Author: tirana

Kroacia është një tjetër nga rivalët e Shqipërisë në Euro2024. Hamburgu do të pres derbin ballkanas të turneut të kësaj vere, me kombëtaren e Zlatko Daliç që kërkon të shkaktojë befasi në Europian. Agjencia e lajmeve “Reuters” e konsiderohen Kroacinë si një kombëtare tepër simpatike dhe në Gjermani synon të shkruajë historinë. Rekordi në Kupën e Botës ka shkaktuar zili tek shumë kombëtare, por nivele të tilla nuk i kanë arritur kurrë në një Europian. Kombëtarja e 10-ta në renditjen e FIFA-s nuk ka kaluar asnjëherë çerekfinale dhe janë eliminuar në dy edicionet e fundit. Ata do të shpresojnë ta…

Read More

Kuvendi miratoi (me 74 vota) të enjten e 30 majit në seancë plenare komisionin për ngritjen e komisionit të posaçëm për thellimin e reformave, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin, e propozuar nga PS, si pjesë e një rezolute që u miratua në fillim të javës po me votat e mazhorancës.  Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të opozitës. Nuk do të ketë dy bashkëkryetarë. Por vetëm një kryetar të propozuar nga PS

Read More

Struktura pritëse e emigrantëve që do të vijnë nga Italia është gati në Shëngjin. Nga pamjet që vijnë, duket se i gjithë kampi është ngritur dhe ruhet nga policët italianë. Kampi është ndërtuar me mure të lartë dhe ka mbikëqyrje me anë të kamerave. Në këto pamjet shihet vetëm një pjesë nga qendra e pritjes së emigrantëve. Ndërsa po këtu do mbajë konferencë Rama dhe kryeministrja italiane Meloni. Qendra e pritjes do të shërbejë për identifikimin dhe regjistrimin e emigrantëve, ndërsa Gjadri do të jetë kampi për vendqëndrimin e tyre në pritje të përgjigjeve për kërkesat e azilit.

Read More

Universiteti i Elbasanit ka hyrë në procesin zgjedhor për Rektorin e ri të këtij institucioni. Por ende pa nisur gara me kandidatët e mundshëm ka nisur “gjuetia e shtrigave” për ata që pretendojnë të jenë pjesë e saj. Po çfarë ka ndodhur realisht? Ajo çka po ndodh në këtë universitet që ka shqetësuar opinionin akademik dhe intelektual të qytetit, lidhet me pengesat për të shmangur nga gara për postin e Rektorit të këtij universiteti, Profesoreshën Majlinda Perriu Peza, duke mos e miratuar si Kandidate me një vendim të paligjshëm të KIZ(Komisioni Institucional Zgjedhor) të këtij universiteti. Shkelja e parë: KIZ,…

Read More

Ministria e Financave pritet të hedhë për konsultim publik ndryshimet mbi ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ku do të preket tatimi mbi pagat. Konkretisht parashikohet të rritet kufiri i sipërm i pagave mbi të cilat aplikohet tatimi 23%, duke bërë që të gjithë punonjësit me paga të larta në sektorin publik apo privat të përfitojnë reduktim të tatimit, i cili përkthehet në një shtesë e të ardhurave mujore neto që ata marrin. Aktualisht sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili hyri në fuqi në Janar të 2024-ës, të ardhurat e tatueshme nga punësimi tatohen me normat progresive nga 13-23…

Read More

Gjatë intervistës për RAI 3, kryeministri Edi Rama nxorri dhe një foto dhe shkrimet e kohës, kur ai u dhunua barbarisht nga SHIK-u i Sali Berishës. Vetë ky i fundit, në një reagim tha se në fakt, Rama nuk është dhunuar ai, por se pas rrahjes së kryeministrit, qendron një krim pasioni. Gazeta DITA intervistoi vite më parë, të akuzuarin kryesor për ngjarjen, ish-truprojen e Berishës, Izet Haxhia. Ja biseda e botuar në 20 shkurt 2015: Mira Kazhani: Izet, në Tiranë është kthyer në vëmendja plagosja e Edi Ramës në vitin 1997. Gjatë një interviste për një televizion italian, ka qenë…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas marrjes së njoftimit se fshatin Shoshan, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshan. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe disa familjarëve të tjerë, e ka kanosur nënën me mjet prerës (thikë), si dhe i ka vjedhur celularin njërit prej familjarëve. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, 2 mjete prerëse (thika) dhe celularin e vjedhur. Materialet procedurale i…

Read More

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në Shqipëri, ku ka zbritur në aeroportin e Rinasit. Meloni është pritur në aeroport nga zv.kyeministrja Belinda Balluku. Sipas agjendës Meloni ka shkuar direkt në Lezhë, ku ka nisur vizitën në kampet e emigrantëve në Gjadër dhe më pas në Shëngjin. Në Gjadër, Meloni eshte pritur nga homologu i saj, Edi Rama.

Read More

The Economist Në një botë të rrezikshme, Evropa e vjetër e gjen veten në një pozitë alarmante. Në Ukrainë vazhdon lufta më e përgjakshme e kontinentit që nga viti 1945, ndërkohë që Rusia përbën një kërcënim nga Balltiku për hapësirën kibernetike. Nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ai mund të minojë NATO-n, themelin e sigurisë evropiane. Ekonomia e kontinentit është e ndjeshme ndaj goditjeve të shkaktuara nga politika industriale dhe proteksionizmi gjetkë. Populistët euroskeptikë janë duke ecur lart në sondazhe. Për t’u përballur me këto rreziqe, Evropa ka nevojë, së paku, për një udhëheqje koherente në nivelin e…

Read More

14 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të posaçme përgjatë vitit 2023 pas sulmeve apo kërcënimeve. Këtë e pranoi Kryetari në detyrë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj për Komisionin e Ligjeve ku raportoi rezultatet e vitit 2023. “Sa i përket Komisionit për Mbrojtjen e Prokurorit, pranë këtij komisioni janë shqyrtuar 14 kërkesa për mbrojtje të vecantë apo zgjatjen e e afatit të mbrojtjes së veçantë të prokurorit, nga të cilat, ka miratuar 13 prej tyre”, deklaroi Bazaj. Kërcënimeve nuk i kanë shpëtuar as prokurorët e SPAK, diçka që nuk u fsheh as nga drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër…

Read More

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Dental”. Gjatë operacionit, në lagjen nr.9, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin me drejtues shtetasin B. Xh., në të cilin gjetën implante, pajisje dhe materiale dentare, pa faturat përkatëse, me vlerë rreth 50 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një shumë parash. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua shtetasi B. Xh.,…

Read More

NATO po ndërton “korridore tokësore” të shumta në rast të një lufte të madhe tokësore evropiane me Rusinë. Ushtarët amerikanë do të zbarkojnë në një nga pesë portet dhe do të kanalizohen përgjatë rrugëve logjistike të planifikuara paraprakisht për t’u përballur me një sulm të mundshëm nga Moska, thanë zyrtarët për The Telegraph. Ndërtimi i korridoreve vjen mes paralajmërimeve nga udhëheqësit më të lartë të Aleancës se qeveritë perëndimore duhet të përgatiten për një konflikt me Rusinë në dy dekadat e ardhshme. Rrugët logjistike janë bërë një prioritet kyç që kur udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të përgatisin 300,000 trupa…

Read More