantë. Në vitin 2018 më merr në tel shefi dhe thonte se donte një këngë për Jennifer Lopez, për një dashuri që po prishet, po digjet dhe ajo do ta kursejë këtë. Mesa duket ajo kishte patur një situatë me burrin e saj asokohe. Dhe më erdhi mendja tek ‘zjarrfikësit’ që shpëtojnë jetë njerëzish. E kam shkruar deri në…

Read More

Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet në Austri, teksa sot e gjithë skuadra ka qenë e plotë dhe ka kryer seancën e radhës stërvitore. I gjithë grupi është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe në ndeshjen e të premtes ndaj Azerbajxhanit do të jenë të gatshëm edhe Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët u lanë pushim në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit. Kombëtarja vijon me përgatitjet intensive në kuadër të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, ndërsa të premten Shqipëria do të zhvillojë edhe ndeshjen…

Read More

Ish-ambasadori Zef Bushati thotë se Shqipëria fiton nga marrëveshja me emigrantët me Italinë. Për të vendi ka nevojë për mbështetjen e shtetit italian, pasi Italia është një vend i fortë me reputacion ndërkombëtar. “Kjo është marrëveshje normale, nuk ka hije nga pas. Nuk jam me mendimin që ne po bëjmë nder. Shqipëria fiton nga kjo marrëveshje. Më vjen mirë që marrëdhënia mes Shqipërisë e Italisë po rregullohet. Prezenca italiane është në Shqipëri, pasi ka shumë sipërmarrës italianë këtu. Kjo marrëveshje do i shërbejë zgjerimit të raporteve mes Italisë dhe Shqipërisë. Ne kemi nevojë për Italinë, jo Italia për ne. Edhe…

Read More

Një 34-vjeçare nga Rubiku është arrestuar këtë të mërkurë pasi dyshohet se ka sjellë në Shqipëri 2 makina të vjedhura në Kosovë. Këto mjete dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale. Për rastin u vu në pranga e reja Alketa Pjetri, banuese në Rubik, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka trafikuar nga Kosova në Shqipëri, 2 automjete, tip “BMW” dhe “Volkswagen”, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen. U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi…

Read More

Shqipëria zë vendin e tretë në botë për aplikimet e larta për azil në raport me popullsinë. Në vitin 2023, ka pasur 331 aplikime për 100 mijë banorë nga Shqipëria përkundrejt 17 aplikime për 100 mijë banorë, që është mesatarja e të gjithë aplikimeve në Bashkimin Europian. Më shqetësues është fakti se ata që largohen jashtë vendit dhe e projektojnë të ardhmen e tyre në emigrim janë kryesisht të rinjtë. Gjatë 10-vjeçarit të fundit, mbi 64 mijë të rinj nën 18 vjeç nga Shqipëria kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke e renditur vendin tonë të pestin…

Read More

Një gjyq imitues me të rinj nga shkollat e mesme të Shqipërisë, u mbajt këtë të mërkurë në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. E pranishme në këtë event, deputetja e PD-së Jorida Tabaku mbajti një fjalë të shkurtër përpara të rinjve, duke diskutuar opinionet e tyre. ”Si një samiste kisha kënaqësi të drejtoja debatin dhe gjyqin imitues mes nxënësve të shkollës Sami Frashëri. Një kthim në të djeshmen ku kam qenë pjesëtare e grupit të finalistëve të parë në historinë e debateve që nisi në Shqipëri atëherë. Nuk mbaroi siç dëshiroja, por qe mësimi i duhur për të mësuar…

Read More