Aktori i Hollivudit Tom Cruise, ka ngatërruar makinën e tij me atë të kryeministrit britanik, Rishi Sunak. Në pamjet e publikuara aktori u përpoq që të hapte makinën, ndërsa më vonë duke buzëqeshur shihet se ecën drejt makinës së tij pak para se të mbërrinte kryeministri britanik dhe shoqëruesi i tij. Cruise aktualisht ndodhet në Angli ku edhe po xhirohen episodet e fundit të serialit ‘Mission Impossible’, i cili pritet të dalë vitin e ardhshëm.
Author: tirana
Në një mbledhje maratonë, për rreth 12 orë, anëtarët e Komisionit Hetimor për TIMS dëgjuan të martën dëshmitë e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Mbledhja nisi rreth orës 15:00 dhe pas debateve të shumta, me kërkesë të Partisë Socialiste, vijoi me dyer të mbyllura. Përmes një videoje të filmuar pas orës 3 të mëngjesit e të shpërndarë në rrjetet sociale, kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji, u shpreh se janë diskutuar shumë çështje, që do t’i bëhen të ditura publikut në…
Heidi Baçi i ka dhënë fund zërave se ka pasur një hatërmbetje mes saj dhe Bora Zemanit pas kaluan pushimet së bashku me partnerët e tyre, Romeo e Donald Veshaj në Jug. Ish-banorja e BBV u shpreh se pasi lexoi lajmet për një sherr mes saj dhe moderatores e ka bërë follow “kunatën” dhe tregoi bisedën me Bora Zemanin. “I lexova dhe kam shkuar direkt ta bëj ‘follow’. Nuk jam shumë tip Instagrami, nuk merrem shumë. Por më shkruajti dhe ajo që ‘si ka mundësi’. Unë jam tip i qetë. Mund të qetësoheni, jemi ‘OK’,”- tha Heidi. Ajo foli edhe…
Pas shumë emrash të lakuar dhe sugjerimesh që ka marrë ditët e fundit presidenti Refik Halili duket se ka vendosur për t’i besuar stolin e Tiranës trajnerit Bledi Shkëmbi. Emri i korçarit ka qarkulluar ditët e fundit si kandidat dhe është paralajmëruar nga “Panorama Sport”, bashkë me italianin Diego Longo dhe disa të huaj të tjerë, por Halili ka qenë i dyzuar. Megjithatë, duket se tani palët kanë gjetur një marrëveshje dhe korçari pritet të konfirmohet në orët në vijim si trajner i Tiranës. Në të kaluarën, Shkëmbi ka drejtuar Lirinë, Teutën, Ballkanin dhe Dinamon. Po ashtu krahas Shqipërisë U17…
Blerina Bala, kryetarja e komanduar e bashkisë së Himarës ka dhënë dorëheqjen. Ende nuk dihen arsyet, por Bala mori këtë post rreth dy muaj më parë, konkretisht më 29 mars. Bala u emëruar në këtë post mes tensioneve brenda këshillit bashkiak, pasi dy kryebashiakët, Jorgo Goro dhe Fredi Beleri përfunduan në burg, njëri për tjetërsim pronash dhe tjetri për blerje votash.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e llogarive bankare të një personi, pasi ka dyshime për pastrim parash. Organi i akuzës me anë të një njoftimi sqaron se përgjatë periudhës Janar 2021-Prill 2024, rezulton se ky persona ka përfituar 17 transferta, në vlerën totale 159,983 paund ose rreth 200 mijë euro, nga persona të ndryshëm. “Një ndër personat që kanë kryer transferta bankare janë kryer nga një shtetas i huaj, i cili deklarohet si shok i djalit të shtetasit D.Ll., i cili dyshohet se në vitin 2022 është hetuar në Angli për përdorimin e personave të tretë përmes kërcënimin me…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është befasuar së fundmi me prezencën e një bashkëkombasi në një radiostacion në Skoci.Më saktësisht ajo po jepte një intervistë në emisionin e mëngjesit në Capital FM të Skocisë, kur mësoi se një nga prezantuesit, i quajtur Fat (emri i plotë i së cilit është Fat Brestovci) ishte gjithashtu shqiptar nga Kosova. Ai kishte një mënyrë të veçantë për t’i uruar mirëseardhjen – me një përshëndetje në gjuhën shqipe.“Mirëngjesi Rita, mirëse erdhe në Capital Breakfast”, iu drejtua ai, ndërsa Rita, pa humbur asnjë moment, iu përgjigj me po aq ngrohtësi në shqip me…
Kombëtarja shqiptare ka vijuar me fazën përgatitore në Austri në prag të Euro 2024 teksa skuadra të martën ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore me lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta në miqësoren ndaj Lihteshtejnit. I gjithë grupi është në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar. Sakaq, këtë të martë kuqezinjtë kanë realizuar edhe fotot zyrtare para finaleve të Euro 2024. Kombëtarja shqiptare, ashtu si edhe në Euro 2026, edhe këtë herë do të vishet me kostumet e atelier “Altin Mici”, që kuron imazhin e kuqezinjve dhe ka realizuar një set…
Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku bëri parashikimin për çdo shenjë të horoskopit. Kur i erdhi radha shenjës së Luanit, Meri u shpreh se këtë muaj ata mund të martohen. Por jo vetëm kaq, pasi ish-banorja e “Big Brother VIP 3” shtoi se personazhet publikë të kësaj shenje duhet të kenë kujdes. Por jo vetëm kaq, pasi moderatorët e emisionit e pyetën astrologen edhe në lidhje me Kombëtaren shqiptare për në Kampionatin Europian.Enxhi Nasufi: Të ka shkruar ndonjë futbollist për fatin? Meri Shehu: Futbollistët e bëjnë fatin vet…
Xhorxha Meloni (Giorgia) vjen sot në Shëngjin për të parë dy qendrat e menaxhimit të emigrantëve, strukturat e të cilave janë ngritur dhe janë marrë në menaxhim nga autoritetet italiane. Para nisjes në Shqipëri, ajo deklaroi se do t’i shprehë Edi Ramës solidaritetin për sulmet që i janë bërë për këtë çështje. Emigrantët e shpëtuar nga anijet italiane duhet të transferohen nga vjeshta e ardhshme në qendrën e pritjes në Shëngjin dhe në hotspotin e Gjadrit, në bazë të protokollit të nënshkruar mes Romës dhe Tiranës më 6 nëntor. “Modeli i Shqipërisë” ka qenë objekt polemikash ditët e fundit me opozitën…
Juristi Idajet Beqiri reagoi ashpër ndaj akuzave në emisionin e Rai 3 për qeverinë shqiptare. “Ata gënjejnë rëndë ” tha zoti Beqiri. “Çfarë akuzash sollën ata?” pyeti ai. Ai hodhi poshtë akuzat lidhur me ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri se ai ishte përfshirë në trafik droge, duke thënë se nuk ishin të vërteta, ndërsa replikoi ashpër me analistin Arjan Curi. Me të njejat tone ata replikuan gjatë edhe rreth ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili është larguar nga Shqipëria. Zoti Beqiri tha se ai është nga njerëzit më të korruptuar dhe formuloi akuza të ashpra ndaj tij. “Akuzat e…
Parlamenti i Turqisë u shndërrua në një arenë boksi të martën, më 4 qershor, teksa deputetët u përplasën me njëri-tjetrin. Shkak janë bërë debatet për largimin dhe arrestimin e kryetarit të zgjedhur të provincës Hakiari në Turqinë juglindore. Policia arrestoi të hënën kryebashkiakun Mehmet Sidik Akis, i cili u zgjodh me partinë pro-kurde DEM për lidhje të dyshuara me PKK-në dhe u zëvendësua nga guvernatori i shtetit, tha ministria e Brendshme, dy muaj pasi kryebashkiaku fitoi zgjedhjet lokale. Lajmi shkaktoi një reagim të fortë nga deputetët e DEM-it, të cilët paraqitën një mocion për shqyrtim parlamentar dhe protestuan para selisë…